Puna më e kërkuar në planet!

Puna më e kërkuar në planet!

Puna më e kërkuar në planet!

Më pëlqen shumë kjo nisje për një arsye të thjeshtë… Përfaqëson atë zgjidhje që mendoj se mund të krijojë qindra, mijëra apo dhjetra mijëra vënde pune të reja në Shqipëri dhe cdo gjë duke punuar nga shtëpia!!!

Për cfarë e kam fjalën?

Për ata nga ju që më njohin, e dine shumë mirë që unë jam i super i apasionuar mbas teknologjise dhe internetit. Cdo vepër e imja, cdo biznes dhe cdo eksperiment që bëj, është gjithmonë në fushën e internetit.

Që nga mosha mosha 13 vjecare, kam pasur një kuriozitet të pashtershëm ndaj botës virtuale, një kuriozitet që gjithmonë më ka shtyrë të zbuloj informacione të reja, strategji të reja, mënyra për të fituar të ardhura etj etj…

Në kohën kur nisa të merem me eksperimentet e mia në internet, në Shqipëri njerëzit të shikonin shtrëmbër nëse i thoje do fitoj para nëpërmjet internetit…

Sot, cdo gjë ka ndryshuar dhe jo vetëm në botë, por dhe në Shqipëri. Aktualisht ka mbi 1,8 Milion përdorues interneti në Shqipëri me një penetrim mbi 60%, i cili është rritur në mënyrë drastike sidomos në 2, 3 vitet e fundit.

Sot ka ardhur koha që njerezit mund ta kuptojnë, të paktën intelektualisht, idene potenciale që interneti mund të jetë një burim potencial të ardhurash.

Cështja është si? Dhe cfarë është kjo puna më e kërkuar në planet?

Pa humbur kohë futemi drejt e në temë.

Menaxhim i Mediave Sociale!

Në fjalë shqipe… Të postosh statuse, foto dhe njoftime nëpër rrjetet sociale si puna e Facebook dhe Twitter…

Për ata prej jush që po mendojnë se mos ka ndonjë gabim, është pikërisht kjo që sapo përmënda më sipër.

Të postosh statuse, foto dhe njoftime nëpër profilet publike të bizneseve të ndryshme apo të njerëzve të famshëm, është aktualisht një punë e cila ka një rrogë nga 1500$-10000$ në muaj nëpër vënde si Amerika dhe pikërisht kjo është puna më e kërkuar në planet për momentin.

Pse?

Interneti është relativisht i ri!

Rrjetet sociale janë të reja…

Cfarë nuk është e re, janë dhjetra miliona biznese në të gjithë botën që kanë mungesë stafi për të menaxhuar atë pjesë e cila është bërë burimi numër një i të ardhurave për shumicat e kompanive nëpër botë.

Për të dhënë një reference, për kompaninë tonë në Shqipëri, mbi 50% e të ardhurave vijnë drejtpërdrejt nga vizitorët që gjenerohen nga Facebook.

Dhe këtu rrjedhim në pyetjen më të rëndësisshme…

Si lidhet kjo me mua? Me ty…

Praktikisht vetëm në Facebook, ka 30 milion biznese te vogla të cilat kanë faqe aktive për të promovuar bizneset e tyre.

Nga këto 30 milion biznese, një studim i bërë nga Yodle (Referenca: Forbes), tregon se vetëm 1 në 10 biznese të vogla, kanë arritur të kuptojnë se si ta përdorin prezencën e tyre online për të gjeneruar klientë të rrinj në kompanitë e tyre dhe nga këto 1/10, mbi 90% nuk kanë asnjë lloj asistence nga palë të treta.

Arsyeja pse po i përmënd këto shifra është për të kuptuar kërkesën e jashtëzakonshmë që ka për ndihmë në këtë sektor.

Në Shqipëri ka mbi 1.1 Milion përdorues online vetëm në Facebook. Plot 1.1 Milion dhe cdo person që ka bërë një ose dy postime në Facebook, është praktikisht kandidati ideal për tu bërë një menaxher i mediave sociale.

