Si të përballosh dështimet?
Kjo është tema më e frikshme për shumicën e njerëzve. Dështimet janë ajo që të pengojnë për të arritur atë që do apo jo? Në fakt është e kundërta, dështimet janë gjithmonë rruga që të con drejt suksesit të vërtetë.
Por përpara se të duket si një fjalim motivues pa baza, po ju tregoj pak për dështimet e mija personale gjatë rrugës.
Duke filluar që nga mosha 13 vjecare kur fillova të merem me internetin për herë të parë, mund të kem dështuar me qindra herë. Këto mund të kenë qënë dështime të vogla, të tipit një eksperiment që nuk shkoi mire, apo dështime të mëdha, të tipit një shumë gjigande lekësh të humbura…
Gjate rrugëtimit tim mund ti kem provuar realisht të gjitha llojet e situatave. Momente kur skam pasur bukë për të ngrënë, momente kur nuk kam ditur ku të coj lekët, momente kur kam pasur borxhe gjithandej, momente ku të gjithë më lavdëronin dhe më thonin sa i zgjuar jam dhe gjithashtu e kundërta, momente kur në vënd të më lavdëronin më shanin.
Cfare duhet të bëjë një njeri kur përballet me vështirësi apo dështime të mëdha? Kjo është dhe pyetja 1 milion dollarëshe…
Ndërkohe që do doja ta pikturoja rrugëtimin drejt suksesit si një fushë me lule, realisht nuk është e tillë dhe gjatë gjithë kohës ka përballje me situata nga më të ndryshmet të cilat nuk i keni parashikuar kurrë që do ndodhin.
Të mbaron financimi, shteti vendos të të vejë gjobë të madhe, nuk paguan dot faturat në fund të muajit, një konkurent të vjedh idenë dhe përpiqet të të dëmtojë, investon lekët në vënde që të japin kthim në investim shumë të vogël, financierja juaj ja merr rrugës për Hawai etj. :)
Të gjitha këto dhe shumë të tjera mund të jenë gjërat me të cilat do përballeni gjatë rrugës, për të arritur sukses.
Në varësi të objektivit tuaj vjen dhe shkalla e riskut dhe e përballjes me dështime potenciale.
Duke qënë se në rrugëtimin tim jam përballur me pothuajse cdo lloj skenari të mundshëm, më është dashur të zbuloj dhe mënyra se si të përballem me dështimet psikologjikisht dhe mbi të gjitha se si ti evitoj në maksimumin e mundshëm.
Pa humbur kohë po ndaj me ju mësimet që kam nxjerrë në lidhje me dështimin dhe se si mund ta përdorni atë për të arritur më shumë sukses në jetën tuaj.
Për të dhënë një analogji të mirë po e ndaj në 2 kategori, 1. Psikologjike dhe 2. Menaxheriale
Ana Psikologjike
1. Cdo dështim është një mundësi e fshehur
Pa ekzagjerim dhe pa përjashtim cdo dështim i mundshëm që kam përballuar në jetën time ka qënë një mundësi e madhe për të përmirësuar veten dhe për të arritur në një nivel tjetër të pashkelur më parë.
Një dështim financiar, të meson të kesh kontroll absolut mbi financat e tua.
Dështimet që kam hasur nga ana financiare, më kanë mësuar të kem kontroll më të madh mbi financat e mia personale dhe të kompanive të mia, më kanë mësuar të shoh bilancet, të bëj parashikime financiare të avancuara, të menaxhoj riskun etj… Të gjitha aftësi të cilat me kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë, sidomos gjatë bisedave me investitorë (temë për të cilën do flas në një artikull tjetër).
Cdo dështim, i madh apo i vogël është një mundësi për të përmirësuar veten. Por duhet ta shihni si të tillë. Në cdo përballje me një dështim do duhet të zgjidhni midis 2 fokusesh kryesore:
- Të shpenzoni kohën duke u ankuar për problemin që keni apo dështimin që patët dhe të gjeni dhjetra justifikime për pse nuk ishte faji juaj
ose
- Të shpenzoni kohën duke pyetur veten në mënyrë konsistente, si mund ta përdor këtë situatë për të mësuar dicka? Si mund ta përdor këtë dështim në avantazhin tim?
Pyetja më e vështirë që mund ti bëni vetes në një situatë të tillë është e mësipërmja, por do zbuloni që nëse e bëni këtë pyetje me intensitetin e mjaftueshëm, truri do gjejë gjithmonë një zgjidhje, edhe në situatat që duken me të pamundurat.
2. Shikoje situatën ashtu sic është, jo më keq sec është
Eshtë e habitshme se cfarë tendence kemi si njerëz për ti ekzagjeruar gjërat, edhe të mirat edhe të këqijat.
Shpesh herë nëpër biseda me njerëz të ndryshëm shoh se sa fokus i japin madhësisë së halleve dhe problemeve që kanë dhe si i zmadhojnë në “gogola” të mëdhenj që sigurisht cdokush do kishte frikë të përballej.
Eshtë shumë e thjeshtë të marësh kot me imagjinatën në një situatë problematike por është dhe gjëja më e keqe që mund të bësh.
Shpesh herë situatat më të këqija kanë në fakt zgjidhjet me të thjeshta, po për të gjetur zgjidhjen duhet ta shohësh situatën ashtu sic është, jo më keq sec është.
