A je peshk apo peshkaqen?

A je peshk apo peshkaqen?

Përgjatë viteve, kam takuar shumë njerëz. Secili prej tyre me karakteristikat, ëndrrat, objektivat dhe me personalitetet e tyre përkatëse.



Nëse vërtet je i motivuar të kërkosh, do kuptosh shumë shpejt që çdo person ka një aspekt personal ku mbizotëron dhe është në elementin e vetë, ashtu siç do gjesh dhe aspekte ku personi në fjalë dështon me plot kuptimin e fjalës.



Në gjuhën e përditshme kjo përkthehet në diferencën midis pikave të forta dhe pikave të dobta.

Çdo njeri ka një pikë të fortë diku.

Dikush ka talent komunikimin me njerëzit, dikush di të gatuajë mirë, dikush di të flas 5 gjuhë, dikush është i prirur për teknologjinë, dikush është lider natyral, etj.



Çdo njeri, ka të paktën një pikë të fortë, por problemi qëndron tek mungesa e ndërgjegjësimit të mjaftueshëm brënda vetes për të kuptuar se kush janë këto pika të forta dhe si ti shfrytëzojnë ato.

Për këtë arsye shumë vetë detyrohen të luajnë në fusha të cilat nuk shfrytëzojnë kapacitetin e tyre të plotë, madje në të kundërt i detyrojnë të dalin nga natyra e tyre e vërtetë.

Nëse kjo ndodh, arritja e ëndrrave tona fillon të duket e pamundur dhe jo-realiste.

Në të kundërt, dikush që di të njoh aftësitë dhe pikat e forta personale dhe ti shfrytëzojë ato ne maksimum, mund të luajë lojën si peshkaqen, jo peshk.

Ajnshtajni ka thënë, që nëse i kërkon një peshku të ngjis një pemë, do shpenzojë gjithe jetën e vetë duke menduar që është budalla.

Ky është pikërisht thelbi i të njohurit vetveten.

Personalisht ka shumë aspekte të jetës ku aftësitë e mia janë plotësisht mediokër, por fatmirësisht kam vendosur të fokusohem tek ato pika ku jam në elementin tim, si psh aftësia e komunikimit me shkrim, zë apo video.

Nëse fokusohemi tek këto pika dhe punojmë vazhdimisht për ti zhvilluar ato, shumë shpejt do mund të lundrojmë ujërat e oqeanit të madh të kësaj bote si peshkaqen. Jo si peshk…

6 komente

  • vifocogeizzij

    http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin 500mg Capsules Amoxil jmg.ojmv.laidiferruni.com.plh.yl http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

  • avizlexutcaz

    http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin No Prescription Amoxil jjo.yyfq.laidiferruni.com.cpu.ot http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

  • evanoyuzi

    http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – 18 Amoxil Dose For 55 Pounds nuz.oqar.laidiferruni.com.rbw.el http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

  • aviheno

    http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxil Dose For 55 Pounds Amoxicillin 500mg Capsules wuu.qqzl.laidiferruni.com.ihy.gl http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

  • xOEcPRIyNgYKVZ

    dWHJOPvxgNYwiIF

Shkruaj një koment