Tregtia dixhitale po dominon botën. Mëso si të zhvillosh dyqanin tënd të parë dhe të shesësh nëpërmjet internetit edhe nëse ke 0 njohuri rreth fushës…

Tregtia dixhitale po dominon botën. Mëso si të zhvillosh dyqanin tënd të parë dhe të shesësh nëpërmjet internetit edhe nëse ke 0 njohuri rreth fushës…

E keni menduar ndonjëherë që mund të hapni laptopin ose iPadin tuaj nga kafja, të punoni dhe të fitoni të ardhura, pa pasur zyre, pa pasur shefa mbi kokë dhe pa pasur kufizime oraresh apo detyrime për të punuar nga një vend i caktuar?

Pikërisht ky ka qënë realiteti im për këto 2 vitet e fundit dhe nëse lexoni deri në fund, do mund të mësoni si mund të bëni të njëjtën gjë…

Pak rëndësi ka ku jeton, çfarë sfondi profesional ke, çfarë eksperiencash ke pasur në të kaluarën. Në 2018, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë, pa përjashtuar asnjë, mund të shfrytëzojnë fuqinë e internetit për të ndërtuar një karierë të suksesshme.

Për herë të parë, kemi të njëjtin akses si dikush në New York për të pasur sukses.
 
Pse? Sepse teknologjia na e ka bërë të mundur të krijojmë këtë hapsirë profesionale duke aksesuar të gjithë botën.

Interneti na jep mundësinë të tregtojmë në çdo cep të botës, pamvarësisht mundësive që kemi.

Përpara se të vazhdoj, dua t’ju bëj të ditur, që kjo është një reklamë indirekte për kursin që po përgatis për të zhvilluar. Pas më shumë se 2 vitesh pa dhënë trajnime, kam vendosur të bëj sërish një trajnim të avancuar në këtë fushë.

Edhe nëse nuk keni ndërmënd të bëheni pjesë e këtij trajnimi, ju sugjeroj të lexoni në vijim, sepse kjo perspektivë mund t’ju vlejë shumë.

Në Instagramin tim personal, kam pothuajse 10,000 ndjekësh dhe si rrjedhojë mar shumë mesazhe të ndryshme. Më vjen mirë që ka shumë njerëz pozitiv dhe të etur për sukses dhe për të zhilluar veten, por në të njëjtën kohë, shoh shumë njerëz që nuk kanë besim fare dhe se mendojnë që Shqipëria është një vend pa shpresë…

Për ju që më ndiqni nëpër rrjete sociale, e keni pak idenë e opinionit tim rreth kësaj teme, por gjithsesi po ju informoj edhe këtu.

Nuk është Shqipëria që na bllokon. Nuk është Shqipëria apo qeveria që ka në dorë fatin tonë. Jemi ne. Unë dhe ti.

Çdo gjë është në dorën tonë, por problemi qëndron tek fakti që është shumë më e thjeshtë të besosh që gjërat janë shumë keq dhe që fati nuk është në dorën tonë. Duke menduar kështu, të paktën i kursejmë vetes lodhjen e rrugës për të arritur drejt suksesit, sepse një gjë është e sigurtë, nuk ka rrugë të thjeshtë për të arritur sukses.

Qëllimi im nëpërmjet këtij trajnimi që po përgatis, është t’ju informoj dhe t’ju pajis me njohuritë që ju duhen për të pasur sukses në fushën dixhitale, por në fund të ditës, kjo bazuar dhe nga eksperienca që kam me trajnimet, vetëm një pjesë e vogël prej jush do ti vendosin në punë ato që mësojnë.

Ky është realiteti. Jo të gjithë duan të punojnë për të arritur sukses.
Edhe unë vetë dhe ka raste që i nënshtrohem dembelizmit të momentit dhe sabotoj një pjesë të suksesit që e di shumë mirë që e kam në dorë, vetem sepse më shijon rehatia.

Për t’ju dhënë pak kontekst. Unë kam mbi 15 vite që merem me marketing dhe biznes nëpërmjet internetit, prandaj dhe i di dy tre gjëra rreth kësaj fushe.

Një nga bizneset që kam zhvilluar së pari në Shqipëri, është 123.al, e cila ishte faqja e parë që realizoi shitje nëpërmjet internetit në Shqipëri. Gjithashtu kompania e parë në Shqipëri që mundësoi blerjet me karta krediti në Lek.

123.al tashmë nuk është më aktive, por ama gjatë kohës që ka punuar, ka gjeneruar thuajse 1 milion Euro në shitje. Mos harroni, e gjithë kjo e realizuar online, nëpërmjet një faqeje interneti.

Gjatë këtyre viteve të fundit, kam menaxhuar shumë faqe dhe projekte të ndryshme.

Kam menaxhuar dhe ngritur strategjinë dhe shitjet online të TufinaWatches.com duke shitur ora nëpër të gjithë botën, duke filluar nga Europa dhe duke vazhduar me Amerikën, Azinë dhe madje dhe Shqipërinë, nëpërmjet Tufina.al.

Aktualisht kam disa dyqane online që janë në pronësinë ose bashkëpronësinë time dhe gjithashtu menaxhoj marketingun online të kompanisë që ka themeluar miku im i ngushtë.

Në këto kohë, kam mundësuar gjenerimin e miliona eurove nëpërmjet internetit për klientët e mi, prandaj jam konfident që mund t’ju ndihmoj edhe ju të arrini sukses nëse keni vullnet mjaftueshëm.
 
Nëpërmjet kursit që po përgatis, kam objektivin t’ju jap njohuritë që ju duhen për fushën e e-commerce dhe online marketing.

