Çfarë çmimi ka suksesi?

Çfarë çmimi ka suksesi?

Të punosh fort?!

Shumë nga ne duan benefitet që vijnë me suksesin, famën, lekët, etj...

Por sa nga ne janë të gatshëm të paguajnë cmimin për ti arritur ato?

Suksesi në nivele mbi mesataren është i vështirë për tu arritur dhe shpesh herë vjen me shuuuumë sakrifica.

Sakrificat mund të vijnë në formë kompromisesh, hileve, mashtrimeve.

Pra në këtë rast jemi duke sakrifikuar moralet, etikën apo integritëtin tonë, por ka dhe një lloj tjetër sakrifice.

Sakrifica e kohës.

Për shumicën prej nesh, që duan të arrijnë gjërat me integritet dhe duke bërë mirë për të tjerët, sakrifica e vetme për të arritur sukses është koha.

Për të pasur sukses na duhet durim, vendosmëri, fokus dhe shumë elemente të tjerë të pazëvendësueshëm.

Dhe megjithatë, gjëja që i pengon njerëzit më shumë për të arritur suksesin, nuk është as mungesa ë kohës, as e durimit, as e vullnetit, por mungesa e të qënit i ndërgjegjshëm për atë cka duan.

Të dish në thelb cfarë do të arrish dhe të dish të bësh diferencën midis kësaj të vërtetë dhe imazheve fallco që na janë ngulitur në tru nga mediat, njerëzit e tjerë apo ambjenti që na rrethon...

Kjo po që bën diferencë në jetë.

Nëse mësojmë ti flasim vetes me sinqeritet dhe objektivat që përcaktojmë janë po ashtu të vërteta...

Ekpsperienca më ka mësuar që vullneti, dëshira, fokusi, durimi dhe cdo gjë tjetër që na ndihmon për të arritur atë cka duam, thjesht...

Vijon.


1 koment

  • mzplmcbrxo

    Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?

Shkruaj një koment