Jam pa punë! Si t’ja bëj?
Artikulli i sotëm është i frymëzuar nga të paktën 4 ose 5 kërkesa indirekte që kam marrë ditët e fundit për të gjetur punë.
Në vënd që të shpenzoj kohën me fjalë të tepërta, do përpiqem në maksimum për ta bërë këtë artikull sa më informues dhe praktik që të jetë e mundur.
Jetojmë në Shqipëri, nuk është e panjohur që një përqindje shumë e madhe njerëzish vuajnë për të gjetur punë dhe për të gjeneruar qoftë dhe shpenzimet më minimale jetësore.
Mënjanë të gjitha arsyeve se pse e dua Shqipërinë, kjo është një nga gjërat që më mërzisin më shumë, kjo sepse e nis që nga prindërit e mi që i kam vëzhguar prej 17 vitesh teksa menaxhojnë një dyqan simpatik në bllok me histori të gjatë, por që ka po aq vite që del me humbje.
Cfarë i motivon të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë pas kaq shumë vitesh, nuk e kuptoj dhe nuk do ta kuptoj ndoshta edhe për shumë kohë, por ajo që kuptoj është që shumë njerëz në Shqipëri vrapojnë sa andej këndej për të gjetur punë, gjeneruar lek, ndërtuar karierë, vetëm për të përfunduar po në të njëjtën pikë, aty ku nisën (nëse janë më fat).
Dua të bëj dicka për këtë gjë, por nuk është e thjeshtë. Nuk është e thjeshtë sepse e di që vetëm 1% e atyre që e lexojnë këtë artikull do veprojnë dhe do bëjnë dicka me këtë informacion që do ndaj apo me të gjitha informacionet që kam ndarë deri tani në këtë blog, megjithatë do bëj pjesën time dhe jam i kënaqur sikur edhe ai 1% të bëjë dicka, sepse ai 1% mbase do ndikojë një 1%-sh tjetër.
Të dashur miq që po shpenzoni kohën tuaj për të lexuar këtë artikull. Dua ti jap sa më shumë pathos këtij fakti që do ndaj me ju në vijim…
Jetojmë në kohën e vetme në histori ku Shqipëria dhe Shqiptarët kanë po aq mundësi për të patur sukses dhe të ardhura të mëdha financiare sa dhe një person që jeton në mes të New York, madje…
Kemi dhe më shumë mundësi.
Pse?
2 Arsye: 1. Teknologjia dhe interneti dhe 2. Kostoja e lirë e jetesës në Shqipëri
Ndalemi tek e para.
Teknologjia dhe interneti
Kur nisa rrugëtimin tim në fushën e internetit në 2003, asnjë person që më rrethonte nuk e kuptonte për cfarë flisja.
Nëse i përmëndje dikujt që po fitoj ose do fitoj të ardhura nga interneti, të shihte sikur ishe i luajtur.
Por nuk jemi më në 2003, jemi në 2016 dhe të gjithë tani e kuptojnë rëndësine e internetit dhe teknologjisë.
Shumica prej nesh nuk janë më shumë se 1 m larg telofonit tonë të zgjuar.
Facebook, ka tashme 1.7 Miliard përdorues, 3.4 Milard individë kanë akses në internet në të gjithë botën, mbi 2 Miliard individë kanë smartphone dhe megjithatë akoma familjeve tona, shoqërive tona e të afërmve tanë i duket ende e cuditshme që dikush mund të fitoj të ardhura nëpërmjet internetit.
Ka ardhur koha të ndërgjegjësohemi dhe të kuptojme që për herë të parë në histori, ne që jetojmë në Shqipëri, kemi të njëjtat aksese si dikush në New York dhe na mjafton të edukohemi dhe të punojmë fort për të arritur rezultate.
Dhe kur them edukim, nuk flas për një diplome në Princeton apo Haravard, po flas për një vizitë tek një faqe e quajtur www.youtube.com (që shumica e përdorin për të parë video macesh që kërcejnë), duke kërkuar për “how to become a social media manager”, “how to learn internet marketing”, “how to become a programmer” etj etj.
Në ditët e sotme jo vetëm që kemi akses tek burimet më të fundit dhe teknologjitë më të fundit ngado që ndodhemi, por dhe tek edukimi më i përkohshëm, i cili për më tepër ofrohet falas.
Jetojmë në një botë ku mund të pyesësh një asistent virtual se si ishte rezultati i ndeshjes së fundit dhe do të të përgjigjet, jetojmë në një botë ku kemi akses tek informacioni më i fundit me vetëm disa shtypje butonash dhe megjithatë nuk jemi duke bërë asgjë për ta shfrytëzuar këtë mundësi. Pse?
