Si te njohesh njerezit e duhur?

Si te njohesh njerezit e duhur?

Ne cdo vend qe kam shkuar ne bote kam pasur gjithmone nje objektiv kryesor ne mendje para cdo objektivi tjeter, te njoh sa me shume njerez te jete e mundur.

Kudo qe je dhe cfaredo qe je duke bere, sa me shume njerez kyc te njohesh aq me sukses do kesh.

Nese je nje sipermarres ne fushen e internetit si shembull dhe nuk njeh asnje person qe eshte ne te njejten fushe, shanset e tua te suksesit do jene shume me te vogla sesa po te jesh pjese e nje komuniteti sipermaresish te cilet jane gjithmone ne kontakt me njeri-tjetrin dhe mesojne nga sukseset dhe gabimet e njeri-tjetrit.

Gjate udhetimit tim ne Dublin, per te inaguruar biznesin tone te ri Quibli, mu desh te zbuloja se si funksionon cdo gje nga e para, pasi vendi ishte i ri, ashtu sic ishin dhe njerezit.

Duke filluar nga dita e pare qe shkela ne Dublin, objektivi im kryesor ishte te njihja njerez kyc ne vend te cilet do me ndihmonin te kuptoja me mire se si funksionojne gjerat ne vend dhe gjithashtu do me ndihmonin te inauguroj biznesin e ri me sukses ne vend.

Gjate udhetimit ne Dublin, kam takuar sipermarres (te suksesshem dhe jo te suksesshem), politikane, punonjes ne institucione qeveritare, njerez te zgjuar, profesore, artiste, programues, bankier, investitore, gazetare madje dhe kryeministrin e Irlandes.

Te gjitha keto kontakte me kane ndihmuar jashtezakonisht shume per te kuptuar se si funksionon tregu por mbi te gjitha me kane pergatitur me nje mbeshtetje shume te fuqishme per cdo nevoje qe do kem gjate inagurimit te ketij biznesi.

Si ne Shqiperi, kur njeh njerezit e duhur eshte shume me e thjeshte te arrish nje objektiv te caktuar.

Ky objektiv mund te jete te ngresh fonde, te promovosh veten apo biznesin tend ne televizionin me te njohur etj etj…

Cdo problem biznesi apo personal behet shume me i thjeshte nese njeh njerezit e duhur, prandaj dhe nuk mund ti kushtoni me pak rendesi sec meriton ketij objektivi.

Pa humbur kohe po listoj disa nga konkluzionet qe kam nxjere pergjate kohes ne lidhje me njohjen me njerezit e duhur:

1. Behu aktiv

Aq koncept i thjeshte sa eshte, aq shume e neglizhojme. Per te njohur njerezit e duhur, eshte e nevojshme te dalesh, te ndjekesh evente, te flasesh me sa me shume njerez ne menyre qe njeri te te prezantoje me tjetrin.

E neglizhojme per nje arsye te thjeshte, sepse na pelqen me shume komforti sesa te dalurit dhe te qenit gjate gjithe kohes midis njerezve.

Pervecse nese jeni ekstrovert i lindur, mundesia me e madhe eshte qe ju tundon te shihni nje film ne tv ne darke me shume se sa te beheni gati dhe te beheni per nje darke pune ose qofte darke qejfi.

2. Mos refuzo ftesat

Nese dikush te fton per nje dreke/darke, mbremje gala, event kulturor, aktivitet argetues apo cfaredolloj eventi apo aktiviteti tjeter, mos refuzoni.

Sigurisht nuk mund ti themi po cdo ftese por ama eshte e shume e rendesisshem qe te jemi vazhdimisht duke zbuluar aktivitete te reja dhe njerez te rrinj.

Nese dikush ju fton te takoheni me nje person te ri, mos refuzoni, nese dikush jo fton te zbuloni nje klub te ri dhe te vecante mos refuzoni.

Shume shpesh nje ftese shoqerore mund te kthehet ne nje partneritet biznesi shume te fuqishem.

Duke ju thene te mesipermet do ju sugjeroja edhe disa rregulla baze pa te cilat nuk mund te ruani nje balanc te mjaftueshem:
- Ndiqni nje axhende. Nese te Marten keni percaktuar qe nga ora 9–17 do jeni duke punuar ne zyre, ateher nuk ben sens qe ti thoni po fteses se pare qe ju vjen. Sigurisht mbas ores 17 ne kete rast mund ti thoni po ftesave qe ju vijne
- Perpiquni te afroni vetem njerezit te cilet aspironi ti keni miq te mire dhe mundesisht nga ku mund te mesoni dicka, ne kete menyre do siguroheni qe te krijoni nje rrjet njohjesh cilesore

3. Rrisni aftesite tuaja te komunikimit

Mos neglizoni asnjehere fuqine e komunikimit. Sa me te zot beheni per te komunikuar mesazhin tuaj dhe mendjen tuaj, aq me shume njerez cilesor do terhiqni rreth vetes.

Komunikimi eshte baza e nderveprimit midis njerezve dhe si e tille nuk mund ti kushtoni me pak rendesi sec duhet.

