LinkedIn është vendi nr.1 për karieristët!?
Nuk ishte para shumë kohe kur e zbulova Linkedin.com për herë të parë, por është bërë më pak se 6 muaj që jam duke e përdorur në mënyrë intensive për tu lidhur me njerëz të rëndësisshëm, për të krijuar kontrata të reja me partner potencial, për të punësuar, për tu punësuar, për të ngritur investime etj etj…
Për ju që nuk e dini se cfarë është Linkedin. Linkedin.com është rrjeti social më i madh në botë për profesionistet. Kjo përfshin njerëzit që janë në punë, aspirojnë të futen në punë apo ato që kanë bizneset e veta ose praktikojnë një lloj profesioni të vecantë…
Duhet kuptuar dicka… Në ditët e sotme, është gabim i madh të injorohet fuqia e internetit dhe kur vjen puna për karierën apo biznesin tuaj, nuk duhet bërë shaka!
Fakti më interesant (pamvarësisht se unë nisa të punoj me Linkedin për të kontaktuar me të huaj), është se në Shqipëri është bërë jashtëzakonisht i famshëm dhe i përdorur.
Të gjithë kontaktet cilësore që kam në listën time, janë tashmë pjesë e Linkedin dhe e përdorin atë në mënyrë të vazhdueshme.
Konkretisht, ja disa nga arsyet kryesore pse duhet ta përdorni menjëherë këtë platforme:
1. Provë Sociale
Nëse keni shumë kontakte dhe si rrjedhojë keni shumë referime, të gjithë ata që do shohin profilin tuaj do kenë mundësinë të krijojnë një sens shumë më të gjërë të profesionalizmit tuaj dhe aftësive tuaja specifike. Kjo gjë do ju ndihmojë të bëheni më të rekrutueshëm nga punëdhënës potencial ose më të identifikueshëm për partneritete të reja, të cilat i drejtohen aftësive tuaja specifike.
2. Nuk është Facebook
Shpesh herë i drejtohemi Facebook për të pasqyruar kush jemi, mirpo kur vjen puna tek puna, Facebook është gjëja e fundit që do donit ti jepnit punëdhënësit tuaj, ose një partneri potencial. Linkedin është imazhi juaj në një mënyrë shumë më profesionale, duke ju lejuar të ekspozoni në publik vetëm ato informacione të cilat janë realisht të përshtatshme për punën. Se ku i pini birrat mbas pune, është një informacion që rezervohet për miqtë tuaj dhe ata që janë të interesuar për jetën tuaj personale.
3. Funksionon
Motra ime, vetëm muajin e kaluar, ka marë 3 oferta pune! 2 brënda vendit dhe një jashtë. Kjo menjëherë mbasi i mbusha mëndjen të merej me profilin e vetë në Linkedin. Qoftë një vend pune i ri, një kontratë e re apo një kërkesë për investim, Linkedin thjesht funksionon dhe është mjeti më i mirë që ekziston aktualisht për tu lidhur me personat e duhur.
Dhe duke i thënë këto, ja disa këshilla konkrete se cfarë të bëni me profilin tuaj të Linkedin (pasi e keni hapur, ose mbasi ta hapni):
–
1. Shtoni numrin e kontakteve
90% e njohjeve serioze që unë kam, kanë mbi 500 kontakte.
Në Linkedin, mbasi ke arritur 500 kontakte, numri i tyre shfaqet me shenjën plus “500+”. Kjo të mundëson që të dukesh i barabartë edhe me një person të mirënjohur që mund të ketë mbi 5000 kontakte. Pa dashur, numri i kontakteve lidhet drejt-perdrejt me rrjetin e influencës që keni, prandaj një punëdhënës apo një partner i ri i kushton po aq rëndësi numrit tuaj të kontakteve sa dhe vetë profilit tuaj në vetvehte.
Një numër më i madh kontaktesh ju jep më shumë provë sociale, por dhe më shumë vlerësime, për të cilën do shprehem në vijim…
Për të shtuar numrin e kontakteve ka shumë mënyra, por mund ta nisni duke përdorur mjetet që ju ofron vetë Linkedin, si psh. mundësia për të ftuar të gjithë kontaktet tuaja të emailit që të bëhen kontakte dhe në Linkedin.
2. Aftësitë dhe vlerësimet
Gjatë kohës që jeni në Linkedin, sigurohuni që të shkruani dhe të shfaqni të gjitha aftësitë tuaja specifike në platformë. Kjo do ndihmojë punëdhënësit apo partnerët potencial për të identifikuar aftësitë unike që ju karakterizojnë ju.
Gjithashtu duke vendosur aftësitë tuaja të vecanta, i lejoni vehtes dhe mundësinë për të tërhequr vlerësime nga njohjet tuaja.
LinkedIn i kërkon cdo kontakti tuaj për të vlerësuar nëse mendojnë që ju jeni të aftë për aftësinë e paraqitur apo jo. Sigurisht nuk përbën asnjë dëm nëse dikush nuk klikon vlerëso ose “Endorse” sic është e shkruajtur në Anglisht.
Sa më shumë vlerësime të keni nga kontaktet tuaja, aq më të besueshëm do jeni para një personi që është i interesuar ndaj jush.
3. Bëhuni aktiv
Krijimi i një profili të mirë, është vetëm pjesa e parë. Tani e tutje, puna juaj është të mbani profilin tuaj sa më aktiv duke postuar statuse, mundësisht artikuj dhe sa më shumë të reja përsa i përket aktiviteteve tuaja. Sa më aktiv jeni, aq më shumë mundësi do tërhiqni në jetën tuaj.
Duke qënë se në këtë artikull isha tepër specifik përsa i përket një mjeti që mund të përdorni, do doja të dija dhe mendimet tuaja përkatëse përsa i përket kontributit që ju jep ky artikull. Nëse mendoni që duhet të postoj artikuj të ngjashëm në të ardhmen, më shkruani tek laidiferruni@gmail.com.
Për të më shtuar në Linkedin, Klikoni Këtu
Suksese,
Laidi