Si të gjesh idenë e duhur?

Si të gjesh idenë e duhur?

Kam dëgjuar shumë diskutime të ndryshme nga shumë njerëz, por pyetja që dëgjoj më shpesh se cdo gjë tjeter është, si të nis?

Dua të bëj para, dua të kem sukses, dua të bëj dicka qe vlen, por si t’ja nis?
Ku t’ja nis dhe me cfarë t’ja nis?

Duke qënë se shumë vetë përpiqen për të gjetur pergjigjien e kësaj dileme, po e detajoj këtë postim drejt asaj që mendoj se është zgjidhja më e drejtpërdrejtë e problemit ne fjalë.

Ideja!

Lajme të mira…

Të gjesh idene e duhur në Shqipëri ne fakt është e thjeshtë dhe shumë praktike dhe megjithatë shumica e njerëzve në Shqipëri vuajnë për të gjetur një të tillë. Si ka mundësi?
Në fakt arsyet për këtë janë të shumta por le ta përdorim këtë pyetje për të vënë në dukje cfarë na duhet konkretisht për ta zgjidhur problemin.

Ja sugjerimet e mia për cështjen ne fjalë:

1. Nisni me problemet

Së pari, niseni duke menduar cdo lloj problemi që ju vjen në mëndje në këtë moment që ekziston në Shqipëri, le të jetë gjëja më banale e mundshme si psh. kanalet e rrugës janë të hapura dhe mbajnë erë, apo autobuzët nuk vijnë asnjëherë në kohë, apo sistemi i denoncimit në Shqipëri nuk funksionon etj…

Problemet mund të jenë situata të vecanta që vini re ne jetën tuaj personale apo në ambjentin që ju rrethon.

Tani fokusoheni mendimin dhe përzgjidhni vetëm një problem.

Është pikërisht ky problem që keni përzgjedhur ai që përbën dhe nje ide potenciale biznesi.
Nëse mendoni të gjithë bizneset më të suksesshme në botë, të gjitha këto biznese kanë një gjë te përbashket, kanë zgjidhur një problem.

Google ka zgjidhur me mijëra probleme duke filluar nga kryesori që është të sistemojë informacionin e gjithë botës që të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga cdo njeri në planet…
Facebook ka zgjidhur një problem tjetër. Ka mundësuar pjesën më të madhe të planetit të lidhet në mënyrë me efektive duke e bërë botën më të hapur dhe më të lidhur…

Dhe kemi mijëra kompani të tjera të cilat kanë bërë të njëjtën gjë. Pothuajse cdo kompani e suksesshme zgjidh nje problem të madh.

Le të marim shëmbuj Shqiptar:

Vodafone/AMC/Eagle/Plus: Të lejojnë të flasësh me cdo njeri që ka celular në planet

Raiffeisen, BKT dhe cdo bankë tjetër: Të lejojnë të menaxhosh lekët në mënyrën më të sigurtë të mundshme ndërkohë që të mundësojne të tregtosh më gjithë botën. E imagjinoni dot sikur të ishim ende në kohën kur të gjithë mbanin lekët poshtë jastikut?

Si konkluzion fakti që Shqipëria ka kaq shumë probleme, është dhe fati jonë më i madh si Shqiptar. Kjo na jep mundësinë që të krijojmë zgjidhje për cdo problem të mundshëm dhe këto zgjidhje eventualisht do kthehen në kompani të suksesshme.

Ose për ju që nuk doni të krijoni kompani, sërish problemet që zbuloni në punën tuaj të cilat nuk po i zgjidh njeri, mund të përbëjnë dhe mundësinë tuaj më të mirë për të marë një promovim apo për të përfituar një rrogë më të madhe etj…

Pra problemet janë bekimi jonë, jo mallkimi.

2. Mos krijo, kopjo

Kjo pjesë në fakt përbën dhe një kontradiktë të madhe me idenë që kanë shumë njerëz për origjinalitetin, duke filluar nga unë i pari, kshuqë po përdorim një shprehje që ka asocim më pozitiv… “Mos krijo rrotën nga e para”.

Me vite me rradhe doja të krijoja gjëra unike dhe të vecanta dhe kjo është shumë objektiv i mirë, por…

Nuk duhet të harojmë dicka, Shqipëria është shumë mbrapa dhe realiteti është që bota i ka gjetur zgjidhjet për shumicat e gjërave që për ne janë probleme të përditshme sot e kësaj dite. Dhe po flasim për zgjidhje gjeniale.

