Pse të gjithë duan më shumë ndjekës? Dhe çfarë duhet të shohin realisht!?

Pse të gjithë duan më shumë ndjekës? Dhe çfarë duhet të shohin realisht!?

Kam punuar me shumë biznese dhe individë gjatë viteve dhe kërkesa e tyre kryesore kur vjen puna në kërkesat e lidhura me marketingun online, është numri i ndjekësve.



Nëse i pyet se kush është arsyeja për këtë, shumicën e rasteve përgjigjia është diçka e tipit “numri i madh tregon autoritet” dhe jo pa të drejtë.
Nëse e shohim këtë objektiv në sipërfaqe, llogjika bën sens.



Edhe vetë, përgjatë shumë trajnimeve që kam bërë gjatë viteve shpjegoj shpesh një koncept të quajtur elementet psikologjik të marketingut, një prej të cilave është pikërisht “Prova sociale”, në fjalë të tjera, një provë që tregon se produkti apo shërbimi juaj është i dëshiruar në treg.



Çfarë nuk kuptojnë shumica ama, është që prova sociale dhe efekti psikologjik i numrit është thuajse njëlloj tek një faqe me 1000 ndjekes, sa me një faqe me 100,000 ndjekës dhe përkrah kësaj, prova sociale mund të perceptohet në shumë mënyra të tjera përveçse numrit të ndjekësve, si psh komenteve, ndërveprimit real të personave të interesuar, etj.



Problemi i vërtetë i të kërkuarit një numër të madh ndjekësish, është që objektivi në vetvete, i shtyn njerëzit drejt shtimit jo-organik dhe të nxituar të ndjekësve dhe duke e bërë këtë, tërheqin një numër të madh njerëzish në faqe që kanë nivel mestar ose të ulët vemendje ndaj asaj që duan të ndajnë.



Kur kjo ndodh, vijon dhe diçka që quhët ulje e % të ndërveprimit (ose në Anglisht “Engagement Rate”) dhe si pasojë e kësaj, Instagram, Facebook apo platforma të ngjashme, i klasifikojnë automatikisht llogarinë apo postimet tuaja si të tilla dhe ja shpërndajnë postimin tuaj një % shumë më të ulët njerëzish, duke përfshirë këtu dhe numrin e plotë të ndjekësve që ju keni.



Pra në fjalë të thjeshta, duke ndjekur numrin, shpesh herë do sakrifikoni vemendjen e atyre që vërtet duan të dëgjojnë prej jush.

Po nëse nuk është numri objektivi, cili duhet të jetë ai?



Ja disa pika:



1. Ndjekës të cilët janë vërtet të interesuar për produktin/shërbimin tuaj apo atë që keni për të thënë.


Është shumë herë më mirë të keni 1000 ndjekës të tillë, se sa 10,000 të cilët janë “pakashum” të interesuar.



2. Njerëz të cilët duan të komunikojnë me ju dhe janë ndërveprues në komente



3. Blerës apo klient potencial.


Marrim një rast specifik. Nëse ju ofroni një shërbim specifik (psh. arredim të brëndshëm për Hotele) i cili targeton 1000 Hotele në Shqipëri në total dhe unë kam një llogari IG e cila ka 1000 ndjekës, 900 prej të cilëve janë pronarë Hotelesh në Shqipëri. Sa do ishit të gatshëm të më paguanit për këtë llogari?



Kjo pra është dhe llogjika e vërtetë që duhet ndjekur, jo vetëm me ndjekësit, por edhe me reklamimin në përgjithësi.


Mungesa e kësaj llogjike çon në reklama megallomane me nga 30,000 Euro shpenzim nëpër Televizione apo Banera rrugesh, ndërkohë që e vetmja reklamë që mund t’ju duhet është 20 Euro të shpenzuara në FB Ads kundrejt targetgrupit ideal.


Nëse e ndiqni këtë mënyrë apo filozofi pune, shumë shpejt, jo vetëm që nuk do keni objektiv numrin e ndjekësve, por në të kundërt, do gëzoheni sa herë që dikush ju ben “unfollow”, sepse e dini që ai/ajo nuk është një person që është i interesuar në mesazhin apo produktin tuaj.

5 komente

  • nigjTkZPhDzpWou

    KJZspNXmF

  • pZLXtGePMcWOYkl

    FgbMwGPnOySjAEI

  • iRPeWIqjAYcpEgDZ

    AKITNMsd

  • yvTRdkQKBALSoWsc

    lzyYJMRnfkOmNU

  • Genti

    Po po po shume e vertet gjithcka qe pershkruan ne kete artikull.

Shkruaj një koment