A e dini se mirënjohja është armiku numër një i stresit? Ja pse…

A e dini se mirënjohja është armiku numër një i stresit? Ja pse…

Dhe nuk jemi duke folur për mirënjohjen si dicka të përgjithshme apo teorike. Po flasim për mirënjohjen si ushtrim mental, fizik të praktikuar në mënyrë të vazhdueshme. Lexoni më tej…

Ka shumë arsye se pse mirënjohja është provuar të largojë stresin, mërzinë madje dhe gjëndjet depresive.

Në ditët e sotme, stresi është pjese e jetës tonë të ditpërditshme dhe është më i përhapur sec i jepet e drejta.

Sigurisht edhe faktorët e jashtëm si situata ekonomike e vëndit, mungesa e mundësive për karierë, edukimi i prapambetur etj. ndikojnë shumë dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse duhet të jemi gjithmonë e më të përgatitur për ndryshimet që vijnë përpara dhe mbi të gjitha se si të punojmë me mëndjen dhe gjëndjet tona emocionale.

Një statistikë interesante që po lexoja nga Instituti Amerikan i Stresit thoshte që mbi 75% e vizitave në spitalet dhe tek mjekët amerikane janë të lidhura me stresin.

Nuk e di ju, po për mua kjo është çmënduri. Dhe po përmënd Amerikën në mungesë të statistikave zyrtare për Shqipërinë. Realisht nuk besoj që te ketë dhe aq diferencë me ne.

Të jetuarit në një gjëndje konstante stresi, nuk është thjesht duke na vrarë, por është duke na penguar të jetojmë një jetë të bukur. Stresi automatikisht heq kënaqësine dhe vëmëndjen ndaj gjërave të vogla, të bukura dhe që kanë vlerë në jetën tonë dhe shpesh herë kjo ndodh përgjatë përndjekjes për të qënë më të suksesshëm, për të bërë më shumë para, për të pasur karierë më të sigurtë etj etj.

Duhet të ketë një mënyrë më të mirë, apo një zgjidhje për ktë gjë…
Fatmirësisht ajo zgjidhje ekziston dhe sic e përmënda në fillim të këtij artikulli, ajo zgjidhje është mirënjohja. Lexoni më tej…

Shkruaj një koment