45% e punëve te sotme nuk do ekzistojnë 10 vite nga sot…

45% e punëve te sotme nuk do ekzistojnë 10 vite nga sot…

Do ta mbaj këtë artikull të shkurtër dhe sa më ne tëmë.
Po lexoja para pak minutash në lidhje me këtë temë dhe u nxita të shkruaj një mini-artikull.

Sipas studimeve dhe parashikimeve të bëra thuhet se mbi 45% e punëve të sotshme nuk do ekzistojnë më 10 vite nga sot.

Dua të bëj një thirje te madhe drejt të gjithë shoqërisë tonë për tu ndërgjegjësuar…

Është kaq e thjeshtë që të bëhesh pjesë e rrjedhës së lumit dhe të punosh dita ditës pa menduar shumë për të ardhmen, por nëse doni të dini një mënyrë se si të deshtoni në 5–10 vitet e ardhshme është pikërisht kjo…

Duke mos u edukuar për ndryshimet që po ndodhin, do i krijojmë vetes probleme të mëdha dhe mund të gjendemi pa kuptuar në një situatë shumë të disfavorshme për të ardhmen…

Gjithashtu e kunderta e kësaj vlen. Nëse i kushtojmë sadopak rëndësi ndryshimeve që po ndodhin dhe fillojmë të mendojmë afatgjat dhe si të përshtatemi, mund ti hapim vetes mundësi të mëdha për të patur sukses.

E ardhmja vjen me shumë ndryshime, këto kryesisht pozitive, por duhet të jemi gati për të.

Shumica e ndryshimeve vijnë në aspektin teknologjik dhe si rrjedhojë shumica e punëve qe ne njohim sot, do të zëvendësohen ose do të transformohen nëpërmjet teknologjisë.

Për t’ju dhënë një ilustrim konkret, inteligjenca artificiale është që tani në 2018, pjese e jetëve tona. Shumë prej nesh janë familjar me Siri ose Google Assistant, të cilët janë në parim një aplikim konkret i inteligjencës artificiale.

Fakti që kemi mundësi të komunikojmë drejtpërdrejt me një celular sikur të ishte njeri, është thjesht “çmenduri”.

Sa kohë do duhet që këto “njerëz artificial” të kenë mundësinë të zëvëndësojnë shumicat e punëve që ne bëjmë sot?

Dhe çmenduria vazhdon edhe më tej… Sipas Universitetit Singularity, brënda viteve 2016–2022, do shohim më shumë ndryshime nga ana teknologjike se sa kemi parë brënda 100 viteve midis 1900–2000.

Adaptimi ndaj ndryshimit sot është më i rëndësisshëm se kurrë.

Mendoj dhe besoj fort që duke qënë se jemi një shtet i vogël dhe me pak banorë, kemi mundësinë të krijojmë shumë sinergji midis njëri-tjetrit dhe të punojmë së bashku (si një familje e madhe), për tu përshtatur me këto ndryshime dhe për të konkuruar në një shkallë globale si shtet.

Për ta bërë këtë, do duhet të heqim dorë nga shumë besime të kota dhe të pavlefshme për kohën ku jetojmë.

Besime si:

  • Shkolla është çelësi i suksesit
  • Interneti nuk është për mua
  • Nuk mund të punosh nga interneti
  • Punët më të mira, janë punë si avokatia, kontabiliteti, mjeksia etj…
  • Shqipëria smund të bëhet…

Këto të mësipërmet dhe shumë besime të tjera duhet ti vendosim sa më shumë në dyshim dhe ti sfidojmë, sepse ndryshe nuk do mund të adaptohemi.

Të mësipërmeve i përgjigjem si më poshtë:

  • Më vjen keq që ja u them, por shkolla nuk është më çelësi drejt suksesit. Ndoshta ishte e tillë para 20 vitesh, por jo sot. Edukimi po. Ky është çelësi drejt suksesit, por edukimi sipas kushteve dhe mënyrave që i përshtaten ditëve të sotme, jo viteve 2000.
  • Interneti që sot po fuqizon një përqindje shumë të madhe të punëve në botë.
  • Ka qindra mijëra lloje punësh që mund të bëni në distancë dhe thjesht duke pasur akses tek një kompjuter ose tabletë. Vizitoni upwork.com dhe shihni një shëmbull konkret
  • Avokatia, financa etj… ndoshta do vazhdojnë të jenë punë të respektuara edhe për disa kohë, por duhet të kuptojmë se mënyra se si do praktikohen do jetë rrënjësisht ndryshe në të ardhmen e shpejtë. Të jeni të sigurtë që teknologjia do ndikojë drejtpërdrejt edhe në këto fusha dhe mënyra si punojmë sot minimalisht do jëtë shumë ndryshe.
  • Shqipëria mund të bëhet që çke me të… Siç e thotë shpesh një miku im, Tirana/Shqipëria është sa një lagje e Milanos. Kur të kuptojmë se sa shumë gjëra mund të ndryshojmë dhe se sa shpejt, do fillojmë edhe të ndërgjegjësohemi për mundësitë që kemi.

Me kaq po e mbyll për sot këtë artikull dhe shpresoj t’ju ketë vlejtur. Nëse ju ka vlejtur, mos hezitoni ta ndani me njerëzit që kanë rëndësi për ju.

Ju uroj një ditë ose natë të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj.

Laidi

---

Shërbime nga Laidiferruni.com

[product title="OFERTA" align="left" limit="8" cols="4" handle_collection="all" hover="alt" hide_pagination="true" hide_buttons="true" use_countdown="false" loop_countdown="false" collection_countdown_style="dark" ] 


4 komente

  • tuplirula

    cialis online no prescription

  • tuplirula

    https://vsdoxycyclinev.com/ – doxycycline mexico

  • deqdyzeoqg

    Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?

  • tuplirula

    Cialis Opinion HamAcela cialis 5 mg best price usa Spoula Cialis Farmaco

Shkruaj një koment