Nëse kontribuon në këtë mënyrë, do ecësh në jetë!

Nëse kontribuon në këtë mënyrë, do ecësh në jetë!

Ka dy lloj mënyrash për të dhënë/kontribuar!

E para është duke pritur diçka në këmbim.
E dyta është duke e bërë thjesht sepse ke dëshirë dhe akti i dhënies të përmbush dhe të dhuron kënaqësi.

Kur japim duke pritur diçka në këmbim, të tjerët mund ta kuptojnë me thjeshtësi, sepse çdo sinjal që trupi jonë lëshon, duke filluar nga gjuha e trupit, tonaliteti etj. nënkupton që dëshira për të dhënë në këtë rast nuk është e sinqertë.

Kur japim sepse duam, sepse me sinqeritet deshirojme të kontriubojmë apo shtojmë diçka në jetën e dikujt, jo vetëm që do ndihemi më mirë, por dhe ndikimi do të jetë i shumëfishtë.

Të japësh pa pritshmëri, ne mendimin tim, është një çelës universal që hap dyer nga më të paimagjinueshmet në jetë.

Nëse e praktikon, vetë do ndihesh më mirë, njerëzit rreth teje do ndihen më mirë dhe përfitimet direkte apo indirekte do jenë më të mëdha gjithashtu, sepse dashamirësia tërheq gjithashtu dashamirësi nga të tjerët.


Shkruaj një koment