Vetëm një produkt larg suksesit!

Vetëm një produkt larg suksesit!

Vetëm një produkt larg suksesit!

Nëse dëshironi të keni sukses duke shitur online, ju duhet një produkt. Kaq e thjeshtë.



Pamvarësisht të gjithave, sado i thjeshtë është ky koncept për tu kutpuar në teori, kur vjen puna në praktikë, një pjese e madhe e personave ngecin dhe nuk veprojnë.


Ajo që dua të bëj sot është të shkoj në thelbin e problemit duke diskutuar për cilat janë pengesat e vërteta të shitjes online?!



Një nga gjerat e para që duhet të kuptojmë, është se kur shumë vetë nisin ne botën e shitjeve online, mendimi që kanë është se do duhet të blejnë stok të madh, me diversitet të madh produktesh, dhe të shpenzojnë shumë para.



Realiteti është që në shumicat e rasteve online, kjo gjë thjesht nuk është e vërtetë.

Kjo mënyrë të menduari vjen nga të bërit biznes në tregun fizik dhe mënyrën klasike, duke pasur në mendje idenë që duhet marrë me qera një dyqan fizik dhe, pastaj duhet mbushur me produkte të ndryshme.



Teksa po i futemi botës dixhitale dhe mënyra si blejmë po ndryshon, ateher dhe mënyra si bëjmë biznes po ndryshon gjithashtu.

/
Shpesh herë disa nga markat më të mira online, janë brande që ofrojne 1-3 artikuj (ose sasi te vogël), në vend të mijëra dhe kjo vjen pikërisht prej ndryshimeve që ekzistojnë midis mënyrës së blerjes tradicionale dhe asaj dixhitale.



Në tregun online, ndryshe nga një dyqan fizik, një produkt i vetëm është duke targetuar potencialisht qindra mijëra vetë (dhe kjo vetëm ne tregun Shqiptar), ndërsa një dyqan fizik e ka këtë të limituar në kalimtaret e rrugës.



Pra konkretisht, nëse unë kam një dyqan online ose llogari instagrami që shet një model shumë specifik abazhuri të punuar me dorë (për të dhënë një shëmbull), target grupi im potencial për këtë produkt në të gjithë Shqipërinë, mund të jetë nga 50,000-80,000 klientë potencial, klientë të cilët unë mund ti targetoj të gjithë nëpërmjet mundësive të reklamimit si Facebook Ads ndërkohë që mund ta nis produktin tek klienti direkt me postë, nëse blen.



Në të kundërt, një dyqan fizik, duke qënë se ka një numër shumë të limituar klientësh që hynë fizikisht brënda dyqanit për të parë, atëher objektivi në këtë rast, është ta tërheq vemendjen e këtij klienti duke i shfaqur sa me shumë artikuj para syve.



Në këtë mënyrë klienti potencial mund të gjejë dicka që mund ti pëlqejë ose ti nevojitet dhe të blejë.

Pra eksperincat e blerjes janë shumë të ndryshme dhe eficenca online është shumë herë më e madhe dhe më praktike për të nisur.

Duke e thënë këtë, konkluzioni besoj është i qartë…



Edhe një produkt i vetëm, nëse është produkt i zgjedhur mirë dhe për të cilin tregu ka nevojë, ky produkt ka potencialin të gjenerojë mijëra ejro në muaj edhe në një treg të vogël si Shqipëria dhe potencialisht shumë më shumë nëse fokusohemi në tregun ndërkombëtar.



Pra doni te shisni online?

Mos mendoni si të gjeni qindra apo mijëra produkte për të hapur dyqanin tuaj, por mendoni si të gjeni 1 produkt të mirë dhe ço gjë do bëjë sens.



21 komente

  • Genti

    E lexova me vemendje dhe tema eshte shume delikate dhe e thjeshte por qe gjen veshtiresi ne ate se si ta identifikosh produktin e suksesit.

Shkruaj një koment