8 Avantazhet Kryesore të Shqipërisë
8 Avantazhet Kryesore të Shqipërisë
Një nga gjërat që shoh më shumë në Shqipëri, nëpër diskutimet e shumicës së njerëzve është se sa e vështirë është të kesh sukses në këtë vënd dhe sa probleme ka vendi.
Ndërkoë që të gjithë jemi koshient që Shqipëria ka një listë jo të vogël dizavantazhesh, personalisht mendoj që kemi më se mjaftueshëm avantazhe për shfrytëzuar para se te flasim për dizavantazhet.
Shqipëra është vend jo-perfekt, në fakt shumë larg perfeksionit, por ajo që duhet të dimë është se me te gjitha këto imperfeksione ka dhe shumë mundësira që vijojnë.
Artikullin e sotëm dua ta fokusoj tek një nga perspektivat që mendoj cdo Shqiptar duhet te fokusohet më shumë… Avantazhet e Shqipërisë.
Nëse secili prej nesh fokusohet tek këto avantazhe në vend që të fokusohemi tek dizavantazhet, atëher vendi ku jetojmë, do jetë një vënd shumë më i mirë.
Pa humbur kohë, në vijim do listoj avantazhet më të mëdha në perspektivën time dhe disa ide të shkurtra për sesi mund ti shfrytëzojmë këto avantazhe.
1. Reklamim i Lirë Online
Nuk po e nis nga kjo pa një motiv të fortë. Sigurisht sfondi im është në marketing dhe kjo shpjegon shumë dhe pse e nisa me këtë pikë, por në këtë moment në Shqipëri ekziston një mundësi mjaftueshëm e konsiderueshme e cila nëse shfrytezohet, mund të jetë një mjet shumë i fuqishëm drejt objektivave tuaja.
Eshtë shumë e rëndësisshme që të kuptojme se reklamimi nuk është i përdorshëm vetëm për qëllime biznesi.
Reklamimi mund të përdoret për të krijuar një pyetsor, mund të përdoret për të promovuar një artikull, një blog tuajin, një fushatë humanitare, një kauzë të fortë etj etj…
Pra ka shumë praktika për reklamimin, por kushdoqoftë praktika, avantazhi kryesor i Shqipërisë në këto momente ështe reklamimi i lirë online.
Në cështje minutash në Shqipëri mund të arrish të komunikosh me dhjetra mijëra ose qindra mijëra Shqiptar duke shpenzuar jashtëzakonisht shumë pak lek.
Arsyeja pse reklamimi dixhital është i lirë, vjen si pasojë e konkurencës shumë të ulët të reklamuesve. Duke qënë se shumë pak vetë e shfrytëzojnë reklamimin dixhital në Shqipëri, si rrjedhojë cmimet janë shumë të ulëta.
Mënyra se si e përdorni këtë mjet, është në dorën tuaj.
2. Shumë Probleme, Shumë Mundësi
Shqipëria është një mal problemesh. Shumë njerëz do e shihnin këtë si negative… Personalisht e shoh si pozitive. Nëse keni lexuar një nga artikujt e kaluar (Si të gjesh idenë e duhur?) që kam postuar, do e kuptoni më mirë për cfarë e kam fjalën…
Cdo problem që ekziston në komunitet, është një mundësi për të krijuar një biznes ose për të avancuar përpara në karierë dhe në jetë.
Problemet janë bekimi jonë, jo mallkimi.
Kur nisa me kompaninë time të parë të internetit në Shqipëri, gjendesha në një treg që shitja online ishte e pa-konceptueshme. Nuk kishte asnjë faqe që shiste produkte apo shërbime nëpërmjet interneti.
Ky ishte një problem shumë i madh, pasi teknikisht tregu që ne po kërkonim të zhvillonim kompaninë, ishte jo-ezkistent.
Megjithatë, problemi jonë më i madh ishte dhe bekimi jonë më i madh. Një kompani që ka fatin të jetë e para në një fushë të caktuar, ka fatin të qëndrojë dhe lider për shumë vite me rradhë. Sigurisht kjo nuk është absolute, por të qënit i pari gjithmon ndihmon…
Problemet në Shqipëri janë të shumta, ka probleme ne telekomunikim, ka probleme në transport, ka probleme në turizëm, në hoteleri, në politikë, në ushqim, në tregti, në teknologji apo dhe brënda ambjentit ku ju punoni…
Nëse vendosni ta shihni në këtë sy, do i lejoni vetes të zbuloni qindra apo mijëra mundësi rreth jush.