Kërkesa për këtë pozicion pune, si part-time ashtu dhe full-time është e jashtëzakonshme dhe mëgjithatë, vetëm një numër jashtëzakonisht i vogël njerëzish janë aktualisht duke zënë pozicione të tilla.

Pse?

Sepse rrjetet sociale janë zhvillim i ri dhe punë të tilla akoma nuk janë kapitalizuar në mënyra tradicionale nëpërmjet kanaleve të zakonshme të punësimit dhe për faktin e thjeshtë që nuk kanë marë ende popullaritetin e duhur.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshmë për cdo individ që jeton në Shqipëri, pasi praktikisht në cështje ditësh, nëse beni veprimet e duhura, ju mund të keni një klient që ju paguan muaj për muaj për të menaxhuar prezencen e tyre në rrjetet sociale.

Sigurisht ka shumë nivele ekspertize në këtë fushë dhe nevojat që ka një biznes nuk i ka një tjetër, por pjesa që më entuziazmon më shumë është se shumica e bizneseve kanë nevojë thjesht për dikë që të postojë vazhdimisht ne Facebook në mënyrë që të mbajë të gjallë rrjetin e krijuar.

Dhe kur them postime, asgjë e komplikuar, thjesht foto dhe statuse, gjë që praktikisht cdo person që është i rregjistruar ne Facebook di ta bëjë.

Pra kjo punë, përvec se puna më e kërkuar në planet, është ndoshta dhe puna më e thjeshtë në planet!

Për ti bërë këto informacione akoma më të besueshme. Si pjesë e disa prej eksperimenteve të mija, ka qënë dhe nje firme e cila menaxhonte mediat sociale për klientë të ndryshëm, qoftë të mëdhenj, qoftë të vegjël.

Vetëm në Shqipëri, na u desh më pak se 10 takime me biznese të ndryshme për të gjeneruar 7 klientë të cilët paguanin minimalisht 30,000 Lek në muaj për këtë shërbim dhe ky cmimi i fundit do të përfshinte vetëm 8 postime në ditë nga të cilat 6 do ishin postime sociale të tipit një foto e bukur nga Viena dhe 2 serioze, të cilat do reklamonin drejtpërdrejt biznesin, zakonisht statuse, ose statuse shoqëruar me foto.

Sigurisht kemi arritur të gjenërojmë klient edhe brënda dhe jashtë vëndit dhe personat të cilët punësuam për të punuar me këto kliente kishin vetëm 1 muaj eksperience dhe pak trajnim nga ne. Nuk pamë asnjëherë se cfarë shkolle kishin mbaruar, sa vjec ishin apo cfarë eksperiencash kishin pasur në të kaluarën… E vetmja gjë që kërkonim ishtë pak dëshirë!

Klienti juaj i parë është më afër dhe më thjeshtë sec e mendoni, prandaj nëse po kërkoni një mënyrë për të gjeneruar disa të ardhura ekstra për veten dhe të afërmit tuaj dhe akoma më mirë nëse doni të gjeni një profesion me kohë të plotë për tu marë, kjo është për ju…

Më poshtë do shkruaj disa këshilla konkrete të cilat mund të ndiqni për të nisur rrugëtimin tuaj në këtë drejtim.

1. Zotëroni një gjuhë!

Gjuha ideale është Anglishtja, pasi ju jep akses në një treg botëror dhe në cdo vend të botës. Mëgjithatë nëse nuk dini Anglisht, mos u shqetësoni. Nëse dini vetëm Shqip, atëher fokusohuni në tregun Shqiptar dhe sigurohuni që të përdorni gjuhë të pastër dhe serioze për më shumë rezultate.

Nëse dini një gjuhe tjetër profesionale… Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Frengjisht apo cfarëdolloj gjuhe tjetër, sigurohuni ta shfrytëzoni dhe merni hapa për të fituar akses në tregjet përkatëse.

Do përmëndja Italinë meqë është një fqinj i joni dhe shumica e Shqipëtarëve e zotërojnë shumë mirë gjuhën.

Mos haroni, kjo është një punë që bëhët nga komforti i shtëpisë tuaj.

