Shumë vetë parashikojnë që tregjet botërore, janë në afërsi të një sprapsje të madhe ekonomike, duke krijuar kështu situata pasigurie tek njerëzit kudo nëpër botë.
Në kohë të tilla, është më e rëndësishme se kurrë, të përgatitemi psikologjikisht, financiarisht apo emocionalisht për ndryshime dhe luhatje të ndjeshme në mënyrën e jetesës.
Krizat janë dhe kanë qënë gjithmonë pjesë e cikleve ekonomike në botë, por njerëzit nuk janë gjithmonë të përgatitur për to.
Duke u përgatitur, mund të krijojmë themele të shëndetshme për veten dhe njerëzit që na rrethojnë, si dhe ti shfrytëzojmë kohët e pasigurisë, për të zhvilluar mundësi edhe më të forta për të ardhmen.
Në fakt, janë pikërisht kohët e krizave, që shumë njerëz arrijnë të krijojnë pasuri të konsiderueshme, të zhvillojnë karrierën e tyre apo të shfrytëzojnë rastin për të treguar kompetencat dhe njohuritë e tyre, në ambjentet e punës dhe ato shoqërore.
Në shumë aspekte, kohët e krizave, nuk janë asgjë më tepër se auto-korrigjime të tregjeve, duke goditur flluskat e tejzmadhuara, mënyrat e vjetra të punuarit, lukset e panevojshme dhe qarkullimin e paskrupullt të parasë.
Duke e ditur këtë, mund të veprojmë në mënyrë të mençur duke ulur nivelin e shpenzimeve, rritur elasticitetin e veprimit, saktësuar vizionin për veten apo sipërmarrjen që drejtojmë, krijuar lidhje më të forta njerzore, zhvilluar më tej aftësitë tona dhe rritur kompetencën vetjake apo aftësitë drejtuese në kontekst familjar, shoqëror dhe profesional.
Çdo kohë e pasigurtë ekonomike, krijon më shumë njerëz kompetent, të fortë dhe të aftë, ose në të kundërt, njerëz më të dobët, të papërgatitur dhe të përhumbur.
Zgjedhja, si në çdo rast është në dorën tonë…
Çdo veprim, krijon reagimet përkatëse bio-kimike, të cilat përkthehen më pas në ndjesi nga më të ndryshmet.
Nëse merr një lajm të keq, diçka ndodh brenda nesh, nëse merr një lajm të mirë, diçka tjetër ndodh brenda nesh.
Të gjitha emocionet dhe ndjesitë në nivelin e trupit, janë në fakt prodhimtari të fabrikës bio-kimike që ndodhet brenda nesh.
Duke e ditur këtë, mund të bëjmë më pas pyetjen llogjike.
Kush e drejton këtë fabrikë?
Nëse ndihem i motivuar, diçka po ndodh brenda meje.
Nëse ndihem i mërzitur, diçka po ndodh brenda meje.
Nëse ndihem optimist, diçka po ndodh brenda meje.
Fabrika është pa pushim në punë, por kush apo çfarë jep komandat e prodhimtarisë?
Për 99.9% të njerëzve, komandat nuk vijnë thuajse asnjëherë nga brenda, por nga jashtë.
Një lajm, një video, një zhurmë, një ofendim, një përgëzim, një tingull, një erë, një ndodhi, etj.
Në çdo kohë, ka dhjetra, qindra apo mijëra mikro-ndodhi të cilat luajnë në sfondin e vetëdijes tonë.
Ndodhitë të cilave i kushtojmë vëmendje të drejtpërdrejtë, zakonisht përkthehen nga mendja logjike, ndërkohë që ndodhitë e tjera, të cilat ndodhin në sfond, si psh. një zhurmë makine, një zë fëmije etj. zakonisht përkthehen nga nën-vetëdija dhe mendja e pa-vetëdijshme.
Në shkenca praktike si ajo e Jogës origjinale në Indi, një nga objektivat më konkrete, është marrja përsipër e prodhimtarisë së fabrikës.
Në fjalë të tjera, të shohim si mund të fitojmë kontroll mbi ndjesitë dhe emocionet tona, në vend që të lejojmë çdo gjë jashtë vetes, të kontrollojë atë çka ndodh brenda nesh.
Një nga fatkeqësitë më të mëdha në jetë është pikërisht fakti që shumica e njerëzve, nuk arrijnë asnjëherë të fitojnë kontroll të vetëdijshëm mbi mënyrën si ndihen dhe asaj çka përjetojnë në bazë të përditshme.
