Shërbime nga Quibli Media
Përshëndetje,
Nëse jeni duke e lexuar këtë faqe, me shumë mundësi tregon që jeni një biznes me pronësi ose menaxhim Shqiptar, por i bazuar në një treg global.
Si ekspert të fushës së marketingut dhe shitjes online, jemi marrë me shumë fushata dhe biznese dhe kemi ndihmuar shumë subjekte të tilla të kenë sukses në shkallë globale.
Ndryshe nga shumë agjensi që mund të shihni nëpër botë, agjensia jonë e quajtur Quibli Media, ka për fokus ti shërbejë vetëm bizneseve me pronësi apo menaxhim Shqiptar nëpër botë.
Ne kemi ndihmuar kompani të vogla dhe të mëdha Shqiptare si Tufinawatches.com për të pasur sukses në shkallë globale, duke ofruar shërbime të plota dixhitale si marketing dhe menaxhim buxhetesh reklamimi, përgatitje fushatash, përgatitje dhe krijim dyqanesh online, menaxhim marke, produksion dhe editim videosh të të gjitha llojeve, këshillim profesional si dhe shumë shërbime të tjera të fokusuara në fushën dixhitale.
Sot në 2019 dhe së shpejti në 2020, bizneset kanë nevojë gjithmonë e më shumë për shërbime multi-funksionale marketingu dixhitale me qëllim për të shfrytëzuar kapacitetin e madh që ofron bota dhe tregu dixhital botëror.
Bizneset Shqiptare nëpër botë kanë nevojë për shërbime cilësore, praktike por dhe të lira për te punuar në treg global.
Quibli Media punon dhe ka zhvilluar qindra fushata për biznese të ndryshme Shqiptare online nëpër botë, të cilat në mënyrë kolektive kanë gjeneruar miliona $ online.
Qëllimi ynë është ti shërbejmë më së miri komunitetit sipërmarrës Shqiptar nëpër botë me shërbime efektive, të cilat gjenerojnë rezultate.
Disa nga shërbimet e ofruara nga Quibli Media
Menaxhim buxhet reklamimi për Facebook, Instagram dhe Google Ads
Ky shërbim është i vlefshëm vetëm për biznese që shpenzojnë mbi 2000 Euro në muaj për reklamim online).
Quibli Media ka menaxhuar me sukses buxhete reklamimi nga më të ndryshmet. Që nga buxhete të vogla si 2000 Euro në muaj, deri në buxhete të mëdha deri në 100,000 Euro në muaj.
Sigurisht çdo cent i shpenzuar në internet ka për qëllim të gjenerojë shumë më shumë të ardhura dhe fitime se sa shpenzimi që bëhet.
Qëllimi jonë tek Quibli Media është të ofrojmë shërbime super efektive dhe të personalizuara për çdo biznes sipas kërkesave të tyre individuale.
Në fjalë të tjera, një biznes që shpenzon 2000 Euro në muaj në buxhet reklamimi, nuk mund të ketë të njejtën strategji dhe praktikë marketingu si një biznes që shpenzon 100,000 Euro në muaj dhe anasjelltas.
Si agjensi, përpiqemi të punojmë me ju për të kuptuar ekzaktësisht çfarë ju duhet dhe në çfarë niveli.
Krijim/zhvillim dyqani online
Nëse tregton apo bën biznes sot në 2019, është pothuajse e pa-evitueshme që të kesh një prezencë online dhe për shumicën e bizneseve, një dyqan online është një domosdoshmëri.
Pamvarësisht a jeni biznes që tregtoni produkte apo shërbime, dyqani online është një mundësi për të gjeneruar mijëra, qindra mijëra apo dhe miliona $ për biznesin tuaj.
Tek Quibli Media kujdesemi për t’ju krijuar dhe zhvilluar një dyqan online sipas kërkesave tuaja specifike.
Nuk ka rëndësi a jeni biznes i vogël apo i madh. Për çdo rast kemi një zgjidhje të përshtatshme.
Nëse jeni biznes i vogël nuk do ju “biem në kokë” siç i thonë asaj shprehjes dhe nëse jeni biznes i madh, nuk do t’ju mbysim me vlerësime të ekzagjeruara pune.
Quibli përdor vetëm një platformë për të krijuar dhe zhvilluar dyqane online dhe kjo është Shopify.
Për të lexuar më shumë për Shopify, vizitoni linkun në vijim - > https://www.shopify.com/
Ndërsa ka dhjetar platforma të njohura në treg, Shopify është në shumicën e rasteve përzgjedhja e padiskutueshme për bizneset e të gjitha masave, për shkak të fleksibilitetit, prakticitetit, thjeshtësisë dhe mundësive që ofron.
Interesi jonë tek Quibli Media, nuk është t’ju bombardojmë me kosto mbas kostosh, duke përfshirë këtu kosto mujore mirëmbajtje siç ndodh në shumë raste, por që t’ju ndihmojmë të keni sa më pak nevojë për ne në afatgjatë.
Një platformë e mirë, duhet të jetë një platformë që menaxhohet edhe nga përdoruesi më fillestar, por në të njëjtën kohë të ketë çdo kapacitet që ka një program profesional.
Pikërisht këtë gjë ju ofron Shopify dhe ne ju ndihmojmë të përgatisni dyqanin tuaj në kohë rekord.
Paketat tona fillojnë nga 300 Euro dhe përfshijnë trajnim dhe edukim të stafit menaxherial.