Sërish si i shfrytëzoni është në dorën tuaj…
3. Treg i Vogël dhe Praktik
Shqipëria së bashku me Kosovën, i cili përbën një treg shumë të ngjashëm, përbën një total prej rreth 5 milion banorësh.
Për një biznes të ri, apo për një profesionist që do të bëjë karierë, indipendente ose jo, në këtë vend, të qënit një treg i vogël, është një mundësi shume e madhe për të arritur sukses në një kohë rekord.
Nëse ndiqen hapat e duhur, shpesh herë në Shqipëri është e thjeshtë të arrihet një objektiv i madh.
Tregu i vogël, të lejon të bëhesh i njohur shpejt dhe si rrjedhojë të fitosh autoritet më shpejtë.
Nëse je një profesionist që do të promovojë vetën në një fushë të caktuar, mjaftojnë disa dalje publike në televizion për të krijuar mjaftueshëm autoritet, një autoritet i cili më pas mund të përkthehet në lloj lloj mundësish, kontrata pune, kontrata partneriteti, sponsorizime etj etj…
Një treg i vogël dhe i pa-zhvilluar është i thjeshtë për tu zotëruar dhe të lejon më shumë hapësirë për gabime dhe dështime, pasi dhe këto të fundit janë pjesë e karierës dhe biznesit…
4. Taksa te lehta dhe tregti e lirë me shumë vënde të botës
Ka shtete nëpër botë që njihen shumë mirë si parajsa fiskale për arsye të lehtësimeve të tyre ndaj taksave. Vënde si Irlanda, Qipro, Dubai etj etj…
Megjithatë, asnjë nuk flet për Shqipërinë. Krahasuar me vënde si Gjermania, Anglia dhe shumë vënde te tjera të zhvilluara, Shqipëria është parajsë fiskale.
Tatimi për fitim në Shqipëri është 15% dhe nëse shkojmë tëk fqinjët tanë në Kosovë, kemi dhe mundësi të vecanta të tipit shpërndarje dividentësh pa tatim-fitim.
Cfarëdoqoftë aktiviteti jonë, nëse vjen puna tek një qarkullim i madh parash, të paguash më pak taksa, është gjithmonë një ndihmë e madhe.
Paralelisht njoh miq të cilët tregëtojnë me të gjithë botën. Edhe pse të suksesshëm miqtë e mi në vënde si puna e Gjermanisë, detyrohen të paguajnë shifra të jashtëzakonshme parashë si pasoje e taksimit (shpesh hërë deri në 50% të fitimit), ndryshe nga miqtë që njoh në Shqipëri të cilët si rrjedhojë e taksimit të ulët, gëzojnë shumë më shumë likuiditet…
Gjithashtu Shqipëria përfiton nga marveshje për tregti të lirë me Bashkimin Europian, CEFTA, EFTA dhe Turqinë duke krijuar akses tek mbi 600 Milion konsumatorë potencial.
Si shëmbull, të tregtosh me një vënd të huaj si Gjermania, të shmang nga detyrimi i TVSH.
5. Tregu i Punës është i lirë dhe cilësor
Eshtë e thjeshtë ta krahasojmë veten për keq me vëndet e zhvilluara, por mos harojmë që ka dhe shumë avantazhe. Një rrogë mesatare në Irlande është 2700 Euro. Një rrogë mesatare në Shqipëri eshtë 375 Euro.
Sigurisht kjo mund te shihet shumë thjesht si dicka negative, pasi në fund të ditës, po flasim për rroga të ulëta (asnjë nuk i do rrogat e ulëta), por nuk duhet harruar që jetesa në Shqipëri është shumë me e lirë, krahasuar me shumë vënde të tjera të zhvilluara.
Nëse jeni në biznes, ose planifikoni të hapni një biznes, mundësia për të punësuar është shumë e aksesueshme dhe personalisht mendoj që tregu i punës në Shqipëri është shumë i nënvleftësuar.
Shqiptarët janë popull i zgjuar, dinamik dhe ambicioz. Nëse krijon një ambjent dhe një kutlurë të mirë biznesi, do ketë shumë mundësira për të rekrutuar njërëz cilësor dhe tepër të aftë.
