Keni dyqan online? Nëse jo, lexoni këtë artikull….

Keni dyqan online? Nëse jo, lexoni këtë artikull….

Keni dyqan online? Nëse jo, lexoni këtë artikull….

Nëse po e lexoni këtë, shanset janë që nuk zotëroni një të tillë dhe nëse kam të drejtë, më duhet t’ju them që jeni duke lënë shumë të ardhura në tavolinë.

Është e zakonshme të dëgjosh menaxher apo pronar biznesesh gjithandej të shprehen se puna ka rënë, ekonomia është me e dobët, njerëzit janë të trembur dhe nuk shpenzojnë etj etj.

Kam dëgjuar lloj lloj mendimesh se pse biznesi është në rënie, por në të njëjtën kohë, ndërkohë që punoj me biznese të suskesshme në Shqipëri, shoh që kanë diçka të përbashkët…

Bizneset e suksesshme ndjekin gjithmonë tregun.

Në vend që të ankohen se pse nuk ka punë, pyesin veten, çfarë kërkon tregu sot, si mund ti shërbej klientëve të mi më mirë, çfarë produkti duhet të ofroj për të dhënë më shumë vlerë, etj.

Bizneset e suksesshme kuptojnë gjithashtu se ku shkon vemendja e klientëve të tyre.

Dhe ku është vemendja e klientëve sot?

Përgjigjia: Online.

Kudo që sheh, edhe rrugëve të bllokut edhe në qëndra tregtare, është e thjeshtë të identifikosh një në 2 vetë që kanë celularin e tyre në dorë, ndërkohë që shohin pëlqimet dhe komentet e tyre në Instagram, Facebook apo platforma të tjera.

Mbi 1,300,000 vetë janë të aksesueshëm në Facebook dhe Instagram, vetëm nga Shqipëria.

Mbi 500,000 në What’s App

Mbi 3,000,000 Shqiptarë të aksesueshëm nëpër botë…

Dhe po marr si referencë Shqiptarët meqë ky artikull është i drejtuar atyre.

Të gjithë këto njerëz janë klientë potencial dhe për ti arritur ato, duhet një njësi shitëse.

Shumë biznese mund të reklamojnë tek këto njerëz duke u përpjekur ti tërheqin ato në dyqanet e tyre fizike dhe kjo nuk ka asgjë të keqe, por kjo e limiton shumë suksesin e tyre.

Pse? Për të vetmen arsye sepse janë duke lënë 9/10 e klientëve potencialë në tavolinë.

Skenari 1: Një individ, është duke parë një reklamë, klikon reklamën, shkon tek faqja e promovimit ose e Facebookut, sheh dy, tre informacione dhe largohet.

Skenari 2: Një individ, sheh një reklamë, klikon tek reklama, i hapet një faqe me të gjitha produktet e listuara. Klikon tek produkti i preferuar, klikon butonin “Blej Tani” ose “Shto në Shportë”, shkruan të dhënat e veta dhe blen.

Si biznes apo shitës, cilin skenar preferoni?

Përgjigjia është evidente dhe megjithatë, 99% e bizneseve nuk e praktikojnë këtë gjë.

Shumica e bizneseve edhe nëse bëjnë reklama, nuk kanë thuajse asnjëherë një mënyrë konkrete për të kthyer një person të interesuar, në një klient apo blerës.

Pikërisht për këtë shërben një dyqan online.

Një dyqan online është mekanizmi që mundëson kalimin nga reklama tek transaksioni dhe shumë thjesht e thënë, është çka mundëson të gjenerohen të ardhura.

Bota e shitjes online është e jashtëzakonshme dhe i hap dyert çdo Shqiptari apo biznesmeni për të shitur në mënyrë efektive brënda dhe jashtë vendit.

Për këtë aryse një ndër qëllimet e mia kryesore është të përgatis sa më shumë vetë të përgatiten për këtë treg të jashtëzakonshëm duke ofruar trajnime falas dhe me pagesë.

Nëse jeni një biznes apo individ që dëshiron të mësojë të ketë sukses në këtë fushë, kam zgjidhje për ju.

Një ndër këto zgjidhje është trajnimi që jam duke organizuar në datë 3,4 dhe 5 Maj, i cili ka për qëllim t’ju përgatis hap mbas hapi për të pasur sukses në tregun dixhital.  -> http://bit.ly/trajnim-ecommerce

Në këtë trajnim do mësoni hapat e nevojshëm për të përgatitur dyqanin tuaj të parë, të zgjidhni produktet për të shitur (nëse nuk keni ekzistente), si të reklamoni si profesionist dhe në fund të ditës, si të gjeneroni shitje.

Trajnimi është për ju nëse:

  • Zotëroni ose menaxhoni një biznes dhe doni të rrisni ndjeshëm të ardhurat.
  • Punoni me klientë të cilëve dëshironi ti rrisni të ardhurat
  • Keni një ose më shumë produkte dhe doni ti shisni ato në mënyrë efektive
  • Keni interes për të mësuar mbi këtë fushë dhe e konsideroni atë si një mundësi për të krijuar një karierë konkrete
  • Keni një apo më shumë shërbime për të shitur dhe doni të mësoni ta bëni këtë në mënyrë efektive
  • Doni të mësoni si të reklamoni në mënyrë efektive nëpërmjet rrjeteve sociale
  • Doni të punoni në distancë për klientë të ndryshëm dhe të fitoni në bazë shërbimi
  • Jeni i punësuar në një biznes dhe dëshironi të rrisni pozicionin apo pagën tuaj në atë biznes
  • Etj.

Nëse një nga pikat e mësipërme ju përshtatet, ndoshta mund të konsideroni trajnimin e Majit -> http://bit.ly/trajnim-ecommerce

Në përfundim të këtij trajnimi, ju do jeni të pajisur me një dyqan online konkret dhe do jeni gati për të shitur.

Gjithashtu nëse merrni pjesë, do përfitoni akses në një grup privat në Facebook me mbi 20 orë trajnime lidhur me krijimin dhe reklamimin e dyqaneve online si dhe shumë tema të tjera ekstra.

Ndërkohë nëse nuk jeni gati të investoni për një trajnim të avancuar, ju sugjeroj të nisni thjeshtë duke edukuar veten nëpërmjet materialeve pa pagesë që mund të gjeni online, qoftë në faqen time apo në Youtube.

Ajo çka është e rëndësisshme është që të bëni një hap për të mësuar si të integroheni në këtë fushë.

Nëse sot tregu fizik është akoma dominant, në 5-10 vite tregu online do jetë absolutisht dominant dhe më të përfituarit do jenë ata që fillojnë sot.

 

Ju uroj shumë suksese,

Laidi Ferruni

Keni pyetje, mos hezitoni të më kontaktoni duke përdorur formën në vijim -> https://laidiferruni.com/pages/na-kontaktoni

Ose duke më kontaktuar në Facebook: www.facebook.com/pg/laidiferruni123/

Për të lexuar më shumë artikuj nga mua, klikoni këtu -> https://laidiferruni.com/blogs/news

 

 


Shkruaj një koment