2. Mësoni bazat e rrjeteve sociale

Sigurohuni që të dini bazat minimale, si të postosh një foto, një status, si të programosh ditën me postime paraprakisht, si të targetoni grupmosha apo targetgrupe të ndryshme nëpërmjet mjeteve që ofron Facebook etj…

Eshtë shumë e thjeshtë të mësosh të përdorësh rrjetet sociale dhe nëse nuk di, ka 1 milion shokë dhe shoqe në Shqipëri që mund të të tregojnë se si… :)

3. Mësoni argumentat bazë për të komunikuar më një biznes.

Nëse kërkoni në google do gjeni shumë referenca, ja disa argumenta bazë që mund të përdorni në negociatën tuaj të parë (mund të jetë dhe kushëriri juaj):

- Sa me shumë aktivitet ka një biznes ne Facebook, aq më shumë klient potencial do ketë
- Përdorimi i rrjeteve në mënyrë të vazhdueshmë rrit ndjeshëm njohjen ndaj markës së biznesit
- Nëpërmjet rrjeteve sociale, mund të komunikosh më lehtë me klientët potencial dhe të dëgjosh cfarë kanë për të thënë
- Komunikimi më personal të lejon të gjenerosh më shumë klientë
- Reklamimi është shumë i lirë. Për të promovuar një postim i cili mund të marë më shumë se 1000 pëlqime, apo për të shtuar numrin e fansave në Facebook, kushton shumë lirë.
- Sa më shumë prezencë nëpër rrjetet sociale, aë më shumë prezencë edhe nëpër motorët e kërkimit si puna e Google.
- Marketing falas. Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, janë një marketing i vazhdueshëm pa lek per cdo kompani, prandaj duhet siguruar që të praktikohet.

4. Bëni postime të bukura

Kur të kapni klientin tuaj të parë, sigurohuni që të bëni postime cilësore. Sa më cilësorë të jenë postimet, aq më shumë aktivitet do ketë në faqe dhe aq më të lumtur do jenë klientët tuaj.

Ja disa lloj postimesh që krijojnë më shumë vlerë:

- Foto nga vënde të ndryshme të bukura në botë. Këto hyjnë më shumë në anën sociale por janë një mënyrë e mirë për të marë shumë pëlqime. Idealja është që fotot që postohen të kenë një lloj lidhje me biznesin në fjalë…
- Shprehje nga njerëz të suksesshëm dhe të mëncur.
- Një kuriozitet për dicka që ka lidhje me biznesin në fjalë. Nëse është biznes turizmi si shëmbull, tregoni që Shqipëria është vlerësuar vëndi i katërt në botë nga New York Times për të vizituar në 2014.
- Njoftime të ndryshme. Nëse biznesi në fjalë ka një njoftim të cfarëdolloj, nuk është asnjëherë ide e keqe të postohen në mënyrë që të gjithë ata që ndjekin të jenë në dijeni. Këto njoftime mund të jenë ulje të momentit, mund të jetë një person i ri në staf, një model i ri flokësh për një parukeri etj etj…
- Një artikull. Një artikull i detajuar i cili kulturon klientin, është një ide e mirë për të dhënë më shumë vlerë. Nëse bëhet fjalë për një bar/kafe si shëmbull, mund të postoni një artikull të tipit, si të jeni më produktiv gjatë kohës se kafes cdo dite etj…

Sigurisht idetë janë pa fund, por në fund të ditës fokusohuni tek të dhënit vlerë. Sa më shumë vlerë ti jepni ndjekësve në Facebook apo rrjeteve të tjera sociale aq më mirë…

5. Punoni Falas ose me pak Lek

Po ju jap një këshillë që do ju ndihmojë të gjeni klient shpejt. Mos kërkoni 50,000 Lek në muaj për klient që në herën e parë.

Si fillim niseni duke krijuar pak eksperience. Kërkojini një mikut tuaj apo një të afërmi që zotëron një biznes që ta ndihmoni më rrjetet sociale duke marë përsipër postimet e ditpërditshme për biznesin.

Klientin ose klientët e parë merini pa lek ose kërkojini një vlerë simbolike, ose një bonus në fund të muajit sipas dëshirës së tyre.

Në këtë mënyrë do siguroheni që të fitoni ekspertizë shpejt por jo vetëm kaq, ne proces keni fituar dhe një gjë më të vlefshme akoma, një dëshmi dhe një reference.

