Birra me nje Multi-Milioner

Birra me nje Multi-Milioner

Ai po me tregonte xhiron e sotme…

Dhe po me thoshte qe ishte dite e keqe. Vetem sot kishte bere 125,000 Euro xhiro ne biznesin e tij nepermjet internetit.

Dite e keqe? Nuk e di per ju po mua nuk mu duk dhe aq dite e keqe :)

Fuqia e internetit eshte pa limit, me plot kuptimin e fjales. Aksesi qe te dhuron eshte i jashtezakonshem dhe nese di se si te luash kartat e duhura, mund ta gjesh veten duke gjeneruar miliona cdo muaj.

Personazhi i siperm kishte nje universitet online, qe kerkonte nje mesatare prej 4,000 Euro per vit per student. Dege te ndryshme universiteti me diploma te verteta, por cdo leksion online.

Kjo ishte ideja dhe biznesi i ketij multi-milioneri dhe ai ka nisur jo shume ndryshe nga une dhe ti, me fillime modeste dhe nje deshire per te krijuar dicka me vlere.

Kur mendoni per internetin eshte shume e thjeshte te kufizoni imagjinaten tuaj nga fjalet qe ju kane thene, apo nga njerezit qe ju thone qe ska mundesi… Por degjoni logjiken e thjeshte dhe veten tuaj dhe do e besoni qe cdo gje eshte e mundur nepermjet internetit,

Nje filim modest mund te jete te menaxhosh faqen e Facebook te nje biznesi, por gjerat mund te evolojne prej aty.

Cfaredo qe beni, besoni tek vetja dhe tek imagjinata juaj per te krijuar dicka qe vlen.

Limiti i interentit eshte realisht i pafund dhe e vetmja gje qe duhet te beni eshte te filloni, te eksperimentoni dhe te zbuloni deri sa te gjeni dicka qe permbush nje nevoje gjenuine ne treg.

Realiteti eshte shpesh here i mbeshtetur ne gjatesine e vizores qe disponojme, nderkohe qe vizorja eshte produkt i mendjes tone, ashtu si gjatesia eshte subjekti i imagjinates tone.

Ne ditet e mia ne fushen e internetit jam ndeshur shume shpesh me limite te ndryshme, nje here limiti ishte po gjenerojme x, por si mund te gjenerojme 2x, disa here te tjera limiti ishte kemi angazhaur 2 njerez, por si mund te angazhojme 100.

Cdo limit ka nje pike dobesie qe mund te zbulohet vetem nese kemi interesin me te madh te mundshem per te krijuar nje zgjidhje qe na ndihmon ne dhe te tjeret pas nesh.

Personalisht mendoj qe cdo biznes i rendesisshem lind nga nje nevoje e madhe. Ne rastin tim dhe te Quiblit (kompanise qe po lancojme ne Irlande), ka qene deshira e madhe per te krijuar dicka qe i ndihmon njerezit te zbulojne sa me shume eksperienca per te bere cdo dite dhe te lidhen me njerez te tjere qe pelqejne te njejtat eksperienca.

Kjo deshire lindi nga nevoja dhe deshira personale per te zbuluar sa me shume eksperienca ne jeten e ditperditshme.

Normalisht e kam permendur dhe ne artikuj te tjere, por nuk mund ti jap mjaftueshem cilesim kesaj pike kaq te rendesisshme.

Nje nevoje e madhe, eshte nje biznes i madh.

Koha kur bizneset e suksesshme ishin ato qe promovonin antivlera ka ikur, tashme bizneset me te suksesshme jane ato qe mendojne gjate gjithe kohes se si te permiresojne nje proces, nje model biznesi, nje teknologji, nje menyre jetese etj…

Duke i thene te gjitha keto, mos haroni kapacitetin e Shqiperise ne lidhje me te gjitha problemet qe zoteron. Cdo problem eshte nje mundesi, dhe cdo mundesi eshte nje biznes i mundshem.

Dhe megjithate e ardhmja eshte edhe me pertej sesa kufijte Shqiptar.

Une besoj se do vi nje dite shume shpejt ku Shqiperia do shnderohet ne nje pike qendrore per biznese te reja me shkalle boterore per fushen e internetit, por ky objektiv ose ndoshta kjo ender nuk mund te realizohet nese secili prej nesh nuk ben pjesen e vete per te krijuar dicka me vlere dhe te domosdoshme.

Nuk ka rendesi nese jeni fillestar, 15 vjec apo 100 vjec, ajo cfare ka rendesi eshte nje deshire gjenuine per te zbuluar nje menyre tjeter te jetuari, pa limite dhe plot me mundesi per te ndryshuar boten sic e shohim sot.

Ne artikullin e rradhes kam planifikuar te bej nje video me pyetje dhe pergjigjie per fushen e internetit, teknologjise dhe biznesit.

Prandaj… Cfaredolloj pyetje qe keni ne kete fushe, mos hezitoni te mi coni tek emaili laidiferruni@gmail.com dhe do perpiqem maksimalisht ti pergjigjem ketyre pyetjeve ne postimin e rradhes po ne kete blog.

Gjithashtu nese jeni realisht serioz per te ndertuar nje biznes nepermjet internetit, vizitoni www.startupalbania.com dhe rezervoni bileten tuaj, pasi do ti rritet cmimi shume shpejt.

Sa me shume suskese,
Laidi Ferruni

P.s. Me shume detaje ne lidhje takimin e sotem ne emailet e ardhshme…


Shkruaj një koment