Pse duhet të kemi një mision në jetë?!

Pse duhet të kemi një mision në jetë?!

Kam kuptuar që për të pasur një jetë më aktive, më të suksesshme, më të drejtuar apo thjesht më të bukur, për këtë është e domosdoshme vendosja e një pike largpamëse.

Nuk ka rëndësi çfarë fushe apo çfarë lloj objektivi.

Ajo çka ka rëndësi është që misioni apo vizioni, të jetë diçka që të entuziazmon.
Mendoj kjo është shumë thelbësore për të vetmin fakt, sepse më duket e pamundur për të kushtëzuar veten për t’ju përmbajtur atij vizioni nëse nuk ka entuziazëm.

Për të gjetur një vizion ose mision të mirë, duhet menduar disa vite në të ardhmen dhe kur mendojmë duhet të shohim diçka që do ishte e jashtëzakonshme dhe gati e pamundur për tu arritur.

Diçka që na tremb dhe na entuziazmon pa masë në të njëjten kohë nëse do ishte e mundur.

Misioni mund të jetë dhe jo-realist.

Gjërat e mëdha nuk kanë bazë ne modesti, realizëm.

Gjërat më të mëdha shpesh herë duken të çmendura dhe jashtë të zakonshmesh, aq sa po ti thuash me zë të lartë, njerëzit mund edhe të të konsiderojnë “të çuditshëm”, “të çmendur”, “budalla”!!!

Disa do mendojnë që je i zgjuar, disa që nuk je në rregull, por në thelb objektivi jo-realist që ke përcaktuar ka një natyrë që tremb shumicën dhe kjo është më se normale.

Në fakt nëse sheh këto shenja, do të thotë që objektivi është i duhuri.
Për mua ky mision jo-realist është të krijoj aq ndikim në ambjentin që më rrethon sa që të mund të dyfishohet GDP-ja shqiptare.

Edhe pse kjo duket jo-realiste dhe ide jashtëzakonisht ambicioze, thjesht mendimi për të arritur diçka të tillë me entuziazmon pa masë.

Për ta arritur këtë gjë në 10-15 vite, do më duhet të bëj ndikim të madh në 3 shtylla kryesore:

- Edukim inovativ, të personalizuar dhe të aksesueshëm për të gjithë
- Zhvillim të teknologjisë dhe infrastrukturës dixhitale të Shqipërisë dhe
- Promovim të kulturës dhe politikave për të rritur eksportin e shërbimeve dhe të produkteve tona në tregje globale.

Patja e një vizioni/misioni ndikon shumë edhe në rrugën që ne ndjekim.

Është si një busull që na drejton dhe na orienton drejt të panjohurave dhe na ndihmon të gjejmë drejtimin e jetës.

Për kedo ky mision mund të jetë ndryshe.
Për dikë mund të jetë blerja e një shtëpie, për dikë të ndihmojë familjen e vetë, për dikë tjetër të zhvillojë një karierë në diçka që ka pasion.

Objektivi nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është që të jetë i vërtetë dhe i sinqertë.

1 koment

  • Ephetry

    buy cialis online without a prescription

Shkruaj një koment