Nëse biznesi në fjalë do jetë i lumtur me ju, do jetë shumë i lumtur për t’ju referuar tek miqtë e vetë dhe kjo do risi numrin tuaj të klientëve pak nga pak.

6. Bëhuni super kurioz

Mos nënvleftësoni asnjë detaj. Rrjetet sociale të japin statistika për cdo gjë, sa veta kanë klikuar, sa veta e kanë parë një postim, sa veta e kanë pëlqyer, sa veta e kanë ndarë me te tjerë, sa veta ju kanë dërguar mesazh etj etj….
Sa më kurioz të jeni aq më shumë do kuptoni cfarë funksionon dhe cfarë jo. Gjithashtu mos hezitoni të bëni eksperimente herë pas here.

Në një nga faqet qe menaxhoj gjatë kohës time të lirë, kam arritur të rris numrin e vizitorëve në faqen e ëeb cdo dite nga 200 në 2000 thjesht duke eksperimentuar forma të ndryshme.

Nuk ka një mënyrë të saktë. Ka qindra dhe mijëra mënyra për të ndërtuar një rrjet me shumë ndjekës…

7. Mos u dorëzoni

Bëhuni strategjik dhe mendoni për të ardhmen. Nëse biznesi i parë me të cilin flisni ju thotë jo, mos u dekurajoni. Shansi është që do keni mjaftueshëm biznese që nuk do jenë të interesuar nëse jeni fillestar për të negociuar në këtë fushë.

Personalisht mund të konvertoj një takim në klient të paktën 90% të rasteve, por kjo vjen si rrjedhojë e eksperiencës së gjatë në fushë.

Për një fillestar kjo përqindje mund te jetë më e vogël, por një jo nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë demotivim, përkundrazi duhet të jetë motivim për të ecur përpara.

Thjesht mendoni se me 2 ose 3 klientë, mund të bëni thjeshtë 90,000 Lek në muaj të paktën dhe kjo nëse punoni me kompani Shqiptare :) Sigurisht tregu i huaj është shumë më fitimprurës.

Mos haroni, kjo është një punë që mund ta bëni dhe part-time dhe negociatat tuaja mund të jenë gjatë një kafeje të zakonshme ndërkohë që jeni duke u takuar me miqtë tuaj.

Shpresoj që ky artikull t’ju vlejë dhe mbi të gjitha shpresoj që të jetë mjaftueshëm sa për t’ju bindur të veproni.

Nësë jeni shumë serioz për të patur sukses në këtë fushë, në Gusht do organizojmë një seminar special ku spikerat do jenë të gjithë persona të suksesshëm në fushën e internetit në Shqipëri.

Deri në artikullin tjetër,
Ju uroj shumë suksese,
Laidi


12 komente

  • Max Bent

    Keni nevojë për një kredi urgjente për të shlyer borxhet tuaja apo keni nevojë për një kredi kapitali për të përmirësuar biznesin tuaj? A jeni refuzuar nga bankat dhe agjencitë e tjera financiare? Keni nevojë për konsolidim kredie apo hipotekë? Mos kërkoni më pasi ne jemi këtu për t’i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës. Na kontaktoni me email:

    oceanfmortgages@gmail.com
    oceanfmortgages@gmail.com

    Dhe këtu është faqja e internetit e kompanisë sonë: www.oceanfinance.co.uk

    Kjo është Ocean Finance Mortgages. Ne ofrojmë kredi për të interesuarit me një normë të arsyeshme interesi prej 2%. Gama varion nga 5,000.00 Euro deri në një maksimum prej 100,000,000.00 Euro.

  • SUSAN BENSON

    Përshëndetje Zonja dhe Zotërinj, A keni nevojë për ndihmë financiare? Unë jam Susan Benson. Unë jam një huadhënës dhe gjithashtu një konsulent financiar.

