Aftësia nr.1 që mund të bëjë diferencë të madhe në karierën tuaj…

Aftësia nr.1 që mund të bëjë diferencë të madhe në karierën tuaj…

Jetojmë në një botë dixhitale, ku ka mbi 3.6 miliard njerëz që kanë akses në internet dhe mbi 2.1 miliard përdorues të pajisjeve që i quajmë smartphone.

Çfarë po ndodh?

A nuk ishte përpara 10 viteve kur shkonim në një internet kafe të lidhur me një linjë të ngadaltë interneti dhe na dukej luks i madh?

Ndryshimet që kanë rrjedhur këto 10 vite, janë të pa-precedent në historinë e njerëzimit dhe megjithatë shumica prej nesh po punojmë dhe ecim në jetë sikur të ishte 2000-shi.

Gjërat kanë ndryshuar dhe kanë ndryshuar rrënjësisht.

Sot përqindja më e madhe e punëve në planet janë të bazuara në punë kompjuterike dhe në 40 vitet e ardhshme thuhet që mbi 50% e punëve aktuale mund të zëvëndësohen nga inteligjenca artificiale.

Kur e mendon, nuk duket dhe aq e çuditshme. është e jashtëzakonshme të mendosh që mbi 46% e përdoruesve smartphone në Amerikë ndërveprojnë sot me aplikacione që ne i konsiderojmë të jenë inteligjencë artificiale.

Shërbime nga Laidiferruni.com

[product title="OFERTA" align="left" limit="8" cols="4" handle_collection="all" hover="alt" hide_pagination="true" hide_buttons="true" use_countdown="false" loop_countdown="false" collection_countdown_style="dark" ] 

Besoj e keni të qartë për çfarë e kam fjalën, Siri, Google Assistant, Alexa, e me rradhë.

Në këtë botë me ndryshime kaq të mëdha dhe të shpejta, mendoj që është e domosdoshme ti përshtatemi rrjedhës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nuk mund të ulemi dhe të themi që gjërat nuk do ndryshojnë dhe se natyra e punës që po bëjmë sot do jetë e njëjta në 5,10 vitet e ardhshme, sepse po e bëmë këtë, shanset janë që do ngelemi shumë mbrapa dhe shumë mundësisht pa punë.

Gjithashtu nuk mund te presim ende nga sistemi i edukimit aktual që të na përgatis, për të vetmin fakt që gjërat po ndryshojnë dita ditës në mënyrë të jashtëzakonshme dhe shumë të shpejtë.

Marim marketingun si shëmbull, duke qënë se është dhe profesioni im primar.

Në 2017 dhe 2018, vetëm Facebook ka prezantuar dhjetra teknika dhe infrastruktura të reja reklamimi të cilat kanë revolucionarizuar plotësisht mënyrën se si bëhet marketing në të gjithë botën.

Konsideruar që Facebook ka mbi 2.2 miliard përdorues aktiv globalisht (mbi 1.4 milion përdorues vetëm në Shqipëri), këto ndryshime kane po ashtu efekt global.

Pra, konkretisht, si mund të presim që një shkollë marketingu të na mësojë të jemi marketera të mirë në një kohë ku brënda 1 viti të vetëm ndryshojnë me mijëra gjëra në mënyrë drastike.

Më habit jashtëzakonisht shumë se si mund të vazhdojmë dhe të besojmë në institucione që na mësojnë akoma sot e kësaj dite informacione që “ndoshta” kishin një aplikim 20 vite parë, E theksoj dhe njëherë, ndoshta.

Ajo që duhet të mësojmë, është si të mësojmë…

E njejta gjë ndodh edhe në fusha të tjera. Qoftë kjo nëse punon në blegtori, në IT, në menaxhim, në gazetari/media etj. ndryshimet janë rrënjësore si rrjedhojë e teknologjisë dhe mënyra më e mirë për të ecur përpara është duke pranuar që këto ndryshime po ndodhin dhe duke bërë një ndryshim rrënjësor në mënyrën si mësojmë dhe përshtatemi me ndryshimet.

Pra kush është aftësia nr.1 që mund të bëjë më shumë ndryshim në jetën dhe karierën tuaj sot.

E gjetët. Aftësia për të mësuar në mënyrë të vazhdueshme, në një botë që ndryshon dhe zhvillohet nga dita në ditë.

Shumica prej nesh po ndjekin rrjedhën duke u bazuar në mendime dhe mentalitete të prapambetura që janë të programuara për të na çuar drejt dështimit absolut, si ekonomik ashtu edhe psikologjik.

Ka ardhur koha të jemi më të përgatitur për botën që po vjen dhe ka ardhur koha të mësojmë.. si të mësojmë!

Shpresoj që t’ju ketë vlejtur ky artikull.
Nëse po, mos hezitoni ta ndani me njerëzit tuaj të afërt.

Më të mirat nga unë,
Laidi Ferruni

Shërbime nga Laidiferruni.com

[product title="OFERTA" align="left" limit="8" cols="4" handle_collection="all" hover="alt" hide_pagination="true" hide_buttons="true" use_countdown="false" loop_countdown="false" collection_countdown_style="dark" ] 


1 koment

  • xizvjbvsws

    Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?

Shkruaj një koment