Dhe së fundmi, duhet ta bëni më mirë sec është…
3. Përdor fjalë fuqizuese jo destruktive
Kjo është pjesa që të gjithë pa përjashtim neglizhojnë më shumë dhe nuk e mendojnë kurrë se ka të bëjë me suksesin e tyre apo me emocionet e tyre por në fakt ndikon më shumë se cdo gjë tjetër.
Vdiqa, më shkatërruan fare, më la zemra, nuk duroj dot me, ky është fundi im, skam fuqi, nuk mendoj dot, kshu jam une dhe një nga fjalët që unë nuk e dëgjoj dot fare “është e pamundur” ose “nuk bëhet dot”…
Provoni sot ndërkohë që kaloni ditën tuaj ose gjatë kafës me një mikun/mikeshën tuaj të shihni sa herë përdorni fjalë destruktive, sa herë thoni smundem, apo më cmendi kjo apo ajo.
Truri funksionon në bazë sugjestionimesh, cdo fjalë që ju përdorni ka një impuls nervor i cili lëshon mendime nga më të ndryshmet.
Nëse i thua vetes jam i/e shëndoshë, cfarë imazhi do shohi truri juaj?
Pra fjalët ndikojnë drejt-përdrejtë në imagjinatën tonë për të krijuar, zhvilluar apo anasjelltas për të shkatërruar.
Ana Menaxheriale
Eshtë studiuar dhe deduktuar që mbi 80% e suksesit është psikollogjike, prandaj si rrjedhojë do fokusohem më pak tek ana menaxheriale, por mos bëni gabim të mendoni që ky 20% është i padomosdoshëm.
Mund të keni psikologjinë me të fortë të mundshme por nëse nuk e shoqëroni atë me aftësi menaxheriale, qoftë nëse menaxhimi është vetëm i vetes tuaj, apo i 100 punonjësve, atëherë do dështoni vazhdimisht dhe nuk do mësoni nga gabimet tuaja.
Ja një ose dy perspektiva në pjesën menaxheriale.
1. Parashikoni fatin tuaj
Jo nuk po flas për të parë filxhanin. Një nga aftësitë më kundër-intuitive që më është dashur të mësoj personalisht, është të parashikoj risqet potenciale ndaj cdo lloj skenari të mundshëm.
Në fillimet e mia në biznes thjesht veproja pa menduar shumë. Provoja strategji mbas strategjie, shpenzoja lek pa menduar etj… Ndërkohë që guximi është për tu lavdëruar tek njerezit. Guximi pa mëndje mund të jetë destruktiv.
Për të pasur sa më shumë eficence dhe për të evituar sa më shumë probleme apo dështime të mundshme, sugjerimi im është të përpiqeni ti parashikoni ato paraprakisht.
Duke i bërë pyetjen vetes apo grupit më të cilin punoni, si mund të shkojë keq kjo strategji, ide etj. ?
Kjo do ju lejojë të parashikoni problemet para se të ndodhin dhe të gjeni strategji për si mund ti evitoni ato ose si të përballeni me to nëse ndodhin.
2. Merrni risqe të kalkuluara
Pa risk nuk mund të ecësh përpara, por sugjerimi im është që cdo risk të jetë i kalkuluar dhe cfarëdo që ndodh të keni një “parashutë” në shpinën tuaj.
Si mendoni se do shkonte fati juaj nëse hidheshit nga një avion pa parashutë?
Kjo është një prej strategjive që më është dashur ta mësoj “prej hallit” sic i thonë.
Për një kohë të gjatë më ka karakterizuar impulsiviteti i një fëmije gati dhe ndoshta guximi i tepërt.
Gjithmonë kemi idealizuar karakteret e filmave që hidhen nga avioni dhe gjejnë parashuten gjatë rrugës, apo kapërcejnë nga një pallat në tjetrin gati me fuqi të mbinatyrshme.
Por realiteti nuk është i tillë. Nëse hidhesh nga avioni pa parashutë, vdes… Kaq e thjeshtë.
Nëse merrni një risk financiar, sigurohuni që keni dhe një burim rezervë për t’ju mbajtur me bukë nëse dështoni.
Nëse merrni një kredi, sigurohuni që keni një burim të sigurtë që e mbulon këstin mujor, ndryshe do futeni në borxhe.
Nëse nisni një biznes, sigurohuni që keni një punë të sigurtë në rast se dështoni (kjo sidomos nëse jeni familjar).
3. Në raste dështimi intensifikoni ritmin tuaj
Nëse përjetoni një dështim apo jeni në mes të një problemi që duket shumë i madh apo i pandreqshëm, kjo është koha për të intensifikuar jo për tu depresuar.
Në kohën më të vështirë, duhet të shfrytezoni cdo aftësi që keni në maksimum, të angazhoni cdo burim financiar, human apo mental që keni për të zgjidhur problemin në fjalë.
Dështimi është miku juaj vetëm nëse zgjidhni të jetë i tillë.
Duke shpresuar që ky artikull t’ju vlejë sa më shumë, si gjithmonë ndihuni të lirë të më dërgoni opinionet tuaja, komentet apo pyetjet që keni tek laidiferruni@gmail.com dhe do përpiqem t’ju përgjigjem sa më shpejt të mundem.
Suksese të mëtejshme,
Laidi
gwqpsxnkzu
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
eratavifise
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin Online Amoxicillin 500 Mg wpb.wmnl.laidiferruni.com.rif.sm http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/
eshxetixo
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin 500 Mg Buy Amoxicillin Online lnc.iroa.laidiferruni.com.zzn.ql http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/