Ja çfarë ndodh, nëse laheni çdo ditë me dush të fohtë akull!
Te gjithë e dashurojmë të ngrohtin!
Po sa nga ne, do bënin një dush të ftohtë në mes të dimrit???
Kjo është një fabul e shkurtër që ju tregon se si të përballeni me atë cfarë ju frikëson më shumë.
Në ditët e sotme, të gjithë kemi akses tek uji i nxehtë, saunat, banjot turke dhe cdo lloj komforti që mund t’ju shkojë nëpër mendje.
Me gjithë këto të mira që na rrethojnë gjithandej, është e vështirë të mos i marrësh ato si të mirëqëna.
Por cfarë do ndodhte nësë do ju thosha që duke filluar nga sot…
për 3 javë rresht..
Nuk do keni fare ujtë të ngrohtë dhe në vend të ujit të ngrohtë do ishit të detyruar të bënit dush të ftohtë akull!
Cdo ditë?!
Kjo është pikërisht cfarë vendosa të bëj vetë.
Para se të më quani të cmendur, më dëgjoni edhe pak sekonda.
Pasi dëgjova për benefitet e mëdha që dushi i ftohtë ka për shëndetin dhe për një teknikë të quajtur Wim Hof, e cila të mundëson të përgatisësh trupin dhe mendjen për të ftohtin.
Provova dushin tim të parë të ftohtë
Në mes të dimrit!
Hera e parë ishte e vështirë,
Hera e dytë ishte gjithashtu e vështirë,
Hera e tretë ishte disi e vështirë…
Sot, 3 javë më vonë, jam duke u larë cdo ditë me dush të ftohtë akull…
Dhe pamvarësisht se nuk është aktiviteti im i preferuar gjatë ditës…
Dushet e akullta, më kanë mësuar disa gjëra të vyera në vetëm pak kohë…
1. Kur sfidon veten cdo ditë nga pak, do habitesh se cfarë mund të arrish në një kohë afatshkurtër
2. Benefitet më të mëdha janë, pa ekzagjerim… jashtë zonës së rehatisë dhe
3. Nëse arrin të sfidosh atë që të frikëson më shumë…
Atëher edhe pengesat që ju dalin përballë në jetë, papritmas nuk duken aq të pa-kapërcyeshme.
Pra, më lejoni t’ju pyes.
Cfarë ju frikëson më shumë???
Ndoshta duhet të konsideroni të bëni pikërisht atë gjë!
---
P.S. Nëse ju pëlqeu ky shkrim, lutem ndajeni atë me ato pak persona që mendoni që mund ti vlejë ky mesazh.
P.P.S. Disa nga benefitet e dushit të ftohtë, krahas anës psikologjike:
- Rritje e vigjilencës
- Rafinon lëkurën dhe flokët
- Përmirëson sistemin imunitar dhe qarkullimin e gjakut
- Ul imflamacionin (Për ato që nuk e dinë, imlamacioni i vazhdueshëm, është një nga shkaqet kryesore të shumicës së sëmundjeve të kohës tonë.)
- Ndikon në uljen e peshës
- Ndihmon në rigjenerimin e muskujve dhe me dhimbjet pas një stërvitje intensive
- Ndikon në lumturinë tuaj përgjatë ditës
- Ul stresin
- Ul ose largon depresionin (dushet e ftohta thuhet që kanë ndikim të madh në uljen ose largimin e gjëndjeve depresive)
- Rritje testosteroni (për meshkujt, kjo është një mënyrë e provuar për të rritur nivelet e testosteronit, ndryshe kjo nga efektet negative që krijon ekspozimi në ujë të nxehtë)
- Rritje energjie gjatë ditës
Këto dhe shumë benefite të tjera, janë disa nga efektet pozitive që vijojnë si rrjedhojë e dusheve të ftohta.
Nëse keni interes ta provoni dhe vetë, ju sugjeroj të nisni përgatitjen tuaj me një teknikë të quajtur Wim Hof Method:
https://www.youtube.com/watch?v=nzCaZQqAs9I&t=11s
unsesia
on line pharmacy viagra
unsesia
generic for cialis