Çfarë ndodh nëse kemi statistika për mënyrën si jetojmë?

Çfarë ndodh nëse kemi statistika për mënyrën si jetojmë?

Në jetë kemi statistika për shumë gjëra,

kemi plane financiare dhe bilance për të matur ecurine e një biznesi.
kemi njësi matëse (nota) për mënyrën si ecim në shkollë,
kemi llogari bankare për të na treguar sa para kemi në dispozicion, etj.

Po sa njësi matëse kemi për jetën tonë?

Jemi mësuar të përdorim numrat dhe njësitë matëse, për të matur gjëra të rëndësisshme si puna e parave, por a kemi njësi matëse për shëndetin, gjëndjen tonë emocionale, fizike?

A kemi njësi matëse për mënyrën si hajmë dhe sa hajmë?
Për sa kohë kemi shpenzuar duke parë televizion, për kur zgjohemi dhe kur flejmë, për sa gjumë kemi bërë, për sa kemi ecur, për sa para specifikisht kemi shpenzuar sot dhe ku?

A kemi një mënyrë praktike për të matur performancën dhe ecurinë e jetës tonë?

Për shumicën, kjo përgjigjie është jo.

Përgjatë dy viteve të fundit, ndërsa jam përpjekur të jem më sistematik në zhvillimin tim personal dhe në mënyrën si menaxhoj jetën dhe ditën time, kam vënë re një ndryshim rrënjësor edhe në mënyrën si shkojnë ditët, muajt apo vitet.

Kam vënë re që, në mënyrë jo të qëllimshme, kam rregjistruar në mënyrë të vazhdueshme, shumë komponent të jetës time së përditshme.

Duke përdorur celularin tim, kam mundur të rregjistroj në mënyrë të vazhdueshme metrika si shpenzimet e mia ditore, sa ecje bëj çdo ditë, intervalet se kur ushqehem (dhe kur nuk ushqehem), kohën e shpenzuar në celular, kohën kur zgjohem dhe kur flej, peshën time përgjatë kohës, ushtrimet e frymëmarrjes dhe intervalet përkatëse si dhe informacione të tjera të jetës time së ditpërditshme.

Nëse do i referohesha vetes time para dy viteve, do thoja që matja dhe rregjistrimi i kaq shumë informacioneve, është gati robotike, por…

Nëse jemi mësuar të gjejmë vlerën tek buxhetimi dhe planifikimi financiar, pse të masësh komponent të tjerë të jetës tënde duhet të jetë ndryshe?

Nëse kemi metrika për shëndetin, për mënyrën si shpenzojmë kohën dhe ditën tonë… A nuk do krijonte një ndikim, ose minimalisht një ndërgjegjësim më të lartë për mënyrën si po jetojmë?

A nuk do na ndihmonte të menaxhonim më mirë jetën tonë?

Unë mendoj që po.


4 komente

  • unsesia

    levitra on line sale

  • unsesia

    cheapest viagra online pharmacy

  • RLXsrthNv

    NjueMLpJRnGUalVq

  • FOrPMKTQueShG

    vSxMhiDdoesVOmbA

Shkruaj një koment