Kam një mesazh!

Kam një mesazh!

Sinqeriteti… Një fjalë dhe një premtim për të treguar të vërtetën dhe për të ndjekur të vërtetën.


Dhe e vërteta ime është e tillë.

Jam në një pozicion unik për të ndikuar dhjetra mijëra Shqiptarë, ndoshta dhe qindra mijëra dhe megjithatë një pjesë e madhe e imja më ka ndaluar ta bëj këtë gjë.

Pse?

Po të marrim si referencë një pjesë nga filmi i parë i Sipder Man, Ben Parker i thotë nipit të tij frazën ikonë që nga ngelur tashmë dhe si shprehje e përzgjatur në referencat e çdo personi që ndodhet në një pozicion të tillë….

“With big power, comes big responsability”…
Shqip: Me pushtet të madh, vjen përgjegjësi e madhe…

Duke e thënë këtë, dua të qartësoj që nuk më është dhënë as një post në politik, as nuk kam fituar llotarinë, që të kem mundësinë ta shpërndaj dhe nuk jam bërë as drejtor i tatimeve që të kem mundësinë ti bëj më të lehtë punën bizneseve…

Por…

Ajo që më është dhënë është një zë.

Një zë që ka mundësinë të shpërndahet në mijera e mijëra vetë dhe si shumë Shqiptarë unë e kam heshtur më shumë seç e kam shfaqur këtë zë.

Sigurisht për shumë nga ju që më ndiqni nëpër rrjete sociale e dini që here mbas here, ndaj postime dhe shprehje motivuese, por a është kjo mjaftueshëm?

A janë disa shprehje dhe dy, tre foto, përdorimi më i mirë i zërit tim kundrejt dhjetra mijëra Shqiptarëve që më ndjekin?

Unë them jo.

Unë them që secili prej nesh ka një zë të rëndësisshëm përbrënda dhe diçka të vlefshme që mund të shpreh...

Me komshiun, me 2, 3 shokët dhe shoqet e ngushta, me 100 vetat që e ndjekin në Facebook apo Instagram dhe me këdo që kanë afër dhe mundësi të influencojnë.

Të gjithë kemi një zë dhe të gjithë jemi vazhdimisht në dilemën për ta përdorur ose jo atë.

A do t’më dëgjojë dikush?
A jam i zgjuar mjaftueshëm për ti dhënë mënd të tjerëve?
Po sikur tmë gjykojnë?
Po nëse ja fus kot?
Po sikur mos më lejnë më rehat me komente e mesazhe nëse ndaj diçka, etj, etj…

Me çdo zë, vijnë dhe një mijë zëra të tjerë që përpiqen të të bëjnë memec, por…

Nëse duam të bëjmë ndikim,

Duhet të mësojmë ti heshtim këto zëra dhe të kuptojmë që i vetmi zë që ka rëndësi, është ai që mund të ndajmë me të tjerët dhe se ndonjëherë disa fjalë…

Kanë fuqinë të prekin zemrën dhe shpirtin e dikujt, në një mënyrë që ne nuk na e ka pritur kurrw mendja.


29 komente

  • unsesia

    long term affects of kamagra

  • unsesia

    cialis for sale in usa

  • Hamish

    Hamish billige fotballdrakter til menn, dame og barnhjemmedrakt,
    bortedrakt og tredjedrakt samlet i èn butikk {.
    Dorth

  • Edward

    Edward arsenal fotboll,fotbollströja med eget tryck
    barn,ronaldo matchtröja barn,sverigetröja eget tryck,köpa signerade fotbollströjor {.
    Suzan

  • Hulda

    Hulda roma drakt 2020 , fremtiden for wayne rooney i manchester united igjen rocka problemet er ikke velsmakenderjcdls koln bpqmkaggrunnen {, markedssjef i Jimfi

Shkruaj një koment