3 mënyra realiste për të gjeneruar të ardhura nga interneti

3 mënyra realiste për të gjeneruar të ardhura nga interneti

Unë, ti, shokët dhe shoqet tona, të gjithë kemi një lloj ekspozimi me mediat dixhitale sot, qoftë ky nëpërmjet një celulari smartphone, kompjuteri, televizioni apo cfarëdo forme tjetër dixhitale.

Në një botë ku vetëm në Shqipëri kemi mbi 1,000,000 përdorues të Facebook të cilët aksesojnë internetin nga celularët dhe tabletat e tyre, është shumë e papërshtatshme të themi që nuk ka mënyra për të gjeneruar të ardhura nëpërmjet internetit.

Realiteti është që ka me mijëra mënyra, ashtu sic ka mënyra për të gjeneruar të ardhura edhe në “terren”.

Në këtë botë dixhitale ku të gjithë ndërveprojmë me aksesorë nga më të ndryshmit, në forma nga më të ndryshmet, mundësitë janë të pafundme, por sot në këtë email do përpiqem të fokusohem tek 3 mënyra realiste për një fillestar në Shqipëri për të gjeneruar të ardhura nëpërmjet internetit.

1. Menaxhim i Mediave Sociale

E kam përmëndur këtë metodë edhe në të kaluarën dhe po e vendos sot këtu të parën sepse është shumë realiste për një fillestar që nuk di të përdor gjë tjetër përvec Facebookut dhe Instagramit.

Menaxhimi i rrjeteve sociale është një punë e thjeshtë që do vetëm pak intuitë njerëzore për tu zotëruar dhë në të njëjtën kohë është në kërkesë të madhe.

Pse?

Sepse vetëm në Shqipëri ka mbi 40,000 pronarë biznesesh që kanë dhe menaxhojnë faqe Facebooku, shoqëruar kjo me 290,000 vetë që menaxhojnë faqe publike në Facebook.

Nëse shifrat e mësipërme nuk të bëjnë të kuptosh potencialin dhe nevojën, më lejoni të shpjegoj pak më shumë…

Mënjanë nevojës indivudale apo profesionale të cdo biznesi dhe individi për të ofruar mesazhe me strategji marketingu të integruar përbrënda, menaxhimi i rrjeteve sociale, në fund të ditës është thjesht postim i vazhdueshëm i materialeve dhe promocioneve që i përshtaten biznesit apo faqes në fjalë.

Pra nuk është shkencë dhe sa kohë që dini se si të menaxhoni profilet tuaja në Instagram dhe Facebook, jeni plotësisht të kualifikuar për të menaxhuar rrjetet sociale dhe të paguheni për këtë gjë, qoftë në bazë klientësh apo si të punësuar.

Pse bizneset dhe menaxherët e faqeve kanë nevojë për ju nëse nuk jeni ekspert marketingu?

Përgjigjia është shumë e thjeshtë: Kohë!

Menaxherët e bizneseve nuk kanë kohë të shpenzojnë me postime në Facebook dhe Instagram, e them këtë sepse edhe duke qënë brënda fushës dhe ekspert i ashtuquajtur, e shoh që dhe vetë nuk kam kohë ti dedikoj postimeve të vazhdueshme ne Instagram dhe Facebook për të gjitha fushatat që menaxhoj, arsye kjo pse kërkoj shpesh herë për menaxherë rrjetesh sociale.

Nëse doni të fitoni disa të ardhura ekstra, kjo është një mënyrë realiste për ju.

Sigurisht disa njohuri bazë marketingu nuk bëjnë keq dhe për këtë keni video pafund në youtube që mund t’ju ndihmojnë.

2. Affiliate Marketing

Edhe pse fjala duket e komplikuar, kjo fushë për të gjeneruar të ardhura nuk është dhe aq e komplikuar.

Në esencë kjo lloj metode ka ekzistuar që në kohët e lashta, ti me refero x, unë të jap y% ose “z” përfitim.

“Affiliate Marketing” është thjesht aftësia për të gjeneruar një referim tek një kompani apo individ në mënyrë dixhitale dhe të paguhesh për këtë në një formë apo një tjetër.

Në varësi të aftësive tuaja dhe nivelit që vendosni ti dedikoheni, mund të gjeneroni të ardhura realiste.

Ndërkohë që po e shkruaj këtë artikull, kam nisur një eksperiment me një rrjet “Affilliate” dhe brënda 2 ditësh kam gjeneruar 50$, duke referuar individë për tu rregjistruar në një faqe të dhënë. Parashikimi i fitimit mujor për këtë fushatë specifike për mua është rreth 750$.

3. Dyqan Online

Opinioni im personal është që nuk ka pasur kohë më të mirë se sot për të fituar liri ekonomike. Pse? Sepse për cdo qëllim që kemi, janë krijuar mjete profesionale dhe super të thjeshta për tu përdorur që të lejojnë të plotësosh funksione si kjo që do ju shpjegoj tani….

Keni fantazuar ndonjëherë për të krijuar një biznes nëpërmjet internetit? Nëse po, hapja e një dyqani online mund të jetë mënyra që po kërkoni.

Sot, faqe si Shopify.com të lejojnë të krijosh një dyqan online me cdo funksion të mundshëm që ju shkon në mëndje në cështje minutash dhe nuk keni neovjë të jeni programues apo ekspert, pasi është programuar për fillestarë.

Le të themi që keni hapur dyqanin online, tani ngelet pyetja, cfarë do shisni?

Në këtë moment, keni 2 opsione kryesore.

Opsioni i parë është të shisni produktet tuaja, të cilat mund ti keni prodhuar vetë ose ti keni blerë nga një furnitor tjetër.

Opsioni i dytë është të shisni produktet e dikujt tjetër.

Në këtë rast, cfarë duhet të bëni ështe e thjeshtë, kontaktoni me shitës ose distributor lokal dhe shpjegojini që do të shisni produktet e tyre nëpërmjet internetit dhe për këtë doni një komision.

Ju garantoj që shumë prej tyre do jenë shumë të lumtur të bashkëpunojnë me ju, sa kohë që i ndihmoni të gjenerojnë më shumë shitje.

Sugjerimi im është të hapni një dyqan me teme specifike dhe të profilizuar si psh. “Dyqan Rrobash Sporti Online” ose “Dyqan Prodhimesh Bulmeti” etj…

Fantazia është në dorën tuaj.

Mund të filloni që sot, ju duhet vetëm pak dëshirë dhe motivim.

Nëse ju ka pëlqyer apo shërbyer ky artikull, ndajeni me miqtë tuaj.

Gjithashtu jam shumë i interesuar të di se sa shumë ju ndihmoi ky artikull, prandaj nëse keni ndonjë koment, ju lutem shkruajeni tek komentet më poshtë.

Suksese,
Laidi


Shkruaj një koment