Pse është e rëndësisshme të reklamoni online!

Pse është e rëndësisshme të reklamoni online!

Pse është e rëndësisshme të reklamoni online!

Më kujtohet një bisedë para disa ditësh me një mikun tim. Për hatër të shpjegimit, po e quajmë Arbeni.

Ndërsa u hap biseda e biznesit në Shqipëri më Arbenin, vura re diçka që personalisht më duket si ngjarje e përsëritur thuajse në çdo biznes ku shkoj dhe komunikoj.

Arbeni filloi të ankohët për të gjitha hallet e vendit, se si qeveria po i shkatërronte biznesin, se si puna ka rënë jashtëzakonisht shumë, se si me zor po nxjerrim 2 lek për veten, se si ska më lek në Shqipëri dhe të gjithë janë të varfër etj.

Ju duket histori e dëgjuar?

Nuk do çuditesha nëse po, sepse është çfarë dëgjoj kudo që shkoj, sidomos kur flas me biznesmen të vjetër në treg.

Natyrisht duke qënë se e njoh personin prej shumë kohësh, dëshira për ta parë të përmirësohet më shtyu ta pyes në detaje për punën e vetë dhe pse nuk po ecte.

Pas një bisede të gjatë, nga qeveria përfunduam në konkluzione komplet të tjera.

Biseda për të arritur në konkluzion ishte e gjatë por problemi i Arbenit në fund të ditës, po të shihje me vemendje, rrotullohej tek dy pika shumë të rëndësisshme të biznesit, tek të cilat ai kishte vite që nuk përmirësonte.

Këto pika -> Inovacioni dhe Marketingu.

Në aspektin e inavacionit Arbeni kishte dështuar të përmirësonte produktin e vete në shumë aspekte ndërkohë që tregu ka ecur shumë përpara dhe nevoja për produktin që Arbeni shiste nuk ishte më aq e madhe sa në fillime kur ai ka nisur biznesin.

Problemi i dytë dhe akoma më thelbësor në këtë rast specifik ishte marketingu.

Kur e pyeta Arbenin se çfarë je duke bërë për të reklamuar biznesin tënd, përgjigjia e tij ishte ‘Asgjë të madhe, pres njerëzit e rrugës për tu futur në dyqan dhe kam shpenzuar rreth 10$ per reklama në Facebook’.

A po filloni ta kuptoni ku qëndron problemi?

Dy probleme super thelbësore pa ta cilat nuk ja del dot në tregun e sotëm.

Produkti duhet të jetë gjithmonë i përkohëshëm me nevojat e tregut, të cilat ndryshojnë vazhdimisht dhe nëse nuk reklamon, nuk ka kush të shoh atë që ke për të shitur.

10$ në Facebook Ads është e pallogaritshme në 2020.

Në ditët e sotme thuajse nuk punoj asnjëherë me biznese Shqiptare në formë klientësh dhe kjo vjen kryesisht prej mendësisë që kanë në këtë drejtim.

Biznesmenët më të suksesshëm që unë njoh në ditët e sotme, janë ata lloj biznesmenësh të cilët e kuptojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të investimit në reklamimin online dhe Facebook Ads (dhe kur them FB Ads, jam duke u shprehur për të gjitha platformat në pronësi të Facebook, si IG, Messenger, Whatsapp etj.) dhe nuk kanë frikë të shpenzojnë shuma marramëndëse në këto platforma.
Pse?

Sepse çdo investim që ata bëjnë në këto platforma, nëse menaxhohet siç duhet, mund të gjenerojë mbrapsht 3x, 5x, 10x apo më shumë.

Pra për ta thjeshtësuar më tej, nëse unë do t’ju thoja që për çdo 1$ që do shpenzoni online, ju mund të gjeneroni 5$ mbrapsht, sa do donit të investonit?

Besoj e ndiqni llogjikën..

Personalisht ndihem keq sa herë më shkon një muaj i vitit pa shpenzuar mjaftueshëm në Facebook Ads, kjo sepse nëse nuk kam shpenzuar mjaftueshëm, nuk kam fituar mjaftueshëm.

Për t’ju dhënë pak kontekst, një prej klientëve të mi të pakët në Shqipëri, shpenzon rreth 3000-5000 Euro në muaj, për të gjeneruar mbi 30,000 Euro xhiro në muaj.

Mendoj që është shumë e rëndësisshmë për këdo, pamvarësisht nga fusha apo lloji i karierës që kanë, të mësojnë të reklamojnë në mënyrë profesionale.

Nëse je i punësuar diku, ekspertiza që mund te kësh në Facebook Ads apo reklamim online, minimalisht mund të të çojë në një rritje rroge të konsiderueshme.

Nëse ke biznesin tënd, mund ti përdorësh këto njohuri për të shumëfishuar xhiron.

Nëse do të ndërtosh një brand personal (siç kam bërë unë me LaidiFerruni.com), njohuritë e reklamimit online do të të shërbëjnë jashtëzakonisht shumë.

Nëse do të punosh si freelancer me kompani apo individë të huaj, aftësitë për të reklamuar online do të të çojnë potencialisht drejt të ardhurave mbi 1000 Euro në muaj me thjeshtësi.

Pra nëse ka një aftësi që ju sugjeroj të mësoni për 2020, është të reklamoni në mënyrë profesionale në Facebook Ads.

Jo thjesht duke bërë një boost në faqen e Facebook, por duke mësuar të gjitha kapacitet e jashtëzakonshme që ofron kjo platformë.

Nëse e bëni këtë investim, do ktheheni prapa dhe do reflektoni vetë mbi vendimin që morrët.

Ju uroj të gjithëvë një super të Dielë 

Shkruaj një koment