Si të shohësh disa hapa përpara?
Në një lojë si shahu, dallimi midis një mjeshtri të lojës dhe një fillestari bëhet nga numri i hapave që lojtari mund të shoh dhe planifikojë paraprakisht.
Pyetja është, a duhet zgjuarsi natyrale apo thjesht planifikim për të parë disa hapa përpara?
Sigurisht në çdo rast, zgjuarsia dhe vëmendja natyrale ndihmon, por kjo nuk është e vetmja mënyrë për të planifikuar diçka në vijimësi.
Çfarë ndihmon ndjeshëm për të planifikuar hapa të mëtejshëm është, së pari përvoja dhe së dyti, të pasurit modele të gatshme lëvizjesh.
Duke pasur përvojë, do njohësh në mënyrë të natyrshme lëvizjet para teje.
Një shëmbull shumë fillestar është ai i rrugës që ndjek gjithmonë për punë.
Pa e vënë re, në kujtesën tënde janë ruajtur të gjitha kthesat dhe drejtimet që duhet të ndjekësh për të arritur në këtë destinacion specifik, aq sa mund ta bësh rrugën edhe pa e pasur fare vëmendjen aty.
Nga ana tjetër kemi modelet e gatshme të lëvizjes.
Kur themi modele të gatshme, nënkuptojmë linja specifike lëvizjesh të cilat na orientojnë në një destinacion të caktuar.
Nëse i rikthehemi shëmbullit të shahut, në këtë lojë, modelet e gatshme vijnë në formën e kurtheve specifike si psh. “Mbrotja Siçiliane” etj.
Këto modele lëvizje ndihmojnë edhe një fillestar të luajë në mënyrë profesionale, nëse i studion ato në mënyrë të mjaftueshme.
Kjo linjë logjike vlen edhe në jetë, ciladoqoftë fusha e aplikimit dhe për të fituar modele lëvizjesh specifike, duhet ti marrim apo huazojmë ato nga ekspertë të tjerë të fushës.
E mira është që në çdo fushë, ka gjithmonë një individ apo grup individësh me ekspertizën e duhur për të marrë si shëmbull.

Azemine
Marr shum sms nga ti dhe me pilqejn shum me sa duket punon online a ban ta di qa punon saksisht spse edhe une ka koh qe medoj me punue diqak on por nuk gjej shum iformacione ne shqip ?