Në vijim po detajoj, disa nga pikat që do mësoni gjatë këtij kursi intensiv online.
1. Do mësoni çdo gjë që ju nevojitet për të krijuar dyqane online nëpërmjet Shopify.com . Për këtë nuk do ju duhen njohuri programimi. Nëse dini të menaxhoni Facebook, do mësoni kollaj edhe këtë pjesë.
Shopify është platforma më e mirë aktualisht në botë, për të krijuar dyqane online dhe në këtë modul, do mësoni çdo detaj qe ju nevojitet të dini për të krijuar dyqane online, menaxhuar dhe patur sukses me to.
Me njohuritë që do merrni në kët pjesë të trajnimit, do jeni mjaftueshëm të aftë për të shkuar dhe gjetur klient të cilëve mund gjithashtu ti realizoni dyqanet e tyre dhe të paguheni për këtë.
Personalisht kur punoj me klientë për ti bërë faqe shitjesh online, marr rreth 1000 Euro e sipër për çdo projekt dhe një i tillë më kushton rreth 5–6 orë pune në total (juve si fillestar normalisht do ju duhet më shumë).
2. Do mësoni të gjitha teknikat, strategjitë, idetë që ju duhen për të qënë të aftë të zhvilloni marketing nëpërmjet internetit.
Më besoni që çfarëdo rruge të ndiqni në jet, pak rëndësi ka ku jetoni, çfarë sfondi profesional keni, çfarë eksperiencash keni pasur në të kaluarën. Në 2019, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë, pa përjashtuar asnjë, mund të shfrytëzojnë fuqinë e internetit për të ndërtuar një karierë të suksesshme.
3. Do mësoni si të shisni pa blerë asnjë produkt dhe duke pasur 0 stok.
Në këtë trajnim, do mësoni të gjitha burimet e mia të produkteve nga ku mund të merrni produkte dhe të shisni pa limit nëpër të gjithë botën, ndërkohë që të tjerët merren me dërgesat e produkteve për juve.
Kjo është pikë shumë e rëndësisshme. Po ti shihni sot kompanitë më të suksesshme të internetit si Amazon, Airbnb, Uber etj. asnjëra prej tyre nuk punon me produktet ose shërbimet e veta, por me të të tjerëve.
Të njejtën gjë mund të bëni dhe ju, thjesht në shkallë më të vogël dhe më praktike.
4. Do mësoni të gjitha teknikat e avancaura të reklamimit që unë personalisht përdor në fushatat e mia dhe do krijoni një ide të mirë të gjithë trendeve teknologjike dhe si mund ti shfrytëzoni për të ecur përpara.
Këtu bëhet fjalë për çdo teknikë të avancuar që përdor personalisht, duke u bazuar kryesisht tek Facebook Ads për Facebook dhe Instagram.
Në këtë pjesë të trajnimit do t’ju mësoj se si të menaxhoni buxhete reklamash që nga 100$ në muaj, deri në dhjetra mijëra $ në muaj, siç kam bërë për klientët e mi.
Me këto njohuri mund shumë kollaj të gjeni klient për ti menaxhuar reklamat, si/ose dhe të punësoheni diku full time si menaxher marketingu online.
Njohuritë rreth Facebook Ads, janë jashtëzakonisht të kërkuara aktualisht, në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.
5. Do mësoni se si të zhvilloni një biznes shitjesh online në tregun Shqiptar dhe të gjeneroni të ardhura që ditën e parë. Kjo mund të jetë një piknisje e mirë nëse doni të rikuperoni koston e investuar për trajnimin.
Mbi të gjitha do pajiseni me disa njohuri që do ju përgatisin për çdo gjë që vijon në botën dixhitale dhe do ju diferencojnë nga shumica e njerëzve.
Detaje të fundit rreth programit:
- Grupi përfshin rregjistrimet nga 2 trajnime intensive 3 ditore të zhvilluara për E-commerce, disa trajnime të tjera ndërmjetëse për Facebook Ads të zhvilluara këto muaj si dhe video të tjera ekskluzive të xhiruara nga mua personalisht vetëm për grupin.
- Materialet që do gjeni në grup janë 80% praktike, pra gjeni shumë pak teori dhe shumë më shumë njohuri praktike që mund t’ju vlejne për të nisur menjëherë rrugëtimin tuaj drejt kësaj fushe
- Gjatë trajnimeve do shihni shëmbuj praktik. Do mund të shihni shëmbuj real dhe të prekshëm suksesi online. Nuk do fshihet asgjë. Do shihni se si nisa një dyqan të ri online muajt e fundit dhe e mundësova të gjenerojë që muajin e parë të ardhura të mira brënda Shqipërisë dhe do ju tregoj dhe raste të ekstremit tjetër, të cilat gjenerojnë shifra le të themi "jo-normale" për tregun Shqiptar.
- Trajnimi origjinal për e-commerce ka kushtuar 200 Euro me ulje në Nëntor dhe 200 Euro ai në Maj 2019. I bashkuar me trajnimet e tjera të zhvilluara përgjatë këtyre muajve, vlera origjinale shkon mbi 400 Euro, por ju do mund të përfitoni akses tek versioni dixhital për një shifër më modeste, për 1 vit kohe.
- Për tu bërë pjesë e kursit online, do duhet të paguani me kartë krediti, kesh ose me paypal nëpërmjet linkut që shihni në vijim, por është shumë e rëndësisshme që porosia të bëhet direkt online.
- Aksesi në këtë grup do të jetë për 1 vit. Ndërsa vlera e grupit do të rritet vazhdimisht, po ashtu do të rritet dhe çmimi, për këdo që do dojë të bëhet pjesë në muajt në vijim
- Aksesi në këtë grup, ju jep dhe mundësinë të komunikoni me pjestarët e tjerë të grupit, si dhe me mua për pyetje të çdo lloji.
Nëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të më kontaktoni nëpërmjet facebook tek faqja ime: https://www.facebook.com/laidiferruni123
ose në instagram -> @laidiferruni
ose në këtë link -> https://laidiferruni.com/pages/na-kontaktoni
Nëse doni të mësoni më shumë rreth meje ju ftoj të ndiqni linqet e mia sociale:
Instagram: @laidiferruni
Facebook: https://www.facebook.com/laidiferruni123/
Linkedin: https://www.linkedin.com/in/laidiferruni/
Faqe interneti: https://laidiferruni.com/
Medium: Laidi Ferruni
Foto nga një prej trajnimeve të kaluara:
Trajnimi i Fundit 27,28,29 Shtator 2019 (Të gjitha rregjistrimet e trajnimit do mund ti gjeni online nëse bëheni pjesë e grupit duke porositur këtë paketë)