6 GJËRA QË MUND TË BËNI PËR BIZNESIN TUAJ GJATË PANDEMISË GLOBALE
Cfarë aspektesh të biznesit online duhet të konsideroni në këto kohë?
Nuk do shumë mend për të kuptuar që kjo situtatë ka krijuar një sfidë të madhe për shumë vetë dhe se aktiviteti i biznesit i shumë njerëzve është i penguar për shumë arsye, por kjo situatë nuk vjen pa mundësitë e veta dhe për dikë që është i aftë të shoh përtej gjërave negative që po ndodhin ditë për ditë, ka shumë gjëra që mund të bëjnë për të investuar në biznesin e tyre të ri apo ekzistent.
Pra çfarë mund të bësh konkretisht:
1. Mund të punoni me rritjen e rrjeteve sociale
Për shumë biznese, aktiviteti i shitjeve mund të jetë i pezulluar apo i reduktuar, por rrjetet sociale jane 100% të hapura dhe funksionale dhe ky është momenti për të shumëfishuar investimin tuaj në këtë fushë, në mënyrë që të rrisni numrin e ndjekësve, të angazhoni më shumë ato që keni dhe të zhvilloni imazhin tuaj për momentin e duhur.
Puna që do bëni në këto momente do t’ju ndihmojë të keni një bazament të fortë për kur aktiviteti të fillojë sërish me kapacitet të plotë.
Puna që do bëni në këto momente do t’ju ndihmojë të keni një bazament të fortë për kur aktiviteti të fillojë sërish me kapacitet të plotë.
2. Mund të punoni me ngritjen e dyqanit tuaj online në detaje
Për ju që shisni apo keni në plan të shisni dicka, ky është momenti për të punuar me dyqanin tuaj online. Ta ndërtoni atë, ta përmirësoni, ta thjeshtësoni, të kontaktoni me partnere potencial që mund t’ju ndihmojnë të shtoni kapacitetin e produkteve që ofroni etj.
Ndërtoni bazamentin për të shitur sa më shumë më vonë.
Ndërtoni bazamentin për të shitur sa më shumë më vonë.
Për dyqanet online në Shqipëri, edhe nëse jo funksionale për transport, ende njerëzit mund ti vizitojnë ato dhe të edukohen për llojet e produkteve që ju keni.
Për dyqanet ndërkombëtare, mundësitë janë të shumta edhe në këto kohë. Psh. dropshipping me një kategori të caktuar partnerësh është ende funksionale dhe nëse paralajmëroni klientët tuaj potencial për vonesa të mundshme, do keni mundësinë të gjeneroni edhe në këto kohë.

Gjithashtu shumë kompani Print on Demand, janë ende 100% funksionale edhe në këtë kohë, pra ja vlen të konsideroni shitjen nëse dini se çfarë bëni.
3. Email Marketing
Kjo është koha ideale për të pasuruar listat tuaja të emaileve me klient potencial. Pra edhe nëse nuk keni diçka për të shitur tani, kjo nuk ju ndalon për të ofruar gjëra falas për klientin tuaj (pra vlerë) dhe të ndërtoni një mardhënie me të nëpërmjet mesazheve të ndryshme edukative.
Kjo është kohë perfekte për të rritur listën tuaj të emaileve, gjë që do të jetë një super aset për ju, kur gjërat të kthehen në normalitet.
Kjo është kohë perfekte për të rritur listën tuaj të emaileve, gjë që do të jetë një super aset për ju, kur gjërat të kthehen në normalitet.
4. Mësoni, mësoni, mësoni!
Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm këtë gjë. Aseti kryesor që keni në dispozicion në këto momente, është koha. Nuk ka kohë më të mirë se tani, ndërkohë që jeni të izoluar në shtëpi, për të investouar në njohuritë tuaja, për të mësuar teknika dhe strategji të reja, për të zhvilluar aftësitë tuaja dixhitale etj.
Kush do përgatitet mjaftueshëm përgjatë kësaj kohe, do përfitojë jashtëzakonisht shumë pas stuhisë.
Kush do përgatitet mjaftueshëm përgjatë kësaj kohe, do përfitojë jashtëzakonisht shumë pas stuhisë.
5. Ndërveproni dhe njihuni me njerëz të tjerë të ngjashëm
Ashtu si në këtë komunitet, kudo nëpër internet, miqtë tuaj, partnerët tuaj, bashkëpuntorët tuaj potencial, janë po ashtu online, në pritje për të komunikuar dhe për të ndërtuar lidhje dhe bashkëpunime të reja.
Kjo është koha e duhur për të shumëfishuar përpjekjet tuaja për tu lidhur me njerëz të tjerë në të njëjtën fushë.
Niseni nga ky grup, njihuni me njëri tjetrin, bëni pyetje, përgjigjuni pyetjeve të të tjerëve, krijoni bashkëpunime, mësoni nga njëri tjetri.

6. Mos ndaloni së vepruari
Edhe pse kjo kohë na tundon të gjithëve të futemi në zonat tona të rehatisë dhe të ngadalsojmë çdo gjë, të hajmë si të babzitur, të shohim filma gjithë ditën dhe praktikisht thjesht të qullosemi në shtëpi, kjo është pikërisht çfarë nuk duhet të bëjmë.
Qoftë biznes apo diçka tjetër, ky është momenti për të vepruar jo për të ngordhur.
Hapni youtube dhe bëni ato ushtrimet që keni dashur të bëni gjithmonë në shtëpi, mësoni diçka, rrisni rrjetet tuaja sociale, komunikoni me të tjerët, ndërtoni diçka, ndihmoni mamanë të lajë pjatat, ushqeni mardhënien tuaj të zbehur, provoni dicka të re (si psh meditimi), ushqehuni mirë, shkruani diçka, bëni çfarë të doni, thjesht bëni dhe veproni.
Shpresoj jeni të gjithë mirë dhe ju uroj një fundjavë të bukur!