Çdo njeri ka një kushtetutë personale! Ja pse...

Çdo njeri ka një kushtetutë personale! Ja pse...

Një miku im më ka mësuar këto kohë që gjithsecili ka dhe duhet të ketë një kushtetutë të vetë personale.

Më pëlqen shumë ky krahasim për të lidhur vlerat dhe besimet e brëndshme me botën e jashtme.

Në fund të ditës, të gjithë kemi rregulla, mendime, bindje, besim etj. Në një farë mënyre kjo është kushtetuta jonë personale.

Nëse e shohim si të tillë, do mund ta respektojmë atë më shumë dhe ti bindemi ligjeve tona personale.

Për dikë një prej ligjeve mund të jetë diçka e tipit “përpiktmëria është gjithmonë e domosdoshme”, për dikë tjeter ligji mund të jetë “çfarëdolloj aktiviteti ku marr pjesë, duhet të ketë gjithmone liri veprimi dhe mendimi”.

Në thelb çdo njeri ka një kushtetutë personale. Disa e respektojnë më shumë atë, disa e përforcojnë në mënyrë absolute.

Ajo që është e rëndësisshme të kuptojmë është që në jetë ka shumë diferenca nga një person tek një tjetër dhe ashtu siç respektojmë ligjet e një shteti tjetër kur udhëtojmë, pamvarësisht a jemi apo jo dakort, ndoshta në të njëjtën mënyrë duhet të respektojmë dhe ligjet personale të të tjerëve.

Kushtetuta personale, ashtu si çdo kushtetutë është e hapur për ndryshim. Një ligj i analizuar mirë, mbas një kohe të caktuar mund të kthehet në subjekt për ndryshim dhe ose heqje totale, por çfarë është e rëndësisshme është që të jemi në dijeni të kësaj kushtetute dhe të ligjeve përkatëse.

Pra, ti që po lexon. Po ti!
Më lejo të të pyes. Kush është kushtetuta jote personale?
Çfarë ligjesh ka brënda? Jam kurioz.

Nëse nuk e di, merr një copë letër ose hap aplikacionin e shënimeve në celular dhe shkruaj çdo gjë që të vjen në mendje.

Nëse do ta ndash me mua dhe lexuesit e tjerë, komento më poshtë dhe na trego për konkluzionet që ke nxjerrë :)


7 komente

  • queporo

    does viagra increase penis size

  • shopdoola

    why cant i import kamagra to canada

  • shopdoola

    Can I Drink Alcohol On Amoxicillin HamAcela cialis pills for sale Spoula Cialis 20 Prezzo

  • nsKHqvmO

    ESszOYvAGmQkW

  • gJouPzXmklAHwtrG

    RrVjLivxCHpe

Shkruaj një koment