Lumturia është zgjedhje! Ja disa këshilla praktike për të qënë më të lumtur!

Lumturia është zgjedhje! Ja disa këshilla praktike për të qënë më të lumtur!

1. MIRËNJOHJE, MIRËNJOHJE, MIRËNJOHJE.

Mirënjohja është provuar shkencërisht që ka një efekt thuajse të menjëhershëm në lumturinë tonë. Nëse doni të jeni të lumtur, praktikoni mirënjohjen. Nisni duke vlerësuar gjërat e thjeshta në jetën tuaj.



2. MËSONI NGA E KALUARA, PUNONI PËR TË ARDHMEN, JETONI NË TË TASHMEN

E kaluara, ka kaluar, mësoni nga ajo dhe shikoni përpara. E ardhmja është e rëndësisshme, por mos jetoni duke fantazuar për të. Punoni sepse pëlqeni ajo që bën dhe jetoni në të tashmen.




3. NËSE DONI TË JENI TË LUMTUR, RRETHOJENI VETEN ME NJERËZ TË LUMTUR

Ambjenti dhe njerëzit që na rrethojnë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në lumturinë tonë. Familjen nuk e ndryshoni dot, por shoqërinë dhe njerëzit me të cilet shpenzoni shumicën e kohës, e keni pa diskutim në dorë.

4. MBANI TRUPIN AKTIV.

A e dini që mënyra si qëndroni (psh. të drejtoni trupin, mbani kokën lart etj.), ndikon në mënyrë thuajse të menjëhershme në mënyrën si ndiheni? Nëse doni të jeni të lumtur, niseni duke mbajtur një qëndrim më të impostuar dhe së dyti duke qënë më aktiv.

5. USHQIMI NDIKON MËNYRËN SI NDIHENI

Jo në sensin që një çokollatë do ju bëj të ndiheni mirë, madje e kundërta. Nëse ushqeni trupin tuaj me sheqerna te tepërta, ushqime të procesuara, konservuara, etj. shanset jane që do ndiheni keq shumicën e kohës dhe po ashtu nuk do keni energji.




6. MENDËSIA QË KENI, JU BËN TË LUMTUR OSE TË PA-LUMTUR

Pse disa njerëz janë më të lumtur se të tjerët? Mënjanë aspekteve ushqimore, fizike etj. Në thelb njerëzit e lumtur, kanë një mendësi më praktike për jetën dhe përpiqen ti shohin gjërat që ndodhin me një mendje pozitive.

7. SHUMICËN E RASTEVE, NUK MUND TË KONTROLLOJMË ATË QË NDODH, POR E SIGURTË QË MUND TË KONTROLLOJMË MËNYRËN SI REAGOJMË NDAJ ASAJ QË NDODH.



8. NËSE DONI TË JENI TË LUMTUR, MOS KRAHASONI JETËN TUAJ ME ATË TË TË TJERËVE.

Një pikë absolute për të qënë më të lumtur. Sidomos në ditët e sotme ku kemi një gjenerator krahasimi ne xhepat tanë. Vlerësoni jetën tuaj, jo atë të të tjerëve.




14 komente

  • queporo

    levitra non prescription

  • shopdoola

    buy levitra from canada no rx

  • rowunic

    http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Amoxicillin No Prescription Amoxil Dose For 55 Pounds emo.pecq.laidiferruni.com.cwc.nl http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/

  • bayusuo

    http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Amoxicillin 18 gws.kbdk.laidiferruni.com.slg.st http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/

  • shopdoola

    Viaga From India HamAcela cialis online cheap Spoula Where To Buy Cheap Cialis

Shkruaj një koment