Artikuj RSS
Tregjet botërore janë duke u lëkundur
Tregjet botërore janë duke hasur aktualisht goditje të mëdha ekonomike, si rrjedhojë e faktorëve të ndryshëm ambjental dhe funksional. Bursat, kripto-monedhat, tregjet e punës, janë vetëm disa nga shtyllat që po goditen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kjo nuk përjashton Shqipërinë. Shumë vetë parashikojnë që tregjet botërore, janë në afërsi të një sprapsje të madhe ekonomike, duke krijuar kështu situata pasigurie tek njerëzit kudo nëpër botë. Në kohë të tilla, është më e rëndësishme se kurrë, të përgatitemi psikologjikisht, financiarisht apo emocionalisht për ndryshime dhe luhatje të ndjeshme në mënyrën e jetesës. Krizat janë dhe kanë qënë gjithmonë pjesë e...
Ndryshime biokimike
Emocionet dhe ndjesitë që përjetojmë gjatë ditës, janë në thelb një ndërlidhje reagimesh bio-kimike në trupin tonë. Çdo veprim, krijon reagimet përkatëse bio-kimike, të cilat përkthehen më pas në ndjesi nga më të ndryshmet. Nëse merr një lajm të keq, diçka ndodh brenda nesh, nëse merr një lajm të mirë, diçka tjetër ndodh brenda nesh. Të gjitha emocionet dhe ndjesitë në nivelin e trupit, janë në fakt prodhimtari të fabrikës bio-kimike që ndodhet brenda nesh. Duke e ditur këtë, mund të bëjmë më pas pyetjen llogjike. Kush e drejton këtë fabrikë? Nëse ndihem i motivuar, diçka po ndodh brenda meje....
Qytet apo fshat? Çfarë i tërheq njerëzit drejt qyteteve të mëdha?!
Pse vendosin njerëzit të jetojnë në qytet, në vend të fshatit ose qyetazve të vogla?Arsyeja kryesore është infrastruktura dhe organizimi gati i përkryer i përfituar nga shkalla e masës.Kur një grup i madh njerëzish mblidhen në një vend të vetëm, shpërndarja e shërbimeve dhe produkteve të përditshme të nevojshme për një jetesë të mirë, bëhet shumë më e thjeshtë dhe më efektive.Dyqane, institucione, rrjetizimi social apo ekonomik, spitale, qëndra rekreative dhe shumë të tjera.Infrastruktura e qytetit është e padiskutueshme, por teksa teknologjia po zhvillohet gjithmonë e më shumë, ky efikasitet po bëhet gjithmonë e më i disponueshëm edhe për zonat...
Si të shohësh disa hapa përpara?
Në një lojë si shahu, dallimi midis një mjeshtri të lojës dhe një fillestari bëhet nga numri i hapave që lojtari mund të shoh dhe planifikojë paraprakisht.Pyetja është, a duhet zgjuarsi natyrale apo thjesht planifikim për të parë disa hapa përpara?Sigurisht në çdo rast, zgjuarsia dhe vëmendja natyrale ndihmon, por kjo nuk është e vetmja mënyrë për të planifikuar diçka në vijimësi.Çfarë ndihmon ndjeshëm për të planifikuar hapa të mëtejshëm është, së pari përvoja dhe së dyti, të pasurit modele të gatshme lëvizjesh.Duke pasur përvojë, do njohësh në mënyrë të natyrshme lëvizjet para teje.Një shëmbull shumë fillestar është ai i...
Teknologji të reja
Shpesh është e vështirë të përditësohesh me nivelin e jashtëzakonshëm të ndryshimit dhe zhvillimit në teknologji, por thuajse gjithmonë e dobishme. Edhe pse jo e domosdoshme, duke investuar vëmendjen e duhur për të kuptuar tendencën se ku po shkon teknologjia, mund ta përdorim këtë njohje për të përditësuar planet tona afatgjatë. Si shëmbull, në fushën financiare, është tejet kurioze të studiosh teknologjinë e blockchain dhe vrullin e madh që po marrin kriptomonedhat, së bashku me zgjerimet interesante të kësaj teknologjie në fusha të reja si NFT (Non Fungible Tokens). Kur një teknologjie e re dhe superiore shfaqet në treg, është...