Filmim / Editim / Produksion Video
A e dini që një video e mirë sociale gjeneron 12 herë më shumë shpërndarje se sa një reklamat me tekst dhe imazhe?
A e dini që 64% e konsumatorëve, bëjnë një blerje, pasi kanë parë një video sociale të “të branduar” (nga tubularinsights)
A e dini që një video e vendosur brënda faqes që reklamoni, mund të rris konvertimin në shitje me 80% ose më shumë.
Këto dhe shumë statistika të tjera dëshmojnë për fuqinë dhe domosdoshmërinë e videos dhe megjithatë përqindja më e madhe e bizneseve nuk investojnë apo nuk kanë investuar ende në video.
Një video sociale që prezanton shërbimet apo produktet tuaja sot është absolutisht e domosdoshme dhe nuk ka të paguar.
Prodhimi i videove sociale dhe të marketingut është një nga fushat më të paguara për momentin dhe jo pa arsye.
Një video e mirë e reklamuar paralel me një lloj reklame tjetër, në raste të shpeshta mund të ketë shumëfishin e konvertimit në klient.
E shpjeguar praktikisht, le të themi që një biznes shpenzon 1000 Euro në muaj për të reklamuar një produkt apo një shërbim që ofron.
Këtë buxhet e ka ndarë në 2 pjesë. 500 Euro po i shpenzon kundrejt një reklame me foto dhe 500 Euro i shpenzon kundrejt një reklame me video.
Nëse fushata e parë i gjeneron 3000 Euro të ardhura mbrapsht, atëher fushata e dytë mund të gjenerojë potencialisht 10000 apo më shumë xhiro.
Pra në fjalë të tjera, video përkthehet në para.
Sigurisht që shifrat e mësipërme janë thjesht shëmbuj dhe jo tipike, por llogjika është që të mund të kuptojmë se shpesh herë një video e mirë, ndërsa mund të kushtojë 300, 500, 1000 apo më shumë, në fund të ditës prodhon thuajse gjithmonë një kthim në investim të lartë.
Tek Quibli Media, ofrojmë shërbime të ndryshme për prodhimin, redaktimin, editimin dhe realizimin e videove sipas kërkesave tuaja.
Pamvarësisht a ju duhet të bëni një reklamë për Facebook/Instagram apo të filmoni dhe prodhoni një lloj video tjetër, ne mund t’ju ndihmojmë.
Për shkak se shumica e punës bëhet në Shqipëri, si rrjedhojë kemi mundësinë t’ju ofrojmë shërbime cilësore me çmime super konkuruese ndaj kompanive të huaja të produksionit.
Menaxhim Social Media
Menaxhimi i rrjeteve sociale është një kërkesë e shpeshtë nga bizneset e të gjitha llojeve.
Pamvarësisht a ju duhet dikush t’ju menaxhojë postimet në rrjete sociale apo ti përgjigjet klientëve tuaj në mesazhe, menaxhimi i rrjeteve sociale është një shërbim që i nevojitet thuajse çdo biznesi.
Disa biznese vendosin ta menaxhojnë këtë gjë vetë nëpërmjet punonjësve ekzistent që kanë apo duke punësuar dikë enkas për këtë qëllim, si dhe disa të tjerë përpiqen ta punojnë në mënyrë amatore.
Nga eksperienca jonë, bizneset që kuptojnë vlerën e kohës dhe lekut që shpenzojnë, janë gjithmonë delegues të mirë.
Të investosh në menaxhimin e rrjeteve sociale në mënyrë profesionale, mund të ndikojë ndjeshëm në rritjen e të ardhurave.
Dhe megjithatë duke qënë një lloj pune relativisht e re dhe shumë në kërkesë, shpesh herë bizneset bien ndesh me shërbime jo cilësore të këtij lloji.
Qëllimi jonë tek Quibli Media është të bashkojmë eksperiencën mbi 15 vjeçare që kemi në këtë fushë, me kërkesat individuale të çdo biznesi, për të ofruar një shërbim super efektiv me çmim shumë të përballueshëm.
Menaxhimi i rrjeteve sociale nga Quibli Media, është i bazuar në disa shtylla kryesore.
Çdo menaxhim i ndërmarrë prej nesh, shihet si një fushatë e mirfilltë dhe jo thjesht si një punë ditore e pa-programuar.
Përpara se të thellohemi në menaxhimin e një biznesi, na duhet të kuptojmë filozofinë, kulturën, qëllimet dhe çdo gjë që i përket mënyrës së punës që i përket atij biznesi.
Pasi jemi thelluar në njohjen e biznesit, caktojmë një person të dedikuar për biznesin përkatës, që jo vetëm është i/e përgatitur për t’ju përgjigjur kërkesave të biznesit por dhe ka dëshirë të shprehur për tu marrë me atë lloj biznesi.
Besimi jonë është që çdo menaxher i rrjeteve sociale, duhet të ketë minimalisht pëlqim të produktit apo shërbimit që është duke promovuar.
Duke konsideruar këto element dhe shumë të tjerë, ne përpiqemi të mundësojmë një super shërbim cilësor për bizneset Shqiptare nëpër botë.
Ju duhet ndihmë për të menaxhuar biznesin tuaj dhe prezencën tuaj online?
Pa merak, Quibli ofron të gjitha shërbimet që ju nevojiten dhe më shumë.
Dëshironi të punoni me ne?
Le të prezantohemi së pari.
Rezervoni një konsultë 30 minutëshe së pari me ne, duke klikuar në vijim -> https://quibli.com/pages/contact-us