Si rrjedhojë njeriu mbetet vazhdimisht skllav i impulseve të jashtme, pasi emocionet dhe ndjesitë e brëndshme, diktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe veprimet tona.
Kur jemi të motivuar, do veprojmë në një mënyrë,
Kur jemi të mërzitur, do veprojmë në një mënyrë tjetër e me rradhë.
Shumë të rrallë janë ata njerëz, të cilët mund të vazhdojnë linjën e veprimit në mënyrë të vetëdijshme, pamvarësisht asaj që ndjejnë.
Duke ditur këtë, mundet që së paku të bëhemi të vetëdijshëm për kufizimet tona.
Duke qënë të vetëdijshëm për kufizimet, mund të themi që kemi hedhur hapat e para drejt fitimit të pushtetit mbi vetveten.
]]>Edhe pse jo e domosdoshme, duke investuar vëmendjen e duhur për të kuptuar tendencën se ku po shkon teknologjia, mund ta përdorim këtë njohje për të përditësuar planet tona afatgjatë.
Si shëmbull, në fushën financiare, është tejet kurioze të studiosh teknologjinë e blockchain dhe vrullin e madh që po marrin kriptomonedhat, së bashku me zgjerimet interesante të kësaj teknologjie në fusha të reja si NFT (Non Fungible Tokens).
Kur një teknologjie e re dhe superiore shfaqet në treg, është vetëm çështje kohe, teksa çdo fushë dhe industri të preket nga ndikimi i saj.
Një shëmbull konkret, është sistemi bankar, teksa nevoja e degëve fizike po ulet dita ditës, gjithmonë e më shumë.
Njohja e prekjes së teknologjive të ndryshme në këtë sektor, mund ti jap një studenti të financës pikëpamjen e duhur për llojin e punës që mund të kërkojë në të ardhmen e afërt, teksa degët fizike do vijnë e duke u shkurtuar.
Ky koncept vlen për çdo fushë dhe çdo industri.
Në fushën e transportit, mund të studiosh tendencën e lëvizjes autonome.
Në fushën e marketingut, mund të studiosh ndikimin e AI në sektor.
Në fushën e gjuhëve, mund të studiosh ndikimin e teknologjive të reja të përkthimit nga kompani si Google, Apple, etj.
Çdo fushë preket nga teknologji të reja.
Nëse përditësohemi me to apo jo, në kohën e duhur…
Kjo bën gjithë dallimin.
]]>Deri në 2011, thuajse 100% e tregtisë Shqiptare ndodhte në nivel fizik, pra nëpërmjet dyqaneve dhe qëndrave tregtare fizike.
Në 2011 e tutje, filluan për herë të parë shitjet online nëpërmjet kompanive 123.al, Dyqan Taxi (sot titulluar Aladini) dhe të tjerë në vijim.
Përgjatë këtyre viteve të para, shumica e porosive regjistroheshin dhe procesoheshin nëpërmjet faqeve online.
Teksa rrjetet sociale filluan të popullarizohen dhe të fitojnë përdorueshmëri mase në celular, mënyra e blerjeve online filloi të konvertohet nga shitjet në faqe web-i, tek shitjet nëpërmjet mesazheve në rrjete sociale si Instagram, duke prodhuar kështu një masë të re shitësish dixhital.
Ky kalim erdhi me të mira dhe të këqija, ndërkohë që 2020 luajti rolin definitiv për zhvillimin e tregut dixhital si rrjedhojë e pandemisë.
Shkalla e masës së arritur sot, po i afrohet konkurencës reale të tregut fizik.
Shumë industri, si ajo ushqimore, veshjeve etj. po fitojnë treg të konsiderueshëm online, teksa po shohim lindjen e bizneseve super të suksesshme me veprimtari 100% online.
Faza aktuale e ndryshimit që po shohim dhe do shohim në vitet në vijim, është ajo e rikthimit në web.
Shumica e këtyre shitësve online kanë filluar të kuptojnë dallimin midis një biznesi online të mirfilltë dhe një llogarie në IG apo rrjete të tjera sociale, duke investuar kështu në faqe webi funksionale dhe efektive.
Në vitet në vijim, parashikimi im është që shumica e blerësve do ti referohen një dyqani online, ndërsa mesazhet në rrjete sociale do kthehen në mbështetje të këtyre infrastrukturave, duke arritur në shumë aspekte një fazë pjekurie të tregtisë dixhitale dhe lindjen e shumë bizneseve të tjera inovative.
Ky ndryshim po ndodh.
