A po na dështojnë universitetet?
Ka shumë vite që e kam ndjerë rënien dhe mungesën e efektivitetit të sistemit arsimor.
Që në fëmijëri, dëshira ime për të mësuar ka qënë jashtëzakonisht e madhe, por mënyra e edukimit që kishim nëpër shkolla, për një arsye apo një tjetër, më dukej e prapambetur dhe mësuesit nga të cilët duhet të mësoja edhe më shumë.
Kur flet për këtë çështje me një pjesë të madhe të njerëzve, do rrezikosh të gjykohesh sepse për fat të keq, për një pjesë të madhe të njerëzve, kjo është një temë shumë delikate e cila sfidon besimet e tyre.
Prandaj dhe vazhdoj të shprehem sa më qartë që të mundem për faktin që personalisht e dashuroj edukimin.
Kam nisur 2 universitete dhe i kam lënë të dyja që në vitin e parë, jo sepse nuk doja të mësoja, por sepse doja.
Në universitetin e parë në Shqipëri, të cilit nuk po ja them emrin, u rregjistrova me shumë entuziazëm. Mu desh 1 vit për të kuptuar që çdo leksion, çdo program mësimi që po merrja ishte ose i prapambetur ose nuk me vlente fare për kategorinë e shkollimit që po bëja.
Në universitetin e dytë në Gjermani, i cili ishte shumë herë më i mirë se i pari në Shqipëri, informacionet dhe praktikat ishin disi më të vlefshme, por sërish duhej të qëndroja 8 orë në një seminar në ditë për të dëgjuar profesorin të fliste për 2,3 koncepte që mund ti kuptoje që në 15 minutat e para të mësimit.
Pasi shpenzova shumë para për tu bërë pjesë e të dy universiteteve, arrita të kuptoj shpejt që koha dhe burimet financiare të shpenzuara për këto universitete kishin kosto oportune shumë të larta.
Universitetet sot, në të gjithë botën, kanë një sistem jashtëzakonisht të prapambetur dhe jo-efektiv që nuk na përgatit për jetën dhe për tregun e punës ose të biznesit që ekziston sot.
Në një video super informative (link në fund), drejtuesi i një kompanie gjigande Amerikane, Patrick Bet-David, liston 7 arsye shumë të forta se pse edukimi universitar aktualisht në ditët e sotme është thuajse i pa-vlefshëm.
1. Shpejtësia
Bota po lëviz shumë shpejt, ndërsa universitetet jo. Programet mësimore të universiteteve janë në përgjithësi shumë të prapambetura dhe jo-efektive.
2. Kujtesa nuk është më e domosdoshme
Falë internetit dhe inteligjencës artificiale, tashmë mund të pyesësh Sirin apo Google thuajse për çfarëdolloj pyetje dhe do marrësh një përgjigjie në sekonda. Para 10 viteve, ai xhaxhai apo daja që e njihte gjith fisi si më të zgjuarin sepse mund ti bëje thuajse çdo lloj pyetje dhe do të përgjigjej, ishte shumë i vlerësuar në shoqëri. Sot, një fëmijë shpesh herë, ka fuqinë të sikletos një të rritur me njohuri thjesht për faktin se di të përdor teknologjinë më mirë. Nuk kam qëllim të debatoj për aspektet morale të kësaj, thjesht po shtjelloj të vërtetën. Një fëmijë me një telefon në dorë, ka më shumë akses në informacion në dorë sesa njeriu më i zgjuar në botë në kokë.
3. Një diplome për shkenca kompjuterike, i del vlera plotësisht brënda 3 vitesh.
Kështu janë dhe shumë degë të tjera. Edhe mjekësia që është një nga degët më të vështira dhe më sfiduese, ndryshon me hapa gjigand nga viti në vit. Sa mund ti besojmë universiteteve që po e rifreskojnë programin aq shpejt sa na nevojitet?
4. Mësuesit duhet të shkojnë në shkollë po aq sa studentët.
Një diplomë e marrë në vitin 1988, nuk ka asnjë aplikim praktik në vitin 2019. Ndërsa na kërkohet ti besojmë mësuesve me edukimin tonë, po ata, nga e marrin edukimin? Mësuesit kanë në dorë të ndikojnë drejtpërdrejt të ardhmen tonë, por a janë të pajisur vallë me informacionet, mjetet dhe psikologjinë e duhur për të përgatitur studentët në një botë si kjo e sotshmja, ku gjërat ecin me një shpejtësi kaq të madhe?
5. Kompanitë i trajnojnë punonjësit për aftësi të specializuara në 3-6 muaj
Në të kundërt nga programi tipik i universiteteve që shkon nga 3-5 Vjet+. Pra për një kompani është shumë më efektive të trajnojë vetë punonjësit e vetë se sa të presin që të dalin nga bankat e shkollave të pa-përgatitur për atë që kompanitë kanë nevojë sot.
6. Kompanitë po krijojnë universitete.
Duke qënë se sistemi universitar është shumë i prapambetur dhe i pa-aftë për ti përgatitur studentët për nevojat specifike që kompanitë kanë, atëherë kompanitë janë të detyruara të krijojnë programet e veta edukative dhe si rrjedhojë një pjese e tyre universitet e tyra. A e dini që organizata si puna e Apple, General Electric, Shell, Ikea etj, kanë zhvilluar universitetet e tyre korporative lidhur me nevojat e kompanive të tyre.
7. Nëse kompanitë krijojnë universitete, kontrollojnë dhe programin edukativ
Si rrjedhojë kontrollojnë edhe çfarë ushqejnë në mendjen tonë. Kjo vjen me risqet e veta sepse kompanitë do kenë gjithmone e më shumë në dorë për të përdorur programet e veta për të drejtuar edukimin e të rrinjve sipas qëllimeve të veta korporative.
Të gjitha këto pika nuk janë ideale, janë thjesht e vërteta aktuale.
Nëse duam të përgatisim të rrinjtë e sotëm për një botë me evolim kaq të shpejtë, duhet të konsiderojmë thellësisht ndryshimin e sistemit të edukimit aktual.
Kush do e bëjë dhe si do bëhet, nuk e dime ende.
—
Referanca mbi pikate përmendura më sipër: https://www.youtube.com/watch?v=_RKGhp83FN4
elerodabiomiz
http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Buy Amoxicillin Online Amoxicillin 500 Mg vut.wojn.laidiferruni.com.azv.hv http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/
omuliwogukid
http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Buy Amoxicillin Amoxicillin Online ult.lswt.laidiferruni.com.ggv.qj http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/
elerodabiomiz
http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Buy Amoxicillin Online Amoxicillin Online vut.wojn.laidiferruni.com.azv.hv http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/
ehofiaquha
http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Amoxicillin Online Amoxicillin 500mg Dosage vuw.yshw.laidiferruni.com.szw.an http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/
okaxotizov
http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Amoxicillin No Prescription Amoxicillin 500mg Capsules sdu.blav.laidiferruni.com.apm.on http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/