Mungesa e besimit është një nga faktorët kryesor, ambjenti, familja, mënyra si jemi rritur, media, shoqëria etj etj…
Të gjitha këto dhe shumë të tjera ndikojnë tek besimi që kemi dhe si rrjedhojë as nuk provojmë.
Tani dua të jem i sinqertë me ju. Bota e internetit nuk është lojë fëmijësh.
Këtu na ndodh problemi tjeter…
Një pjesë prej jush, do e lexojnë këtë artikull dhe do kujtojnë se ka një pilulë magjike që mund ta gëlltisësh dhe do gjenerosh të ardhura brënda 1 dite.
Harrojeni këtë pjesë. Të punosh në internet është po aq impenjative sa dhe një punë në terren.
Do kohë, punë, dëshirë dhe shumë durim, si cdo gjë tjetër dhe ka po aq risqe sa dhe jeta e ditpërditshme…
Një marveshje e shkuar gabim, një faqe mashtruese që ju bën të besoni se do fitoni brënda 24 orësh, një biznes jo fitim-prurës etj…
Interneti është pafund dhe ka pafund mënyra se si mund të dështoni, por po ashtu ka dhe pafund mënyra se si mund të keni sukses.
Ajo cfarë mund të bëj unë, është t’ju drejtoj në rrugën e duhur, por jeni ju që duhet ti hidhni hapat.
Duke shpresuar që deri në këtë pikë të artikullit keni krijuar një opinion të mjaftueshëm të disa prej arsyeve se pse duhet të investoni në këtë fushë, me lejoni të bëhem me konkret.
Ja një listë me disa prej aktiviteteve që unë personalisht mendoj që gjenerojnë të ardhura duke punuar në distancë ose virtualisht:
- Menaxher i rrjeteve sociale (kjo ndoshta është dhe më e thjeshtë krahasuar me të tjerat) — Lexoni këtë artikull për të mësuar më shumë rreth kësaj teme -> https://goo.gl/Na7XoP
- Përkthyes — e di që duket si punë e zakonshme, por nëse dini qoftë dhe një gjuhë, ka pafund opsione për ju për tu punësuar në distancë duke përdorur faqe si freelancer.com
- Internet Marketer — edhe pse ka qindra variacione të këtij profesioni, edhe aftësitë më bazike, mund tju cojnë shumë larg. Ka kurse pafund që mund të ndiqni online për të mësuar si të marketoni nëpërmjet internetit. Ja një falas (ndër mijëra) -> https://goo.gl/2C36cU
- Krijues faqesh interneti — ndoshta mendoni se kjo është punë e avancuar dhe duhet të jesh programues. Të jeni të sigurt që nuk është e vërtetë. Besojeni apo jo, mund të mësoni të bëni faqe interneti brënda 1 ditë nëse keni realisht vullnetin. Ja një video që sapo gjeta që ju mëson brënda 1 ore e gjys se si të krijoni një faqe interneti -> https://goo.gl/b6rjyb
- Fotograf — me një kamera të mirë dhe ca carcafë të bardhë nga mbrapa mund të përfitoni akses tek miliona biznese qe duan të bëjnë foto profesionale produktesh për të shitur online. Oferta e fundit që morëm për një nga faqet që une menaxhoj ishte i një fotografi në Afrikë që paguhej 75$ për një foto produkti (do e pranojmë).
- Shkrimtar — nëse jeni mirë me shkrimin, mund të shkruani artikuj për kompani dhe individë nëpër botë dhe të paguheni
- Affiliate marketer — mësoni si të promovoni produktet dhe shërbimet e të tjerëve dhe fitoni para.
- Programues — me një kurs intensiv disa javor, mund të mësoni si të programoni dhe të punoni për klientë në distance
etj etj…
Qëllimisht më sipër ju tregova kontraste të ndryshme mundësish, për t’ju bërë të kuptoni që ka shumë variante dhe rrugëtime të ndryshme që mund të ndiqni.
Duhet thjesht të shpenzoni kohën për të mësuar dhe praktikuar.
Cdo gjë është në dorën tuaj, por nuk do jetë e lehtë dhe nuk do jetë e shpejtë. Do dojë kohë, durim dhe mbi të gjitha besim.
