Nuk keni dyqan online? Ja çfarë po humbisni!
Nëse merreni ose keni lidhje me fushën e tregtisë në Shqipëri apo në cfarëdolloj
vëndi të botës, shanset janë që nuk keni investuar ende në një dyqan online.
Dhe për këtë deduktim nuk bazohem në shifra zyrtare, po thjesht në një perceptim të thjeshtë që çdokush që e lexon këtë artikull mund ta bëjë.
Mjafton të shkosh në Facebook ose në Google, të hapësh listat e bizneseve dhe të shohësh sa prej tyre kanë dyqan online…
Shumica nuk kanë as një faqe interneti, mos flasim për një dyqan.
Si një person që ka vite që punon me botën dixhitale dhe ka menaxhuar me dhjetra dyqane online gjatë viteve, për veten apo për klientë, mund t’ju them që nëse nuk zotëroni apo menaxhoni një të tillë,
E thënë thjesht, po lini para në tavolinë.
Shumë para.
Nëse do ishim para 10 vitesh, ky shkrim do ishte më indirekt, por sot…
Sot në 2019, kudo që rrotullon kokën, kemi njerëz me kokat e përkulura ndaj ekraneve të tyre.
Ka rënë puna?
Më vjen keq për sinqeritetin, por në vend që ti kaloni fajin qeverisë dhe ekonomisë që është copë copë, hidhini njëherë sytë atyre bizneseve që po bëjnë kërdinë aktualisht thjesht sepse kanë kuptuar se ku ka shkuar vëmendja e njerëzve.
Më fal po edhe nëse e keni dyqanin në bllok, ato personat që po kalojnë aty, ose janë me kufje në vesh duke dëgjuar diçka, ose duke parë celularin e tyre.
Pak e më pak veta janë duke e kthyer kokën për të parë se çfarë artikujsh ka dyqani juaj në vitrinë.
është thjesht realiteti dhe rregull i thjeshte biznesi.
Ku shkon vemendja e klientit, shkon dhe paraja.
Pra si mendoni?
Ka rënë puna, apo nuk po funksionojnë më banerat e afishuara me 50% ulje nëpër vitrinat e dyqaneve?
Ka rënë leku apo njerëzit po shohin në drejtim tjetër nga më parë?
Jam i sigurtë e keni kuptuar se ku dua të dal…
Realiteti është që si biznes, në një mënyrë apo një tjetër (përjashtuar disa raste shumë të ralla), duhet të investoni në botën dixhitale.
- Duhet të investoni në punën me rrjetet sociale
- Duhet të investoni në markën tuaj online
- Duhet të investoni para në Facebook dhe Instagram Ads
- Duhet të investoni në email marketing dhe
Sic e thashë dhe më sipër, duhet të investoni në një Dyqan Online.
Të kesh një dyqan online është domosdoshmëri për ditët e sotme dhe për të konkuruar në treg.
Kush e kupton mirë llogjikën e asaj që përmënda më sipër e kupton gjithashtu që një dyqan online, ashtu si dhe një dyqan fizik, është një vend ku njerëzit shkojnë për të parë atë cka ju intereson dhe për të blerë.
Ndryshimi është që një dyqan fizik do ju kushtojë nga 300-2000 Euro+ në qera mujore (sidomos nëse ndodheni në një nga vendet me më shumë qarkullim njerëzish) dhe një dyqan online do t’ju kushtojë përreth 29$ në muaj nëse investoni në një platformë të mirë si Shopify ose variante të tjera të ngjashme.
Dhe në rastin e dytë mund të coni mjëra klientë potencial direkt në dyqanin tuaj dixhital, duke shpenzuar maksimumi disa dhjetra $ ne reklamim online dhe flasim për klientë të interesuar, jo thjesht vizitorë dosido.
Ajo çka shumica e bizneseve nuk po e kuptojnë është se vemendja = para dhe vemedja e njerëzve është përballë ekraneve të tyre dixhitale.
Imagjinoni për një moment sikur Facebook është një qëndër tregtare dhe Instagram është një lagje e famshme (si puna e bllokut)…
Tani imagjinoni një qëndër tregtarë 100 herë më të madhe se më e madhja aktualisht në Shqipëri dhe një lagje me 300 fishin e qarkullimit të njerëzve që ka blloku apo më shumë
dhe së fundmi imagjinoni një dyqan në një prej këtyre dy vendeve…
Sa do ishit të gatshëm të paguanit për qera mujorë në nje prej këtyre vendeve?
10,000 Euro? 20,000 Euro?
Jo, nuk ka nevojë, sepse po të dini çfarë jeni duke bërë mund të investoni 29$ në muaj dhe të keni një dyqan pikërisht në këto vende dhe të shfrytëzoni vemendjen e njerëzve sa kohë që është me kosto të lirë akoma.
Nëse dëshironi të dini më shumë si mund të krijoni një dyqan online, kam shkruar një artikull shumë të detajuar, jo shumë larg nga sot, në këtë link -> http://bit.ly/2H8g93J , i cili ju shpjegon se si të krijoni një të tillë, qoftë duke e bërë vetë dhe pa shumë para (nëse keni kohë dhe durim për të mësuar) ose duke punësuar një agjensi ose person që ju ndihmon për të bërë një të tillë.
Dhe për këdo që do të punojmë më mua drejtpërdrejt si klient, aktualisht marr përsipër përreth 4-5 projekte në muaj në varësi të llojit të biznesit që më tërheq më shumë.
Nëse keni dëshirë për të punuar me mua dhe jeni realisht të përkushtuar për të investuar në këtë fushë (jo domosdoshmërisht me shuma të mëdha por së pari mendërisht), më kontaktoni nëpërmjet këtij linku dhe më thoni se çfarë biznesi dhe çfarë objektivash keni -> https://laidiferruni.com/pages/kontakt
Nëse na përshtaten objektivat, mund të punojmë së bashku.
Nëse jo, ka pafund rrugë që mund të ndiqni për të krijuar dyqanin tuaj online (pa pasur nevojë për mua), thjesht ndiqni linkun që ju paraqita më sipër për më shumë informacion :)
biveAbeks
miglior prezzo kamagra
iqjlyzbqxs
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
Jonila hamza
Une jam e interesuar per te hapur nje dyqan