Çfarë mund të mësojmë nga emisioni Rick & Morty?!
"Rick and Morty" një emision fëmijësh Amerikan që shfaq jetën e pa-zakontë të një shkencëtari gjeni, mardhënien e tij me familjen e vetë dhe rrugëtimin e tij për të gjetur kuptimin e jetës.
Pëgjatë gjithë emisionit dhe qindra aventurave dhe ngjarjeve absurde dhe të ekzagjeruara që kalon, është e qartë që Rick arrin të gjeje lumturi dhe kuptim vetëm në momentet kur ndërton një mardhënie të thellë me familjen e tij.
Kur arrin të kuptojë që natyra e universit është e çuditshme dhe e pashpjegueshme dhe se njeriu mund të gjejë lumturinë e vërtetë duke jetuar momentin dhe duke shijuar mardhënien me njerëzit e dashur që e rrethojnë.
Mendoj që ky emision, na zbulon një mesazh shumë të thellë dhe njëkohësisht të thjeshtë...
Mesazhin që nëse Rick, si shkencëtari më i aftë në të gjitha universet, nuk arrin dot të gjejë kuptim më të thellë sesa të shijojë momentin dhe kohën me njerëzit e tij të dashur, atëher pse ne përpiqemi të gjejmë kuptimin e jetës në objektiva absurde, në dëshira të ekzagjeruara për të ushqyer egon tonë, në kërkesa materiale që nuk i japin vlerë të vërtetë jetës tonë??
Çfarë mendojmë se do përjetojmë duke blerë një Mercedes Benz të fundit, apo duke patur 2, 3 shtëpi ekstra të cilat i vizitojmë vetem 2,3 herë në vit?
Dhe morali në mendimin tim, nuk është që të ndalojmë së luftuari për më shumë, por të mos përhumbim në objektiva absurde duke i kthyer ato në qëllimin e jetës.
Në të kundërt, të mësojmë të shijojmë momentin dhe çdo mrekulli që na është dhënë sot dhe tani, sepse e tashmja është e vetmja pasuri që zotërojmë dhe mund të shfrytëzojmë.