Dhe nëse do vendosni të investoni kohën për të përmirësuar të ardhmen tuaj, ja disa gabime që duhet ti evitoni por që me shumë mundësi do ti bëni gjithsesi:
- Do shpërndaheni në shumë rrugë (nëse shpërndaheni në shumë gjëra do dështoni)
- Do shihni një reklamë që thotë se mund të bësh para brënda 24 orësh dhe do ta besoni (kam 14 vjet që merrem me këtë fushe, ju garantoj që nuk ekziston një mënyrë e tillë)
- Do përpiqeni të bëni dicka që është larg kompetencave tuaja (nëse nuk di gjuhë të huaj, nuk mund të bëhesh përkthyes)
- Do dorëzoheni me tentativën e parë (98% prej jush do provojnë dicka dhe do demoralizohen që herën e parë)
- Do konsultoheni me komshijen (komshija do ju thotë që mënyra më e sigurtë për të ecur në jetë, është të marrësh një diplomë dhe të përfundosh shkollën)
- Do vazhdoni të bëni atë që keni bërë gjithmonë (do e injoroni komplet këtë artikull dhe do vazhdoni të coni CV në 100 vënde, me shpresë se dikush do i vlerësojë aftësitë tuaja. Si dihet, e mundur është)
- Do merreni 10 minuta me këtë cështje dhe pastaj do dilni në konkluzionin që nuk ja vlen të shpenzoni kohën tuaj
- Nuk do bëni asgje.
Edhe pse i ashpër, realist… Më lejoni t’ju them disa nga gjërat që do bëni sic duhet, nëse veproni:
- Do shpenzoni të paktën 24 orë (orë të plota), për të mësuar bazat e një prej fushave të përmëndura më sipër (qoftë edhe nga 1 orë në ditë).
- Do persistoni (nuk do arrini rezultate herët e para, por eventualisht do arrini dicka)
- Do kontaktoni me shumë njerëz (klienti juaj i parë mund t’ju thotë jo, por një nga ato 30 veta që do kontaktoni do thotë po)
- Do beni nga një hap të vogël cdo ditë (gur gur bëhët murr)
- Do shoqëroheni me njerëz që e kanë arritur atë që ju doni të arrini
- Do fokusoheni (në një drejtim që i përshtatet karakterit tuaj)
- Do keni besim (edhe pse nuk do bëni gol me të parën, eventualisht do ja dilni)
- Do praktikoni (pa praktikë nuk ka gol)
- Do eksperimentoni (nëse ideja e parë nuk ecën, e 11-ta do funksionojë)
- Do e konsideroni këtë investim një lojë afatgjatë (nëse mendoni për si do jeni 5 vitesh, jo nesër, do keni sukses)
- Do keni durim. Kjo është pika më e rëndësisshme.
Për ta mbyllur me një këshillë të fundit.
Nëse jeni të rrinj (poshtë të 30-tave), keni gjithë jetën përpara, fokusohuni që të krijoni eksperiencë dhe mos mendoni për lekun e momentit. Jam shumë i sigurtë që mund tja dilni për bukuri dhe me qofte dhe gjizë.
Nëse ju kanë rënë përgjegjësitë mbi supe, gjeni një punë bazë (sado të zakonshme) dhe ndërkohë pas pune investoni kohën për tu edukuar në fushën dixhitale. 1 orë në ditë praktike dhe edukim, do ju cojë shumë larg.
Së fundmi dua ta mbyll me avantazhin e dytë të madh që kemi si Shqiptar… Kostoja e lirë e jetesës.
Nëse vendosni ti jepni vetes vetëm atë cfarë keni nevojë dhe të hiqni lukset për disa kohë nga lista, kjo do ju japi një luks edhe më të madh, kohën tuaj…
Duke i dhuruar vetes kohën që ju nevojitet për të investuar në edukimin tuaj, eventualisht do keni një kthim në investim marramëndës dhe nuk po flas për miliona.
Mos harroni që një rrogë me nivel Europian në Shqipëri, mund t’ju bëjë të jetoni me cdo luks që dëshironi dhe nëse shpenzoni kohën e duhur për të zotëruar një nga rrugët e mësipërme, ju garantoj me 100% që eventualisht do ta gjeni veten duke punuar me jo më shumë se një kompjuter dhe një akses interneti.
Ju uroj shumë suksese,
Laidi
P.s. Për të parë më shumë artikuj nga mua, shfletoni këtë blog dhe do gjeni perspektiva të tjera që mbase ju interesojnë.
aiikhobek
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – 18 Amoxicillin Online otp.eapf.laidiferruni.com.txl.iq http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/
ecilunipeyu
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – 18 Buy Amoxicillin Online fkx.nbff.laidiferruni.com.nsi.yl http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/
obimukewoi
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin 500 Mg Amoxicillin 500 Mg qcs.jsaz.laidiferruni.com.vcs.fg http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/
igafulo
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin 500mg Capsules Buy Amoxicillin Online qyw.yswk.laidiferruni.com.hit.qo http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/