Në vijim po detajoj, disa nga pikat që do mësoni gjatë këtij kursi intensiv 2 ditor.
 
1. Do mësoni çdo gjë që ju nevojitet për të krijuar dyqane online nëpërmjet Shopify.com . Për këtë nuk do ju duhen njohuri programimi. Nëse dini të menaxhoni Facebook, do mësoni kollaj edhe këtë pjesë.

2. Do mësoni të gjitha teknikat, strategjitë, idetë që ju duhen për të qënë të aftë të zhvilloni marketing nëpërmjet interneti. Më besoni që çfarëdo rruge të ndiqni në jetPak rëndësi ka ku jeton, çfarë sfondi profesional ke, çfarë eksperiencash ke pasur në të kaluarën. Në 2018, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë, pa përjashtuar asnjë, mund të shfrytëzojnë fuqinë e internetit për të ndërtuar një karierë të suksesshme.

3. Do mësoni si të shisni pa blerë asnjë produkt dhe duke pasur 0 stok. Në këtë trajnim, do mësoni të gjitha burimet e mia të produkteve nga ku mund të merrni produkte dhe të shisni pa limit nëpër të gjithë botën, ndërkohë që të tjerët merren me dërgesat e produkteve për juve.

4. Do mësoni të gjitha teknikat e avancaura të reklamimit që unë personalisht përdor në fushatat e mia dhe do krijoni një ide të mirë të gjithë trendeve teknologjike dhe si mund ti shfrytëzoni për të ecur përpara.

5. Do mësoni se si të zhvilloni një biznes shitjesh online në tregun Shqiptar dhe të gjeneroni të ardhura që ditën e parë. Kjo mund të jetë një piknisje e mirë nëse doni të rikuperoni koston e investuar për trajnimin.

Mbi të gjitha do pajiseni me disa njohuri që do ju përgatisin për çdo gjë që vijon në botën dixhitale dhe do ju diferencojnë nga shumica e njerëzve.

Edhe nëse nuk do ti vini në punë fare këto njohuri që do mësoni, aftësitë që do përfitoni do ju diferencojnë në cv nga çdo person tjetër në Shqipëri.

Ajo që ju premtoj, është që nëse i vini në punë ato që do mësoni nga ky seminar, do gjeneroni shitje dhe do gjeneroni të ardhura.

Mënyra e vetme si mund të bëheni pjesë e këtij trajnimi, është duke aplikuar nëpërmjet kësaj forme dhe duke ju përgjigjur disa pyetjeve të shkurtra ->https://goo.gl/forms/Zl0hLvhlxuydFg6u1

Kjo pasi dua të sigurohem që personat që do e ndjekin trajnimin të kenë motivimin e duhur. Në këtë mënyrë, edhe unë mund të zhvilloj një trajnim sa më efektiv.

Detaje të fundit rreth trajnimit:

  1. I gjithë trajnimi do të zhvillohet brënda 2 ditëve intensive të zhvilluara në formë seminari, përgjatë fillimit të Prillit. Data e saktë do përcaktohet pasi të jene mbyllur rregjistrimet.
  2. Çdo ditë seminari do zgjasi nga 5–7 orë, në varësi të progresit.
  3. Materialet që do ndahen janë 80% praktike, pra seminari do ketë shumë pak teori dhe shumë më shumë njohuri praktike që mund t’ju vlejne për të nisur menjëherë rrugëtimin tuaj drejt kësaj fushe
  4. Gjatë seminarit do flasim për shëmbuj praktik. Do mund të shihni shëmbuj real dhe të prekshëm suksesi online. Nuk do ju fsheh asgjë. Do ju tregoj se si nisa një dyqan të ri online muajt e fundit dhe e mundësova të gjenerojë që muajin e parë mbi 2000 Euro brënda Shqipërisë dhe do ju tregoj dhe raste të ekstremit tjetër, të cilat gjenerojnë shifra stratosferike dhe të pa-imagjinueshme për nivelin Shqiptar. Do ti prekim të gjitha.
  5. Vlera e seminarit nuk do të jetë e lirë. Normalisht ky lloj trajnimi vlen mbi 2000 Euro, për arsyen e vetme sepse do ndaj me ju bërthamën e gjithë njohurive që kam përfituar gjatë 15 viteve eksperiencë në këtë fushë, por duke marrë parasysh realitetin e ekonomisë Shqiptare, kam vendosur ta realizoj trajnimin në vlerën prej 250 Euro.
  6. Për tu bërë pjesë e kursit (nëse aprovoheni), do duhet të paguani me kartë krediti nëpërmjet linkut që do ju jap unë. Nëse nuk jeni të pajisur me një kartë do duhet të më njoftoni paraprakisht në mënyrë që t’ju ndihmoj të gjeni një mënyrë tjetër për të paguar.
  7. Kursi do ketë vetem 10 veta. Në momentin që plotësohen këto vende nuk do pranoj më asnjë person tjetër, edhe sikur të më ofrojnë 10 fishin e kostos. Kjo sepse dua të sigurohem që të gjithë marin një trajnim sa më efektiv dhe më të personalizuar.
Nëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të më kontaktoni nëpërmjet facebook tek faqja ime: https://www.facebook.com/laidiferruni123 
ose në instagram -> @laidiferruni

3 komente

  • tuplirula

    doxycycline mexico

  • tuplirula

    http://vsdoxycyclinev.com/ – doxycycline fda approved online

  • tuplirula

    levitra 20 mg canada HamAcela cialis 5 mg Spoula Vente Viagra

Shkruaj një koment