Seminar Intensiv E-Commerce (3 Ditor) në Shtator 2019 + Akses Mbi 30 Orë Video-Trajnime (Grup i Mbyllur)

  • Oferta
  • €199,00
  • Çmimi i zakonshëm €499,00
Taksat e përfshira.


Seminar Intensiv E-Commerce (3 Ditor) - 27,28,29 Shtator 2019 + Akses Mbi 30 Orë Video-Trajnime (Grup i Mbyllur)

Në vijim po detajoj, disa nga pikat që do mësoni gjatë këtij kursi intensiv 3 ditor.

1. Do mësoni çdo gjë që ju nevojitet për të krijuar dyqane online nëpërmjet Shopify.com . Për këtë nuk do ju duhen njohuri programimi. Nëse dini të menaxhoni Facebook, do mësoni kollaj edhe këtë pjesë.

Shopify është platforma më e mirë aktualisht në botë, për të krijuar dyqane online dhe në këtë modul, do mësoni çdo detaj qe ju nevojitet të dini për të krijuar dyqane online, menaxhuar dhe patur sukses me to. 

Me njohuritë që do merrni në këtë pjesë të trajnimit, do jeni mjaftueshëm të aftë për të gjetur klientë, të cilëve mund ti zhvilloni dyqane online kundrejt pagesës.

Personalisht kur punoj me klientë për ti zhvilluar faqe shitjesh online, marr rreth 1000 Euro e sipër për çdo projekt dhe një i tillë më kushton rreth 5–6 orë pune në total (juve si fillestar normalisht do ju duhet më shumë).

2. Do mësoni të gjitha teknikat, strategjitë, idetë që ju duhen për të qënë të aftë të zhvilloni marketing nëpërmjet internetit.

Më besoni që çfarëdo rruge të ndiqni në jetë, pak rëndësi ka ku jetoni, çfarë sfondi profesional keni, çfarë eksperiencash keni pasur në të kaluarën. Në 2019, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë, pa përjashtuar asnjë, mund të shfrytëzojnë fuqinë e internetit për të ndërtuar një karierë të suksesshme.

3. Do mësoni si të shisni pa blerë asnjë produkt dhe duke pasur 0 stok.

Në këtë trajnim, do mësoni të gjitha burimet e mia të produkteve nga ku mund të merrni produkte dhe të shisni pa limit në të gjithë botën, ndërkohë që të tjerët merren me dërgesat e produkteve për ju.

Kjo është pikë shumë e rëndësisshme. Po ti shihni sot kompanitë më të suksesshme të internetit si Amazon, Airbnb, Uber etj. asnjëra prej tyre nuk punon me produktet ose shërbimet e veta, por me të të tjerëve.

Të njejtën gjë mund të bëni dhe ju, thjesht në shkallë më të vogël dhe më praktike.

4. Do mësoni të gjitha teknikat e avancaura të reklamimit që unë personalisht përdor në fushatat e mia dhe do krijoni një ide të mirë të gjithë trendeve teknologjike dhe si mund ti shfrytëzoni për të ecur përpara.

Këtu bëhet fjalë për çdo teknikë të avancuar që përdor personalisht, duke u bazuar kryesisht tek Facebook Ads për Facebook dhe Instagram.

Në këtë pjesë të trajnimit do t’ju mësoj se si të menaxhoni buxhete reklamash që nga 100$ në muaj, deri në dhjetra mijëra $ në muaj, siç kam bërë për klientët e mi.

Me këto njohuri mund shumë kollaj të gjeni klient për ti menaxhuar reklamat, si/ose dhe të punësoheni diku full time si menaxher marketingu online.

Njohuritë rreth Facebook Ads, janë jashtëzakonisht të kërkuara aktualisht, në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.

5. Do mësoni se si të zhvilloni një biznes shitjesh online në tregun Shqiptar dhe të gjeneroni të ardhura që ditën e parë. Kjo mund të jetë një piknisje e mirë nëse doni të rikuperoni koston e investuar për trajnimin.

Mbi të gjitha do pajiseni me disa njohuri që do ju përgatisin për çdo gjë që vijon në botën dixhitale dhe do ju diferencojnë nga shumica e njerëzve.

Edhe nëse nuk do ti vini në punë fare këto njohuri që do mësoni, aftësitë që do përfitoni do ju diferencojnë në cv nga çdo person tjetër në Shqipëri.

Ajo që ju premtoj, është që nëse i vini në punë ato që do mësoni nga ky seminar, do gjeneroni shitje dhe do gjeneroni të ardhura.

Mënyra e vetme si mund të bëheni pjesë e këtij trajnimi, është duke bërë porosinë direkt nga kjo faqe dhe të bëni pagesën online (me kartë, kesh ose paypal) 

Para se të kryeni porosinë, ju lutem, rivlersojeni mirë vendimin tuaj. Pamvarësisht se kam interes që ta porosisni, dua njëkohësisht të kem në seminar njerëz që janë realisht të dedikuar dhe të interesuar për të zhvilluar njohuri praktike në këtë fushë.