Tregu dixhital është tashme një pjesë funksionale dhe e përditshme e jetës tonë dhe jo një vizion i së ardhmes.
Çfarë do sjell ky ndryshim dhe si do ndikojë ai tek vrulli i ri i sipërmarrësve apo blerësve…
Kjo mbetet për tu parë!
]]>
Një foto e shkrepur dhe e ndarë në momentin e duhur në Instagram apo Facebook mund të bëhet virale.
Një video ka edhe më shumë shanse të krijojë një efekt të tillë.
Sigurisht mundësitë që një postim të bëhet viral janë ende të vogla, por nëse mesazhi prodhon vlerë mjaftueshëm për tregun që synon, shanset për të pasur vizibilitet janë të mëdha.
Me mundësitë që na ofron bota dixhitale sot, kemi më shumë fuqi se kurrë në histori dhe megjithatë jo gjithmonë e kuptojmë çfarë kemi në dorë.
Në fakt, shpesh herë, e marrim të mirëqënë.
Mesatarisht gjithsecili prej nesh ka 150 ndjekës në Instagram dhe megjithatë shumë prej nesh mendojnë se një shpërndarje që mund të bëjmë për diçka që ka rëndësi për ne apo për komunitetin që na rrethon, nuk bën shumë diferencë.
Në të vërtetë, një foto që tregon se ku jeni për pushime dhe sa jeni duke u kënaqur mund të mos ndikojë shumë, por një shprehje, një foto e një ngjarje që ju ka shqetësuar, një opinion për një temë të caktuar, një këshillë e ndarë etj. Të gjitha këto lloje materialesh kanë ndikim.
Dhe nuk ka rëndësi sa vetë lexojxnë, dëgjojnë apo shohin çfarë jeni duke ndarë, rëndësi ka kush janë këto njerëz që po na ndjekin.
Nëse keni 30 ndjekës dhe njëri prej tyre është një personazh i famshëm, një shpërndarje prej tyre mund ta katapultojë mesazhin përpara dhjetra mijëra vetëve.
Sot, të gjithë ne kemi një fuqi në dorë, një mundësi për të ndarë mesazhe me vlerë me botën, për të bërë ndikim.
Duke i dhënë fund këtij mini-artikulli ju sfidoj të bëni një postim me vlerë në rrjetet tuaja sociale, të shpërndani një mesazh që ju pëlqen nga personazhi juaj i preferuar, të shkruani diçka, të shkrepni një foto që ka kuptim dhe tregon diçka me vlerë dhe ta ndani atë me komunitetin tuaj, sado i vogël apo i madh të jetë.
Bëtë gjë? Më shkurani një mesazh në facebook ose instagram dhe më tregoni çfarë keni postuar. Nëse më pëlqen diçka do ta ndaj me rrjetin tim ku arrijmë qindra mijëra njerëz çdo muaj.
kemi plane financiare dhe bilance për të matur ecurine e një biznesi.
kemi njësi matëse (nota) për mënyrën si ecim në shkollë,
kemi llogari bankare për të na treguar sa para kemi në dispozicion, etj.
Po sa njësi matëse kemi për jetën tonë?
Jemi mësuar të përdorim numrat dhe njësitë matëse, për të matur gjëra të rëndësisshme si puna e parave, por a kemi njësi matëse për shëndetin, gjëndjen tonë emocionale, fizike?
A kemi njësi matëse për mënyrën si hajmë dhe sa hajmë?
Për sa kohë kemi shpenzuar duke parë televizion, për kur zgjohemi dhe kur flejmë, për sa gjumë kemi bërë, për sa kemi ecur, për sa para specifikisht kemi shpenzuar sot dhe ku?
A kemi një mënyrë praktike për të matur performancën dhe ecurinë e jetës tonë?
Për shumicën, kjo përgjigjie është jo.
Përgjatë dy viteve të fundit, ndërsa jam përpjekur të jem më sistematik në zhvillimin tim personal dhe në mënyrën si menaxhoj jetën dhe ditën time, kam vënë re një ndryshim rrënjësor edhe në mënyrën si shkojnë ditët, muajt apo vitet.
Kam vënë re që, në mënyrë jo të qëllimshme, kam rregjistruar në mënyrë të vazhdueshme, shumë komponent të jetës time së përditshme.
