Biznes për të gjithë…
Pardje më njoftuan që po nis një co-working space i ri në Tiranë. Co-working space praktikisht quhet një ambjent i cili i lejon shumë vetave të një kategorie të caktuar biznesesh të marin me qera, nje tavolinë, një karrike, një dhomë private nëse duan ndërkohë që përfitojnë nga fakti që janë të bazuar në një vënd ku të gjithë e kanë fokusin të krijojnë biznese të suksesshme.
Sot dua të flas për një nga zhvillimet më të mëdha që do shohim në Shqipëri në 2 vitet në vijim dhe do ju ndihmoj të kuptoni edhe se si mund të bëheni pjesë e kësaj.
“Start-ups”, kështu quhen ndërkombëtarisht… Një startup është një biznes i ri që ndërtohet me qëllimin për të zhvilluar një ide, projekt në një biznes potencial që ka aftësinë të zgjerohet në shkallë të gjërë.
Deri më sot i kemi marë të mirqëna bizneset e mëdha në Shqipëri dhe gjithashtu kemi marë të mirëqënë faktin që është shumë e vështirë të bësh biznes në Shqipëri dhe të kesh sukses.
Kjo do ndryshojë e gjitha në 2015 dhe 2016.
Interneti ka ndikuar që tashmë jetët tona në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, dhe tashmë në Shqipëri kemi pjesën më të madhe të popullsisë që e përdor internetin në mënyrë të vazhdueshme dhe të shpeshtë.
Cfarë ndodh pas kësaj?
Tani vjen ai momenti që një pjesë e zgjuar njerëzish do fillojnë të kuptojnë më në fund që interneti është një hapësirë me potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për të fituar para, por dhe për të sfiduar të gjitha strukturat tradicionale të funksionomit të shumë proceseve në Shqipëri.
Mendoni për një moment…
Nëse ke një dyqan kompakt (rreth 50 metra katror) në mes të bllokut, sa veta do kalojnë dhe do hyjnë në dyqan brënda 1 dite?
Duke qënë se një nga bizneset që zotërojmë është një dyqan i vogël në bllok, po ja u them unë përgjigjien.
Përballë dyqanit do kalojnë përreth 500–700 veta në ditë.
Sa do e shohin dyqanin dhe do hyjnë brenda? Më pak se 30 veta.
Nëse kemi një dyqan online në të kundërt, mund të bëj 2000 veta të futen tek dyqani im brenda, pa ekzagjerim, 1 minuti, nëse dua.
Një grup i zgjuar njerëzish do e kuptojnë këtë gjë dhe do fillojnë të mendojnë seriozisht për se si ta shfrytëzojnë këtë potencial gjigand dhe të krijojnë biznese të cilat do realizojnë ndryshime të mëdha në Shqipëri dhe jashtë saj.
Pyetja është, a do jeni ju një prej këtyre personave?
Unë mendoj se po. Pse? Sepse do jem unë vetë i cili do ju them pak nga pak se si të shkoni në rrugën e duhur drejt këtij udhëtimi dixhital.
Shumë veta më pyesin pse jam duke i ndarë këto informacione me kaq shumë njerëz. Po i përgjigjem kësaj pyetje këtu dhe menjëherë…
Nje nga objektivat e mia më të mëdha është që të kontribuoj në konvertimin e Shqipërisë në një kanal botëror për biznese të reja (startups) në fushën e teknologjisë dhe internetit, në krah të vëndeve supër të sukssesshme si Berlini, Dublini, San Francisco (sigurisht), Londra, Israeli etj… me shpresë që një ditë së shpejti, disa prej këtyre iniciativave të bëhen globale.
Duke qënë se më pëlqen të jem praktik, po vazhdoj duke ju dhënë disa perspektiva të para për cfarë mund të bëni për të nisur rrugëtimin tuaj në këtë fushë sa më shpejt.
Perspektiva Numër 1
Të shesësh online nuk është luks.
Ke ëndëruar ndonjëherë të kesh një dyqan online, por je frikësuar gjithmonë nga vështirësitë teknike, stafin që duhet të punësosh, inventarin, etj etj. ?
Shumica e njerëzve mendojnë se është shumë e veshtirë të shesësh online, por kjo është totalisht e pa vërtetë.
Nëse dëshiron të hapësh një dyqan online, mund ta bësh këtë shumë kollaj duke përdorur një faqe si puna e www.shopify.com
Duke paguar vetëm një pagesë të vogël mujore, do keni mundësinë të krijoni dyqanin tuaj online në vetëm pak minuta.
Nuk ka nevojë të kesh aftësi teknike apo biznesi për ta bërë këtë gjë. Nëse di të përdorësh Facebook, do dish të përdorësh dhe shopify.com nëse shpenzon pak kohë për të luajtur me infrastrukturën e dhënë.
Shopify, lejon gjithashtu për një provë disa javore, kështuqë mund të nisni te eksperimentoni direkt. Si thoni, pse nuk i hidhni një sy menjëhere?
Perspektiva Numër 2
Nuk është e nevojshme të blesh produkte për të shitur online.
Nëse keni dëshirë të shisni online, por nuk keni produkte, do gjeni me mijëra dyqane në të gjithë Shqipërinë të cilat duan të përfitojnë më shumë klient. Gjeni një dyqan që ju pëlqen, dhe ofrojini tja shisni produktin online kundrejt një përqindje si komision.
Në 2 vitet në vijim, do shohim një numër shumë të madh dyqanesh online të cilat do përpiqen të zejnë një vend në treg dhe eventualisht dyqanet online do arrijnë një numër të ngjashëm me dyqanet fizike.
Eventualisht Shqiptarët do fillojnë të blejnë online pothuajse aq shpesh sac blejnë edhe fizikisht.
Perspektiva Numër 3
Të reklamosh online është lirë dhe madje falas
Nëse keni dicka për të shitur, reklamimi online në Shqipëri është mjaftueshëm i lirë, dhe nëse shfrytezoni mediat sociale si Facebook dhe rrjetin që keni grumbulluar online, nuk ka nevojë të paguani asnjë qindarkë.
Të fillosh të eksperimentosh online është relativisht e thjeshtë, mjafton të vendosësh dhe të nisësh…
Të shesësh online sigurisht nuk është e vetmja mënyrë për të bërë biznes nëprmjet internetit, por është një fillim për t’ju bërë të kuptoni se cfarë mundësishë keni.
Në vijim do shkruaj edhe më shumë për mënyra më konkrete për të nisur rrugëtimin drejt kësaj fushe plot me mundësi të arta.
Për një vit të suksesshëm,
Laidi