Limiti i vendeve për seminarin do të jetë 12. Në momentin që këto vende plotësohen, linku për blerjen e trajnimit do të mbyllet automatikisht.

Detaje të fundit rreth trajnimit:

  1. I gjithë trajnimi do të zhvillohet brënda 3 ditëve intensive të zhvilluara në formë seminari, përgjatë 27,28,29 Shtator 2019. 
  2. Çdo ditë seminari do zgjasi nga 4–5 orë, në varësi të progresit.
  3. Materialet që do ndahen janë 80% praktike, pra seminari do ketë shumë pak teori dhe shumë më shumë njohuri praktike që mund t’ju vlejne për të nisur menjëherë rrugëtimin tuaj drejt kësaj fushe
  4. Gjatë seminarit do flasim për shëmbuj praktik. Do mund të shihni shëmbuj real dhe të prekshëm suksesi online. Nuk do ju fsheh asgjë. Do ju tregoj se si nisa një dyqan të ri online muajt e fundit dhe e mundësova të gjenerojë që muajin e parë mbi 2000 Euro brënda Shqipërisë dhe do ju tregoj dhe raste të ekstremit tjetër, të cilat gjenerojnë shifra jashte normales per nivelin Shqiptar.
  5. Vlera e seminarit nuk do të jetë e lirë. Normalisht ky lloj trajnimi vlen mbi 1000 Euro (duke mare ne llogari dhe grupin ekskluziv ne Facebook dhe rregjistrimet e te gjithe eventeve te kaluara), për arsyen e vetme sepse do ndaj me ju bërthamën e gjithë njohurive që kam përfituar gjatë 15 viteve eksperiencë në këtë fushë, por duke marrë parasysh realitetin e ekonomisë Shqiptare, kam vendosur ta realizoj trajnimin në vlerën prej 199 Euro.
  6. Për tu bërë pjesë e trajnimit, do duhet të paguani me kartë krediti, kesh ose me bankë nëpërmjet faqes laidiferruni.com
  7. Kursi do përmbajë vetem 12 veta. Në momentin që plotësohen këto vende nuk do pranohet asnjë person shtesë.

Nëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të më kontaktoni nëpërmjet facebook tek faqja ime: https://www.facebook.com/laidiferruni123 
ose në instagram -> @laidiferruni
ose në këtë link -> https://laidiferruni.com/pages/na-kontaktoni

Nëse doni të mësoni më shumë rreth meje ju ftoj të ndiqni linqet e mia sociale:

Instagram: @laidiferruni
Facebook: https://www.facebook.com/laidiferruni123/
Linkedin: https://www.linkedin.com/in/laidiferruni/
Faqe interneti: https://laidiferruni.com/
Medium: Laidi Ferruni

Video e shkurtër rreth meje nga INTV:



Foto nga trajnimi i kaluar në Nëntor 2018:



Customer Reviews

Based on 11 reviews
91%
(10)
9%
(1)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
J
J.L.
Nona fare

Te gjithe e dime sa e vlefshme eshte nje faqe web sot, me kete trajnim do keni mundesine te krijoni nje faqe web me zero shpenzim dhe mbi te gjitha do e krijoni vete.do keni mundesi te mesoni facebook ads shume te domosdoshme per reklamime ne facebook apo instagram.

D
D.
Trajnim që të "prish gjumin"!

Përshëndetje Laidi,
Kam marrë pjesë në shumë trajnime teorike dhe praktike, por trajnimi i kryer nga ty, tematika e trajninit, më çoi në "prishjen e gjumit"!

Materiali didaktik me video reale, të shpjegon gjithë proçesin, i jep vlerë trajnimit, dhe ke ku të kërkosh ndihmë në çdo orë të ditës dhe të natës (kur të prishet gjumi) :-)!

Laidi, të uroj suksese në edukimin e gjithë brezave!

Me respekt
Dritani

A
A.M.
Super Trajnim

Nje tranjim qe me sherbeu shume. Duke qene se kam nje dyqan fizik, tranjimi me Laidin, me sherbeu qe te zgjeroj dyqanin tim edhe online. Nje tranjim nje nuk do hezitoja ta beja perseri.

M
M.
YOUNG & HUSTLE

Per te gjithe ju persona qe merreni me biznes apo jeni duke planifikuar nje te keni nje te tille . Mos shpenzoni shuma marramendese ne zhvillimin e tije . Jeni vetem 2 klik dhe shume pak investim monetar larg biznesit tuaj te ri ose zhvillimit te biznesit ne nje shkalle tjeter .

Trajnim me se i vlefshem si ne anen teknike te tije , por gjithashtu edhe ne anen shoqerore .

A
A.T.&.T.
Super Laidi

Nese doni te jeni dikush ne jete mundesi me e mire se te trajinohesh nga Laidi nuk ka. I kam dhene 4 Yje per vete faktin se 1 yll eshte vete