NJË DYQAN ONLINE MUND TË JETË NJË BURIM TË ARDHURASH FANTASTIK PËR JU

NJË DYQAN ONLINE MUND TË JETË NJË BURIM TË ARDHURASH FANTASTIK PËR JU

Frika e virusit ka prekur shumë biznese dhe do prek akoma më shumë biznese në vijim, sidomos ato fiziket.
Dyqanet fizike, qëndrat tregare etj, janë më të prekurat sepse kanë të bëjnë drejpërjdrejt me qarkullimin e njerëzve.

Kur qarkullimi i njerëzve ndalon, çdo gjë ndalon dhe kjo mund të jetë edhe fatale për një biznes fizik.

Nga ana tjetër qarkullimi i njerëzve online në këto kohë nuk është ulur, përkundrazi është rritur dhe si rrjedhojë njerëzit janë duke shpenzuar shumë më shumë kohë duke parë dyqane dhe produkte online, ndërkohë që transporti i mallrave për shumicën e botës, vazhdon të funksionojë në mënyrë efektive.

Në njëfarë mënyre, ditët më të vështira të një biznesi fizik, mund të kthehen në ditët më fitimprurëse të një biznesi dixhital.

Duke e thënë këtë, qëllimi im nuk është të demoralizoj pronarët e bizneseve fizike, por thjesht të ofroj një këndvështrim ndryshe, një këndvështrim të nevojshëm për të përshkallëzuar biznesin e tyre dhe në botën dixhitale.

Një dyqan online mund të jetë portali i nevojshëm i shitjeve edhe në tregun lokal edhe ndërkombëtar.

Për shumicën prej jush është e mundur që të krijoni një dyqan online sot dhe të filloni të shisni në tregje ndërkombëtare duke përdorur një praktikë që quhet “Dropshipping”.

Për ata që nuk e dinë dropshipping të mundëson të bashkëpunosh me biznese dhe magazina që kanë dhe stokun në dispozicion, edhe marrin përsipër dërgesën tek klienti për ju.

Ju nuk keni asnjë mall në pronësi, por në të njëjtën kohë keni një dyqan me dhjetra, qinra apo mijëra produkte në dispozicion, i cili punon për ju automatikisht 24 orë të ditës dhe 7 ditë të javës.

Kjo është fuqia e botës dixhitale dhe kjo është fuqia e një biznesi online.
Nëse nuk keni një të tillë, ndoshta ka ardhur koha të konsideroni.
Mënyrat për të ndërtuar një të tillë janë të shumta.

Platforma më e njohur dhe më e mirë aktualisht për të krijuar dyqane online është Shopify dhe është relativisht e thjeshtë për tu zotëruar nëse investon kohën e duhur.
Nëse nuk dëshironi të shpenzoni kohën tuaj, mund ta delegoni ndërtimin e një dyqani tek një ekspert apo agjensi që ka mundësinë ta bëjë për ju.

Për këdo që nuk ka mundësi të ndërtojë vetë një dyqan, kemi krijuar një zgjidhje praktike, në linkun në vijim -> http://bit.ly/3aVOmPz


Cilëndo rrugë që të zgjidhni, mundësitë në internet janë të pafundme dhe ndoshta ky është momenti perfekt për të nisur një biznes online.

Shkruaj një koment