7 zakone qe ndikojne ne sukses!
Mbas nje pushimi te mire veror, tashme ka ardhur koha ti futemi punes dhe te marim Shtatorin me kembe te mbare!
Ne serine e re te artikujve qe kam pergatitur do kemi shume risi te reja diskutimi rreth fushes se sipermarrjeve online, psikologjise se suksesit dhe biznesit ne pergjithesi.
Kete artikull po e fokusoj tek zakonet qe kam vertetuar gjate kohes se ndikojne drejt-perdrejte ne suksesin tone qofte personal apo ne biznes.
Disa prej ketyre zakoneve me eshte dashur ti mesoj gjate deshtimeve ne menyre qe ti vleresoja sac duhet.
Pa humbur kohe le te fillojme me te paren:
1. Kujto veten cdo dite per cfare te ben optimist
Eshte shume e thjeshte te humbasesh fokusin ndaj asaj qe po shkon mire, duke u fokusuar tek ajo qe po shkon keq. Shume shpesh ndodh qe te humbasim komplet vemendjen ndaj perspektives duke u zhytur ne problemet e momentit, aq sa mund te duket cdo gje e zeze.
Realiteti eshte krejt e kunderta! Sado probleme te kete rreth e rrotull, ka gjithmone nje zgjidhje shume praktike per cdo njeren prej ketyre problemeve. Duke i kujtuar vetes arsyet pse duhet te jemi optimist, mendja komunikon me trupin duke ofruar energjine e duhur per ta perballuar nje problem me fuqine e kerkuar.
2. Mbaj fizikun ne forme
Mungesa e aktivitetit fizik, ndikon drejtpedrejte ne performancen tone ne cdo aspekt te jetes. Te dalesh per vrap te pakten 3 here ne jave te dhuron energjine qe ke nevoje per tu perballur me sfidat e momentit.
3. Mos haro te buzeqeshesh
Cdo dite duhet te gjesh nje arsye per te buzeqeshur. Kjo ndikon drejtperdrejt ne performancen tone ne pune dhe ne biznes. Nese humbasim arsyet per te buzeqeshur, po ashtu do humbasi dhe motivimi per te punuar dhe per te qene efektiv.
4. Fillo me fundin ne mendje
Te kesh fundin ne mendje do te thote te kesh harten perballe syve dhe te orientosh veten drejt kthesave qe duhet te marresh per te arritur ne destinacion. Nuk mund te shkosh ne Stamboll nese mendjen e ke per te shkuar ne Sofia, Berlin dhe Londer njekohesisht.
Menyra me e zakonshme per te percaktuar fundin eshte duke pasur objektiva shume te qarta, te cilat nuk konfliktuojne me njera tjetren.
Sa me i qarte te jete misioni perfundimtar, sa me e planifikuar te jete rruga per te vajtur ne destinacion, aq me shpejt keni per te arritur aty ku doni.
Koncepti eshte shume i thjeshte por shumica e njerezve perfshire mua ne momente te caktuara, harojne ta respektojne nje princip kaq te thjeshte per te shkuar drejt suksesit.
5. Mbaj ritmin gjalle
Te fitosh ritmin eshte e veshtire, ta mbash ate eshte me e lehte, ashtu sic eshte me e lehte te ruash nje trup te mire mbasi e ke arritur ate, por pothuajse e pamundur te fitosh nje te tille nese ke shkuar 50 kile mbi peshe.
Ne biznes dhe ne jeten personale duhet mbajtur nje princip i ngjashem. Duke ruajtur ritmin, duke bere progrese te vazhdueshme, duke punuar cdo dite por dhe duke u perpjekur per tu defryer nga pak cdo dite, do sigurohemi qe te kemi nje jete aktive dhe qe ecen ne drejtimin e duhur.
Nese izolohemi ne shtepi duke pare filma per jave te tera, kalimi ne nje jete aktive dhe produktive kerkon nje ndryshim drastik ne energji fizike dhe mentale, duke e bere ate shume te veshtire.
Cfaredo qe beni ruani ritmin dhe perpiquni ta pershpejtoni ate me kalimin e kohes.
6. Sfido veten
Ne asnje moment mos qendro ne te njejtin pozicion. Po ndalove se notuari, lumi te merr dhe nuk i dihet ku te con. Ne te kundert noto, kapu mbas nje gurri, nderto nje varke te vogel, fillo pedalo, zbulo nje toke te re, nderto nje shtepize, perpuno token, mbill dicka…. Cfaredo qe te besh, mos ndalo se punuari per dicka me mire dhe se sfiduari veten per te arritur ne nje nivel me te larte.
Sfidat na mbajne te gjalle dhe na ndihmojne te ruajme rimtin sic e permenda dhe tek pika 5. Nese fillon te kenaqesh me nivelin qe ke, pak nga pak fillon zhvleresimi dhe amortizimi.
Te gjithe ne lindim me nje date skadence, eshte detyra jone qe ta zgjasim kete date sa me shume te mundemi.
7. Mos shpenzo me shume sec fiton
Nje kulture kaq e thjeshte financiare qe i mban njerezit te sigurte ose i con ne deshperim nese nuk zbatohet. Kam pare shume raste njerezish qe vuajne pa pushim si rrjedhoje e shkeljes se kesaj rregulle bazike. Nje pjese e mire e njerezve e mesojne kete zakon mbasi deshtojne, ketu perfshire dhe mua.
Ne Shqiperi ka shume njerez qe sipas definicionit siperfaqesor mund te quhen milionere apo miljardere por qe ne te vertete kane borxhe pafund.
Te gjenerosh 100,000 Euro ne muaj dhe te shpenzosh 110,000 Euro te ben me te varfer se nje lypes ne rruge, pasi je ne gjendje negative financiare, prandaj sigurohuni te ruani kete zakon te thjeshte per te pasur nje jete te sigurte nga ana financiare.
Deri ne artikullin tjeter,
Suksese,
Laidi
queporo
generico de kamagra
shopdoola
kamagra in usa united states
shopdoola
kamagra jalea HamAcela best generic cialis Spoula similares a la viagra