Per te rritur aftesite tuaja te komunikimit duhet si fillim te kuptoni qe ka disa ndarje te ndryshme gjuhesh komunikimi te cilat vijojne si me poshte:

- Gjuha e Trupit
Keto jane sinjalet te cilat mendja juaj i perkthen ne levizje trupore te ndryshme. Mendoni diferencen ne stature midis nje personi qe eshte drepres dhe nje personi te lumtur. Jam i sigurte qe po ta imagjinoni do shihni nje ndryshim shume te madh ne pozicionin e tyre trupor.

Gjuha e trupit nuk i jep vetem mendjes tone sinjale te ndryshme por dhe te tjereve qe na rrethojne. Nje trup konfident i drejte me koken larte eshte shume me shume i mundur te terheq vemendjen sesa nje trup i ndrydhur, me koken poshte…

Gjuha e trupit mund te mesohet dhe mund te shfrytezohet per te pasur me shume sukses.

Nese doni te mesoni me shume per gjuhen e trupit, do ju sugjeroja nje liber qe me pelqen shume personalisht “The Definitive Book of Body Language”, por nuk jam i sigurte nese ka nje perkthim ne Shqip apo jo.

- Gjuha Verbale
Ketu hyn te folurt dhe menyra te tjera si psh. te shkruarit etj…

Ne kete rast specifik ajo cfare ka me shume rendesi eshte Tonaliteti.

Tonaliteti ndikon shume ne menyren se si te tjeret e perceptojne ate cfare jemi duke thene.

A ju ka ndodhur ndonjehere te degjoni 2 persona te ndryshem qe tregojne te njejten barcalete, por me nje person u shkulet se qeshuri dhe me personin tjeter ishit komplet serioz?

Tonaliteti ne kete rast eshte kontribuesi kryesor i impulsit te krijuar, qofte ky nje e qeshur apo reagim statik.

Aktoret jane mjeshtrat me te medhenj te te dyja kategorive, dhe si rrjedhoje e kesaj kane aftesine t’ju bejne te perjetoni nje gjendje emocionale te caktuar sipas deshires.

Ka shume libra dhe programe mbi tonalitetin te cilat ju ndihmojne te praktikoni menyra me efektive per te komunikuar. Programi im i preferuar ne lidhje me tonalitetin eshte nga Jordan Belfort, ky i fundit i cili ka mare dhe fame te madhe prej filmit The Wolf of Wall Street qe eshte bazuar nga nje histori e vertete. Programi quhet “Straight Line Persuasion System” por fatkeqesisht kushton 2000$.

dhe se fundmi po e mbyll me…

4. Jep Vlere

Ne cdo miqesi apo kontakt qe krijon cfare i ben njerezit qe te duan te takohen serish me ju apo te krijojne nje miqesi afatgjat eshte nese mendojne qe kane dicka per te perfituar nga ju.

Ndoshta kjo ngjan pak oportunistike por realiteti eshte qe te gjithe njerezit duan te shpenzojne kohe me njerez te cilet mund te ofrojne dicka ne kembim.

Ne cdo komunitet miqesor, dikush eshte i zoti te tregoje histori humoristike dhe ti beje njerezit te qeshin, dikush eshte gjeni ne nje fushe te caktuar dhe njerezit duan te mesojne prej tij/saj, dikush eshte i njohur dhe si rrjedhoje ka shume kontakte dhe influence…

Mendojeni kete pak si koha qe keni kaluar kur keni qene ne gjimnaz.

Gjate gjimnazit dikush ishte sportisti, dikush ishte gjeniu i klases dhe dikush ishte i njohuri.

Ne pergjithesi te gjithe keto karaktere kishin gati gati nje status te privilegjuari dhe kjo ishte per nje arsye te vetme, sepse kishin ca te ofronin per komunitetin ku benin pjese.

Gjeniu, i ndihmonte te gjithe nxenesit gjate provimeve, apo me shume…
Sportisti fitonte kampionatet e shkolles dhe
i Njohuri i mbushte mendjen mesueseve te shkonim neper eskursione…

Per te kaluar tek e tashmja, duhet te kuptoni qe secili prej nesh ka dicka per te dhene, dicka qe dikush tjeter ka nevoje.

Ju mund te jeni shume me i afte se une ne nje fushe te caktuar, ashtu sic une mund te jem me i afte se ju ne nje fushe tjeter, por gjithmone cdokush ka dicka per te dhene.

Kur takoni njerez te rrinj, sidomos njerez cilesor, degjoni dhe jepni vlere ne menyren qe ndiheni me komfort.

Personalisht kam nisur te merem me internetin dhe marketingun nepermjet internetit qe kur kam qene shume i ri dhe e kam shfrytezuar kete njohuri per tu shoqeruar me njerez te rendesisshem. Sado i ri isha, edhe drejtoret e kompanive te medha apo njerez me shume me shume vite mbi krahe se mua, nuk hezitonin te shpenzonin kohe me mua. Pse? Sepse gjithmone jepja vlere aty ku ato kishin nevoje.

Si gjithmone per cfaredolloj pyetje apo komenti, mos hezitoni te me kontaktoni tek emaili im personal laidiferruni@gmail.com

Suksese,
Laidi


Shkruaj një koment