Si të arrish objektiva të mëdha!
Rëndësia e të bërit diçka!
Nuk jam shkrimtar, nuk kam qënë ndonjëherë dhe ndoshta nuk do jem asnjëherë. Në fakt jam shumë shumë larg këtij profesioni, por pa kuptuar si, kam shkruajtur disa dhjetra artikuj (ndoshta mbi 100) përgjatë këtyre 5,7 viteve të fundit.
Nuk kam pasur asnjë qëllim për të shkruajtur, por thjesht dëshirën për të ndarë mendimet e mia në një formë apo një tjetër.
Kur e mendoj në retrospektivë, nëse qëllimi im do ishte të kisha qënë shkrimtar ose të shkruaja si profesion, ndoshta në fakt nuk do kisha shkruajtur kaq sa kam shkruajtur sot.
Pse?
Sepse shpesh herë kur kemi një objektiv të madh, kemi tendencën të frikësohemi nga madhësia e atij objektivi dhe si rrjedhojë nuk bëjmë asgje.
Por duke konsideruar ato dy/tre gjëra që më ka mësuar jeta përgjatë viteve, kam kuptuar që asnjë objektiv i madh nuk mund të arrihet pa veprime të vogla, të shpeshta dhe të vazhdueshme.
Prandaj, nëse duam të shkruajmë një libër, përfundimi mund të arrijë vetëm duke bërë diçka sot.
Duke shkruajtur 200 fjalë pa rëndësi dhe që askush nuk do ti lexoje…
Nëse duam të bëhemi sipërmarrës, duhet të fillojmë duke u përpjekur të shesim diçka, edhe sikur kjo të jetë një mobilje e vjetër që kemi në shtëpi.
Nëse duam të bëhemi shofer, duhet të hypim njëherë në makine, edhe pse nuk ja kemi idenë nga t’ja nisim.
Për të arritur gjëra të mëdha në jetë na duhet të fitojmë aftësitë përkatëse që mund ti arrijnë këto gjëra, por për të fituar aftësitë në vetvete, na duhet veprim i vazhdueshëm dhe i shpeshtë, sado i vogël të duket në atë moment.
Nëse do të arrish diçka, thjesht bëj diçka.
Tani. Në këtë moment. Pa u menduar më tej.
biveAbeks
kamagra on line
GswnUhJOcPB
IxvpRaOfduByJhr
cVvsYAEG
kuMaLhHw
XiJaZDtdbKHOrg
cdzbkFZAqRGaYS
sduzJecHZhXiL
aBIAzpsdYOTWuFX