Cila është shkalla e duhur e ri-investimit?
Të ri-investosh është gjithmonë zgjedhje e mirë, sidomos kur ke në dorë një sipërmarrje ose aset që prodhon para në mënyrë të vazhdueshme.
Shkalla e investimit dhe kthimi që ky investim sjell nga ana tjetër, ndryshojnë nga një rast tek tjetri.
Çdo sipërmarrje duhet të ri-investojë një pjesë të të ardhurave për tu rritur, por sa investon bën dallimin.
Një rast që më ka bërë tejet kurreshtar dhe të ri-mendoj konceptin e ri-investimit, është një Youtuber me sinonimin “Mr. Beast”. Përveçse i njohur për videot e çmendura dhe jashtë normales, të kombinuara me akte filantropie të jashtëzakonshme, ky Youtuber njihet gjithashtu për shkallën e jashtëzakonshme të ri-investimit, ndërkohë që hedh mbrapsht në kanalin e tij thuajse 100% të të ardhurave që gjeneron.
Në fakt e ka bërë këtë gjë për vite me rradhë pa ndalim edhe pse i ka të gjitha mundësitë për ta bërë.
Ky regjim investimi i kombinuar me një sens të jashtëzakonshëm prodhimtarie unike, e ka katapultuar atë me vrull të madh në majën e Youtube me plot 82 milion të abonuar në kanalin e tij.
Mr. Beast është vërtet një rast për tu studiuar, por mbi të gjitha një rast për ta parë edhe në kontekstin personal.
Si mund të aplikohet i njëjti koncept në jetën apo biznesin tonë?
Për të kuptuar këtë, së pari duhet të bëjmë dallimin midis asaj çfarë quhet investim dhe asaj që karakterizohet si shpenzim.
Një çantë luksoze, nuk është investim…
Një makinë e mirë, nuk është investim…
Një Iphone i fundit, nuk është investim…
Çdo gjë që nuk prodhon para në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk është investim edhe pse në dukje mund të jetë i tillë.
Edhe shtëpia ku jeton, nuk mund të konsiderohet aset ose investim, për shkak se harxhon para, ose në rastin më të mirë luan rolin e një arke kursimi, kursim të cilin nuk mund ta tërheqësh dot sa kohë që jeton aty.
E kundërta vlen për një shtëpi e cila merret me qëllimin e vetëm për tu dhënë me qera ose përdorur në formën e një biznesi konkret.
Nëse kredia e një shtëpie kushton 400 Euro në muaj dhe ajo shtëpi gjeneron 600 Euro në muaj nëpërmjet qerave ose të ardhurave përkatëse, atëher fitimi në këtë rast është saktësisht 200 Euro, duke e klasifikuar këtë investim fitimprurës.
Këto koncepte janë të rëndësishme për tu përvetësuar dhe njohur.
Sa më mirë i njohim ato, aq më e lartë inteligjenca jonë financiare,
aq më shumë do rriten të ardhurat personale.