Uber, të lejon të thërasësh një shofer përballë teje duke shtypur vetëm nje buton në smartphonin tënd.

Linkedin, të lejon të kontaktosh me cdo person të rëndësisshëm në planet në mënyrë profesionalë.

Google të lejon të kërkosh për cdo gjë qe ekziston në njohurinë tonë si planet etj etj…

Pra shumica e zgjidhjeve janë gjetur nga kompani të huaja nëpër botë dhe realiteti është që shumcia e këtyre kompanive nuk kanë në plan të vijnë në Shqipëri, të paktën për një kohë shumë të gjatë…

Atëher cfare duhet të bëjmë ne?

Duhet të Modelojmë!

Duke modeluar teknologjitë, idetë, apo bizneset më të suksesshme në botë aktualisht, mund të ndihmojmë dhe Shqipërinë të bëhet një vend më i mirë.

Kreativiteti është nje cilësi që vlen shumë por, për të nisur dhe për të patur shansin më të madh të suksesit, sugjerimi im është të gjeni nje ide që është provuar që funksionon në shumë vënde të botës.

Nëse ka funksionuar në Gjermani, Itali, Amerikë apo cfarëdolloj vëndi, shanset janë që mund të funksionojë edhe në Shqipëri.

Sigurisht asnjë gjë nuk është absolute prandaj dhe para se të hapim një biznes duhet të bëjmë studim tregu, por kjo është një temë tjetër për një herë tjetër.

Pasi kemi modeluar një ide interesante e cila përbën dhe një zgjidhje ndaj një problemi specifik, atëher vjen pika e tretë.

3. Inovacion dhe Zhvillim i Vazhdueshëm

Duke e hedhur idene në realitet, atëher kemi mundësinë të punojmë edhe më tej duke zhvilluar pak nga pak elementë të ndryshëm të modelit që kemi përzgjedhur.

Cdo vënd ka karakteristikat e veta, psh në Shqipëri, gjatë kohës kur 123.al doli në treg për herë të parë, nuk kishte as edhe nje faqë te vetme online e cila shiste online dhe njerëzit nuk besonin që dicka e tillë mund të ecte në vëndin tonë…

Edhe infrastruktura ekzistente e pohonte këtë gjë (Paypali lejonte vetëm një përqindje shumë të vogël të popullsisë të blente online dhe nërkohë nuk kishte asnjë procesor pagesash online lokal), arsye kjo pse na u desh të gjenim një zgjidhje tjetër. Në këtë mënyrë linden dhe pagesat me dyqane partnere, korier etj… duke mundësuar që tregu online te lidhet me tregun offline në mënyrë efektive për herë të parë.

Pas modelimit vjen inovacioni. Cdo kompani eventualisht mer formën e vetë unike dhe targeton aspekte të ndryshme të tregut të saj.

Si shëmbull. versioni i ri i faqes 123.al do përbëjë një zhvillim shumë të madh dhe do zgjidh një problëm shumë më të gjërë se versioni aktual.

Konkluzioni: 
Gjithmonë ka një piknisje.

Në Shqipëri është e këshillueshme që piknisja të jetë dicka që ekziston nëpër botë dhe është e suksesshme dhe pasi të keni ndërtuar dicka funksionale, mund të zhvilloni dhe më tej duke vazhduar zgjidhjen e problemeve të reja.

Cfarë nuk duhet ta bëni?!

Mos zgjidhni një ide e cila është realizuar aktualisht më parë.

Edhe pse është shumë tunduese, pasi të gjithë ne kemi refleksin për të ndjekur një rrugë të cilën e kemi parë që funksionon më parë, ky është pikërisht një impuls që duhet evituar.

Nëse të gjithë Shqiptarët do kopjojnë dicka që është ekzistente, ajo që do shohim ështe i njëjti fenomen që ka ndodhur me baret dhe kafet, edhe pse këto të fundit përbëjnë një produkt konsumi.
Të gjithë do konkurojnë për të njëjtat resurse dhe si rrjedhojë do ketë më pak për të gjithë, dhe ne si ekonomi dhe si shtet nuk do kemi bërë aspak progres.

Duke modeluar ide të cilat zgjidhin probleme aktuale, atëher do ndikojmë jo vetëm tek të ardhurat tona, por do kemi kontribuar edhe që Shqipëria të jetë një vend më i mirë…

Duke shpresuar që ky artikull t’ju vlejë,
ju uroj sa më shumë suksese.

Laidi


1 koment

  • pwggkiilyb

    Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?

Shkruaj një koment