Një formulë e thjeshtë (por jo e lehtë) për të pasur sukses në rrjete sociale!

Një formulë e thjeshtë (por jo e lehtë) për të pasur sukses në rrjete sociale!

Ka një formule shumë të thjeshtë (por jo të lehtë) për të pasur sukses në rrjete sociale dhe për të rritur numrin e ndjekësve në mënyrë të shpejtë. Doni ta dini cila është formula?

Duhet të ndani materiale, informacione apo video të cilat njerëzit vërtet duan ti dëgjojnë dhe ti ndjekin.

E di që shumë do thonë "Laidi, sna the ndonjë gjë të re apo të veçantë" dhe pikërisht këtu qëndron problemi...

Njerëzit kërkojnë për teknika, strategji dhe lloj lloj sekretesh të fundit për të gjeneruar rezultate online dhe nuk është se nuk ka të tilla, por realiteti është që si Facebook ashtu dhe Instagram apo platforma të tjera të ngjashme, pamvarësisht ndryshimeve të fundit të algoritmeve, të gjitha platformat në thelb, kanë tentuar gjithmonë të ndajnë dhe filtrojnë materialet e padobishme nga ato të dobishme.

Pra në fund të ditës, këto algoritma, sa më të mirë bëhen, aq më të aftë janë për të ndarë materialet me vlerë nga ato pa vlerë dhe aq më mirë për ju nëse bëni pjesë tek kategoria e parë.

Arsyeja pse shumë njerëz ankohen nga algoritmat është sepse në fund të ditës nuk janë duke ndarë diçka që njerëzit e duan vërtet ta ndjekin.

Kam pasur plot raste kur një video e thjeshtë ka shkuar virale në të dyja platformat dhe kjo ndodh pikërisht prej faktit që njerëzit kanë dashur ta ndjekin atë video.
Për ta qartësuar dhe më tej, nëse kemi një video që zgjat 120 sekonda (2 minuta) dhe shikuesit e shohin atë mesatarisht 10 sekonda, kjo konsiderohet një video me ndërveprim dhe shikueshmëri të ulët.

Në të kundërt, nëse shikueshmëria mesatare është 30 sekonda e sipër, kjo konsiderohet një video me ndërveprim shikueshmëri të lartë.

Facebook, Instagram dhe platforma të tjera të ngjashme e kuptojnë këtë gjë dhe si rrjedhojë e shpërndajnë më shumë në rrjetin e tyre.

Sigurisht algoritmat masin shumë faktorë dhe i mësipërmi është vetëm një, por konkluzioni këtu është i thjeshtë...

Nëse doni të keni sukses në rrjete sociale, filloni dhe mendoni çfarë i vlen vërtet targetgrupit tuaj të ndjekësve dhe jo çfarë mendoni ju se i vlen.

Ju përshëndes dhe ju uroj një të dielë të bukur të gjithëve!

22 komente

  • XpSYurWxjvGBtcsT

    zFiktTrE

  • Aferdita Mehmeti

    Sukses ne rrjetet sociale per te pasur sa me shume shikueshmeri

Shkruaj një koment