Artikuj RSS

Të ri-investosh është gjithmonë zgjedhje e mirë, sidomos kur ke në dorë një sipërmarrje ose aset që prodhon para në mënyrë të vazhdueshme.Shkalla e investimit dhe kthimi që ky investim sjell nga ana tjetër, ndryshojnë nga një rast tek tjetri.Çdo sipërmarrje duhet të ri-investojë një pjesë të të ardhurave për tu rritur, por sa investon bën dallimin.Një rast që më ka bërë tejet kurreshtar dhe të ri-mendoj konceptin e ri-investimit, është një Youtuber me sinonimin “Mr. Beast”.

Përveçse i njohur për videot e çmendura dhe jashtë normales, të kombinuara me akte filantropie të jashtëzakonshme, ky Youtuber njihet gjithashtu për shkallën e...

Lexo më shumë

Tregtia Shqiptare ka kaluar disa faza të rëndësishme ndryshimi rrënjësor një ndër të cilat po ndodh aktualisht. Deri në 2011, thuajse 100% e tregtisë Shqiptare ndodhte në nivel fizik, pra nëpërmjet dyqaneve dhe qëndrave tregtare fizike. Në 2011 e tutje, filluan për herë të parë shitjet online nëpërmjet kompanive 123.al, Dyqan Taxi (sot titulluar Aladini) dhe të tjerë në vijim. Përgjatë këtyre viteve të para, shumica e porosive regjistroheshin dhe procesoheshin nëpërmjet faqeve online. Teksa rrjetet sociale filluan të popullarizohen dhe të fitojnë përdorueshmëri mase në celular, mënyra e blerjeve online filloi të konvertohet nga shitjet në faqe web-i, tek...

Lexo më shumë

Çfarë është e nevojshme për të krijuar një dyqan online të suksesshëm. Përgjatë viteve kam pasur mundësinë, fatin por mbi të gjitha dëshirën, të merem me shumë dyqane online, shumë prej të cilave kanë pasur sukses të konsiderueshëm. Mendoj që përgjatë këtyre viteve kam krijuar një ide të përgjithshme lidhur me çfarë e bën një dyqan online të suksesshëm dhe çfarë jo. Ja disa pika: 1. Çdo gjë fillon nga produkti Nëse produkti nuk është i duhuri, nëse nuk plotëson një nevojë dhe nuk ndërlidhet me audiencën e duhur, e cila ka nevojë për atë produkt specifik, edhe dyqani më...

Lexo më shumë

U be disa vite tashme qe merrem part-time me profilin tim personal si Laidi Ferruni dhe dje teksa po mendoja ti hidhja nje sy shifrave, vura re qe kam mbi 200,000 shikime te postimeve te mia ne Instagram dhe mbi 70,000 ne Facebook pergjate javes se fundit.Kohet e fundit kam kuptuar qe pa e menduar shume, kam ndertuar nje brand personal, thjesht si rrjedhoje e postimeve qe kam ndare ne menyre konsistente pergjate ketyre viteve te fundit.Postimet ne Instagram dhe FB, nisen ne forme plotesisht spontane dhe per kenaqesine time personale, duke qene se kam goxha pasion dhe per zhvillimin...

Lexo më shumë

Ka një formule shumë të thjeshtë (por jo të lehtë) për të pasur sukses në rrjete sociale dhe për të rritur numrin e ndjekësve në mënyrë të shpejtë. Doni ta dini cila është formula? Duhet të ndani materiale, informacione apo video të cilat njerëzit vërtet duan ti dëgjojnë dhe ti ndjekin. E di që shumë do thonë "Laidi, sna the ndonjë gjë të re apo të veçantë" dhe pikërisht këtu qëndron problemi... Njerëzit kërkojnë për teknika, strategji dhe lloj lloj sekretesh të fundit për të gjeneruar rezultate online dhe nuk është se nuk ka të tilla, por realiteti është që...

Lexo më shumë