Zbulo kush je duke vepruar dhe kontribuar më shumë në shoqëri…

Zbulo kush je duke vepruar dhe kontribuar më shumë në shoqëri…

Gjëja më e vështirë për një njeri në ditët e sotme është të kuptojë kush është…

Cfarë përfaqëson, kush jane idealet që mban, për cfarë lufton, për kë lufton, kush është e ardhmja që e pret, ku do fokusohet etj…

Eshtë e vështirë të kuptosh veten… Aq e vështirë sa nje pjese e mire e jona luftojne cdo dite ndoshta në drejtimin e gabuar vetëm në kerkim të vetes dhe asaj cfarë na përfaqëson.

Kam një opinion të thjeshtë në lidhje me këtë temë…

Dhe më besoni kur them, ky opinion i thjeshtë nuk ka ardhur nga hici dhe nuk është formuar nga rastesia.

Ky opinion është rezultati i shumë viteve plot me dështime dhe suksese, eksperimente pafund, takime pafund, tentativa, dëshira, ëndra të ndryshuara, ideale të sfiduara dhe sfida njëra mbas tjetrës…

Nëse do të zbulosh kush je dhe cfarë roli ke në këtë botë, nuk do të jetë e thjeshtë. Mund të dojë vite, mund të dojë dhe minuta, sepse akumulimi i eksperiencës tuaj jetësore mund të jetë më se mjaftueshëm për të nxjerrë një rezultat.

Pra kush je ti?

Opinioni im: Mos u mendo, thjesht lëviz dhe nis sa më shume iniciativa… Eksperimento, lufto, zbulo territore të reja, punë të reja, ide të reja e më shumë…

Gjej gjithmonë një mënyrë të re për të kontribuar tek njerëzit e afërm dhe pse jo në shoqëri.

Kupto se kush je duke vepruar, jo duke menduar…

Suksese në rrugëtimin tuaj,
Laidi

Nëse mendoni që ky artikull ka vlerë, ndajeni me dikë që keni afër…


Shkruaj një koment