Duke përdorur celularin tim, kam mundur të rregjistroj në mënyrë të vazhdueshme metrika si shpenzimet e mia ditore, sa ecje bëj çdo ditë, intervalet se kur ushqehem (dhe kur nuk ushqehem), kohën e shpenzuar në celular, kohën kur zgjohem dhe kur flej, peshën time përgjatë kohës, ushtrimet e frymëmarrjes dhe intervalet përkatëse si dhe informacione të tjera të jetës time së ditpërditshme.
Nëse do i referohesha vetes time para dy viteve, do thoja që matja dhe rregjistrimi i kaq shumë informacioneve, është gati robotike, por…
Nëse jemi mësuar të gjejmë vlerën tek buxhetimi dhe planifikimi financiar, pse të masësh komponent të tjerë të jetës tënde duhet të jetë ndryshe?
Nëse kemi metrika për shëndetin, për mënyrën si shpenzojmë kohën dhe ditën tonë… A nuk do krijonte një ndikim, ose minimalisht një ndërgjegjësim më të lartë për mënyrën si po jetojmë?
A nuk do na ndihmonte të menaxhonim më mirë jetën tonë?
Unë mendoj që po.
Bota po lëviz shumë shpejt, ndërsa universitetet jo. Programet mësimore të universiteteve janë në përgjithësi shumë të prapambetura dhe jo-efektive.
Falë internetit dhe inteligjencës artificiale, tashmë mund të pyesësh Sirin apo Google thuajse për çfarëdolloj pyetje dhe do marrësh një përgjigjie në sekonda. Para 10 viteve, ai xhaxhai apo daja që e njihte gjith fisi si më të zgjuarin sepse mund ti bëje thuajse çdo lloj pyetje dhe do të përgjigjej, ishte shumë i vlerësuar në shoqëri. Sot, një fëmijë shpesh herë, ka fuqinë të sikletos një të rritur me njohuri thjesht për faktin se di të përdor teknologjinë më mirë. Nuk kam qëllim të debatoj për aspektet morale të kësaj, thjesht po shtjelloj të vërtetën. Një fëmijë me një telefon në dorë, ka më shumë akses në informacion në dorë sesa njeriu më i zgjuar në botë në kokë.
Kështu janë dhe shumë degë të tjera. Edhe mjekësia që është një nga degët më të vështira dhe më sfiduese, ndryshon me hapa gjigand nga viti në vit. Sa mund ti besojmë universiteteve që po e rifreskojnë programin aq shpejt sa na nevojitet?
Një diplomë e marrë në vitin 1988, nuk ka asnjë aplikim praktik në vitin 2019. Ndërsa na kërkohet ti besojmë mësuesve me edukimin tonë, po ata, nga e marrin edukimin? Mësuesit kanë në dorë të ndikojnë drejtpërdrejt të ardhmen tonë, por a janë të pajisur vallë me informacionet, mjetet dhe psikologjinë e duhur për të përgatitur studentët në një botë si kjo e sotshmja, ku gjërat ecin me një shpejtësi kaq të madhe?
Në të kundërt nga programi tipik i universiteteve që shkon nga 3-5 Vjet+. Pra për një kompani është shumë më efektive të trajnojë vetë punonjësit e vetë se sa të presin që të dalin nga bankat e shkollave të pa-përgatitur për atë që kompanitë kanë nevojë sot.
Duke qënë se sistemi universitar është shumë i prapambetur dhe i pa-aftë për ti përgatitur studentët për nevojat specifike që kompanitë kanë, atëherë kompanitë janë të detyruara të krijojnë programet e veta edukative dhe si rrjedhojë një pjese e tyre universitet e tyra. A e dini që organizata si puna e Apple, General Electric, Shell, Ikea etj, kanë zhvilluar universitetet e tyre korporative lidhur me nevojat e kompanive të tyre.
Si rrjedhojë kontrollojnë edhe çfarë ushqejnë në mendjen tonë. Kjo vjen me risqet e veta sepse kompanitë do kenë gjithmone e më shumë në dorë për të përdorur programet e veta për të drejtuar edukimin e të rrinjve sipas qëllimeve të veta korporative.
Të gjitha këto pika nuk janë ideale, janë thjesht e vërteta aktuale.
Nëse duam të përgatisim të rrinjtë e sotëm për një botë me evolim kaq të shpejtë, duhet të konsiderojmë thellësisht ndryshimin e sistemit të edukimit aktual.
Kush do e bëjë dhe si do bëhet, nuk e dime ende.
—
Referanca mbi pikate përmendura më sipër: https://www.youtube.com/watch?v=_RKGhp83FN4
Shprehje inspiruese nga njerëz të famshëm që do t'ju ndihmojnë ta shihni jetën me një sy tjetër.