    Keni nevojë për një kredi biznesi, hua personale, kredi hipotekore apo kredi për të përfunduar projektin tuaj? Nëse përgjigja juaj është po, unë do t’ju rekomandoj të kontaktoni firmën time. Ne ofrojmë të gjitha llojet e shërbimeve të kredisë duke përfshirë kredi afatgjata dhe afatshkurtra, kredi të siguruara dhe të pasigurta dhe shumë të tjera. Për më shumë informacion, na shkruani me email: (sunshinefinancialgroupinc@gmail.com) ose më dërgoni mesazh direkt në WhatsApp nëpërmjet: +447360502110 dhe merrni një përgjigje në çast.

    Një kredi nga një kompani e besueshme dhe kompetente është ajo që ju nevojitet për të arritur qëllimin tuaj. Ne jemi një kompani shërbimesh financiare gjithëpërfshirëse dhe jemi të përkushtuar t’ju ndihmojmë të përmbushni të gjitha aspiratat tuaja. Ne jemi të specializuar në ofrimin e zgjidhjeve të strukturuara financiare për individët dhe kompanitë në mënyrën më efektive dhe më të shpejtë.

    Ju mund të aplikoni për një kredi në çdo kohë, kudo. Shuma fleksibël – Ju vendosni se sa dëshironi të huazoni. Financim i shpejtë i drejtpërdrejtë – Merrni kredinë tuaj brenda 24 orëve pas miratimit. Normë fleksibël interesi prej 3%. Normat e larta të miratimit Shlyerje fleksibël – Ju duhet të zgjidhni datën e ripagimit, javore, mujore ose vjetore për një kohëzgjatje prej 1-30 vjetësh. Aplikim i thjeshtë në internet. Udhëzime dhe ekspertizë e personalizuar. Nuk ka tarifa të fshehura

    Mos humbisni një mundësi për shkak të mungesës së financave. Kontaktoni kompaninë time tani, ne mund t’ju ndihmojmë me një kredi sepse kemi ndihmuar shumë individë dhe organizata që janë përballur me vështirësi financiare në të gjithë botën

    Për më shumë informacion rreth ofertës sonë të kredisë, na dërgoni kërkesën tuaj për kredi nëpërmjet
    Email: (sunshinefinancialgroupinc@gmail.com)
    WhatsApp: +447360502110

    Ndërmjetësuesit/Konsulentët/Agjentët janë të mirëpritur të sjellin klientët e tyre dhe janë 100% të mbrojtur. Në besim të plotë, ne do të punojmë së bashku për përfitimet e të gjitha palëve të përfshira.

  • fred

    Jeni burrë apo grua biznesi? Ka ardhur koha për të përmbushur ëndrrën tuaj, Ne jemi kompani kreditore e certifikuar, ofrojmë kredi me një interes të ulët prej 2%, për individë dhe kompani në të gjithë globin, në çdo monedhë që dëshironi, paund, dollarë, euro etj.

    Mbështetuni tek ne sot për një kredi të shpejtë dhe të garantuar
    na kontaktoni nëpërmjet
    Email: (fredlarryloanfirm@gmail.com)
    Numri Whatsapp:   https://wa.me/+393510106043

  • fred

    Jeni burrë apo grua biznesi? Ka ardhur koha për të përmbushur ëndrrën tuaj, Ne jemi kompani kreditore e certifikuar, ofrojmë kredi me një interes të ulët prej 2%, për individë dhe kompani në të gjithë globin, në çdo monedhë që dëshironi, paund, dollarë, euro etj.

    Mbështetuni tek ne sot për një kredi të shpejtë dhe të garantuar
    na kontaktoni nëpërmjet
    Email: (fredlarryloanfirm@gmail.com)
    Numri Whatsapp:   https://wa.me/+393510106043

  • fred

    Jeni burrë apo grua biznesi? Ka ardhur koha për të përmbushur ëndrrën tuaj, Ne jemi kompani kreditore e certifikuar, ofrojmë kredi me një interes të ulët prej 2%, për individë dhe kompani në të gjithë globin, në çdo monedhë që dëshironi, paund, dollarë, euro etj.

    Mbështetuni tek ne sot për një kredi të shpejtë dhe të garantuar
    na kontaktoni nëpërmjet
    Email: (fredlarryloanfirm@gmail.com)
    Numri Whatsapp:   https://wa.me/+393510106043

Shkruaj një koment