6. Jetesë e Lirë
Sic e përmënda dhe më sipër, në Shqipëri jetesa është shumë e lirë dhe kjo duhet parë si avantazh.
Duke qënë një person që tashmë jeton midis 2 vëndeve, kam mundësinë të shoh kontrastin e madh që ekziston midis një vëndi si Shqipëria dhe një vëndi si Irlanda.
Në Irlandë qeraja e një shtëpie të vogël në periferi të qytetit, mund të shkojë shumë kollaj tek 1800 Euro në muaj.
Në Shqipëri, një shtëpi e rehatshme dhe me shumë hapësirë, në mes të Tiranës, mund të shkojë 200–300 Euro në muaj.
Shërbimet janë shumë më të lira, reklamimi sic përmënda në fillim është më i lirë, ushqimi është më i lirë, argëtimi është më i lirë, shumicat e gjërave janë praktikisht më të lira…
Nëse objektivi juaj është të hapni një biznes ndërkombëtar, apo thjesht të punoni me një treg ndërkombëtar si profesionist të lirë, shpesh herë jetesa në Shqipëri përfaqëson një avantazh shumë të madh.
Me kosto të vogla, rrjedhin dhe më shumë përfitime.
7. Penetrim i Lartë i Internetit
Statistikat deri në Dhjetor 2013, tregojnë që ka pasur një penetrim prej 60% të përdoruesve të internetit dhe rritja nga viti në vit ka qënë shumë e lartë.
Gjithashtu përdorimi i smartphonëve ne Shqipëri dhe linjat 3G dhe Edge të ofruara nga të gjithë operatorët telefonik e kanë rritur penetrimin e internetit jashtëzakonisht shumë.
Kosova nga ana tjetër ka penetrim edhe më të lartë se Shqipëria më 76,6%.
Ndoshta mund të pyesni veten, si mund të lidhet kjo me mua? Realiteti është që interneti na ndikon cdo ditë në mënyra nga më të ndryshmet. është bërë tashmë pjesë e jetës tonë të ditpërditshme…
Nëse doni të bëni biznes, penetrimi i lartë i internetit do jetë një nga avantazhet më të mëdhaja që mund të keni për të promovuar biznesin tuaj…
Në të kundërt penetrimi i lartë i internetit, mund të shërbejë për qindra apo mijëra funksione të tjera të cfarëdolloj.
Si shëmbull, aksesi tek kaq shumë përdorues mund të jetë shumë i mirë për të promovuar imazhin tuaj profesional…
Në një nga artikujt e kaluar, zgjatem me detaje për funksionin shumë të dobishëm që LinkedIn.com sjell në sfondin tonë profesional…
8. Pozicion Gjeografik Ideal
Së fundmi, pozicioni gjeografik. Nëse e mendojmë mirë, Shqipëria është në qëndër të mesdheut dhe si rrjedhojë është e rrethuar nga shumë shtete si të vogla ashtu dhe të mëdha nga përmasat e tyre ekonomike dhe gjeografike.
Roma është vetëm 1 orë larg me avion, Athina po ashtu. Shtete te tjera si Maqedonia, Mali i Zi etj. të cilat janë vetëm disa orë larg me makinë, përmbajnë një përqindje shumë të konsiderueshme Shqiptarësh.
Turqia është vetëm 40 Euro rrugë me avion. Bullgaria, Kroacia, Bosnja, Serbia etj… janë shumë të aksesueshme me rrugë tokësore.
Ky pozicion favorizues gjeografik shërbën në tregti, biznes, si dhe në zhvillimin personal.
Të ndjekësh trainime profesionale dhe seminare të vlefshme, takime ndërkombëtare, të gjesh investitorë të huaj etj… është relativisht e thjeshtë si rrjedhojë e pozicionit gjeografik që kemi.
Turqia si shëmbull, përvec mardhënieve të mira që ka me Shqipërinë është dhe një vënd shumë praktik për të bërë biznes ose për të ngritur investim për biznesin tuaj të rradhës…
Pra, kushdo praktika juaj, qoftë biznes apo karierë, mos haroni të fokusoheni tek të gjitha avantazhet e Shqipërisë dhe anët pozitive.
Duke e bërë këtë do kemi mundësi të kontribuojmë në vendin tonë edhe më shumë dhe të bëhemi pjesë e një ndryshimi të nevojshëm.
Deri në artikullin tjetër,
ju uroj shumë suksese,
Laidi