A ja vlen të zgjoheni herët?
Dikur zgjimi im ishte pa sistem, në çdo kohë midis 10-12 (ndonjehere edhe me shume).
Sot zgjimi im eshte i programuar. Çdo ditë në 06:00 (+/-30 min) ashtu si dhe fjetja në 22:30 (+/-15min).
Nëse do më thonte dikush përpara 2 vitesh që do zgjohem çdo ditë në 6, thjesht nuk do ta besoja.
Sot, mbas shumë kohës që zgjohem herët, mund të kuptoj qartë diferencën midis të dyja sistemeve.
Disa nga të mirat e zgjimit herët:
- Më shumë energji
- Më shumë qartësi mendore (ndryshe nga darka ku zakonisht e kemi mendjen të mjegullt)
- Më pak shpërqëndrime (sepse shumica e njerëzve zgjohen vonë)
- Hapësirë e gjatë për tu marrë me veten dhe për të nisur ditën mbarë
- Benefite shëndetësore si rrjedhojë e një rutine fikse gjumi
- Më shumë oksigjen (mengjesi është gjithmonë më i pastër për ne që jetojmë në mes të qytetit)
- Më mirë për trupin tonë si rrjedhojë e Circadian Rhythm (nuk e di a ka përkthim në Shqip)
dhe shumë benefite të tjera.
Zgjimi herët më jep kohën të nis ditën me fuqi dhe energji dhe ti dal përpara, në vend që dita të me vej mua përpara.
Më jep kohën të kryej rutinat e mëngjesit si dushi i ftohtë akull, frymëmarje intensive (Wim Hof Method), meditim etj.
Të gjitha këto aktivitete dhe benefite nuk do ti përfitoja dot nëse do bëja jetën e mëparshme kur flija pa sistem dhe sa më vonë të mundesha.
Prandaj ju sugjeroj dhe ju ta provoni për një javë dhe të shihni si ndiheni.
Mund të habiteni se si do ndiheni pasi të ketë kaluar java.