Ndryshime biokimike
Emocionet dhe ndjesitë që përjetojmë gjatë ditës, janë në thelb një ndërlidhje reagimesh bio-kimike në trupin tonë.
Çdo veprim, krijon reagimet përkatëse bio-kimike, të cilat përkthehen më pas në ndjesi nga më të ndryshmet.
Nëse merr një lajm të keq, diçka ndodh brenda nesh, nëse merr një lajm të mirë, diçka tjetër ndodh brenda nesh.
Të gjitha emocionet dhe ndjesitë në nivelin e trupit, janë në fakt prodhimtari të fabrikës bio-kimike që ndodhet brenda nesh.
Duke e ditur këtë, mund të bëjmë më pas pyetjen llogjike.
Kush e drejton këtë fabrikë?
Nëse ndihem i motivuar, diçka po ndodh brenda meje.
Nëse ndihem i mërzitur, diçka po ndodh brenda meje.
Nëse ndihem optimist, diçka po ndodh brenda meje.
Fabrika është pa pushim në punë, por kush apo çfarë jep komandat e prodhimtarisë?
Për 99.9% të njerëzve, komandat nuk vijnë thuajse asnjëherë nga brenda, por nga jashtë.
Një lajm, një video, një zhurmë, një ofendim, një përgëzim, një tingull, një erë, një ndodhi, etj.
Në çdo kohë, ka dhjetra, qindra apo mijëra mikro-ndodhi të cilat luajnë në sfondin e vetëdijes tonë.
Ndodhitë të cilave i kushtojmë vëmendje të drejtpërdrejtë, zakonisht përkthehen nga mendja logjike, ndërkohë që ndodhitë e tjera, të cilat ndodhin në sfond, si psh. një zhurmë makine, një zë fëmije etj. zakonisht përkthehen nga nën-vetëdija dhe mendja e pa-vetëdijshme.
Në shkenca praktike si ajo e Jogës origjinale në Indi, një nga objektivat më konkrete, është marrja përsipër e prodhimtarisë së fabrikës.
Në fjalë të tjera, të shohim si mund të fitojmë kontroll mbi ndjesitë dhe emocionet tona, në vend që të lejojmë çdo gjë jashtë vetes, të kontrollojë atë çka ndodh brenda nesh.
Një nga fatkeqësitë më të mëdha në jetë është pikërisht fakti që shumica e njerëzve, nuk arrijnë asnjëherë të fitojnë kontroll të vetëdijshëm mbi mënyrën si ndihen dhe asaj çka përjetojnë në bazë të përditshme.
Si rrjedhojë njeriu mbetet vazhdimisht skllav i impulseve të jashtme, pasi emocionet dhe ndjesitë e brëndshme, diktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe veprimet tona.
Kur jemi të motivuar, do veprojmë në një mënyrë,
Kur jemi të mërzitur, do veprojmë në një mënyrë tjetër e me rradhë.
Shumë të rrallë janë ata njerëz, të cilët mund të vazhdojnë linjën e veprimit në mënyrë të vetëdijshme, pamvarësisht asaj që ndjejnë.
Duke ditur këtë, mundet që së paku të bëhemi të vetëdijshëm për kufizimet tona.
Duke qënë të vetëdijshëm për kufizimet, mund të themi që kemi hedhur hapat e para drejt fitimit të pushtetit mbi vetveten.