5 profesione që nuk kanë nevojë për diplomë…
Shpesh herë e gjej veten duke debatuar me miqtë e mi për rëndësinë e diplomave në ditët e sotme…
Sigurisht profesione si të qënit doktor, ariktekt, inxhinier etj. kanë ende nevojë për diploma.
Jam i sigurtë që asnjë prej nesh nuk do donte të kontrollohej nga dikush pa kredencialet e duhura…
Por kur vjen puna tek bota dixhitale dhe teknologjike, e cila duket se është kryefjala në ditët e sotme dhe na rrethon gjithandej, diploma nuk ka aq shumë peshë sa në profesione me specifike si te lart-përmendurat.
Në fund të ditës një diplomë ka vlerën e vetë pamvarësisht kohës dhe profesionit por nëse doni të zhvilloni aftësitë tuaja ose të bëni progres ne karierën tuaj, këto profesione mund t’ju mirëpresin pa pasur nevojën për të përfunduar një shkollë tjetër 4 vjecare, apo qoftë dhe 2 vjecare:
1. Internet Marketing
Mbi 1,000,000 Shqiptarë sot mbajnë një smartphone…
Penetrimi i internetit është mbi 70% dhe të gjithë ne jemi këtu përballë një ekrani në këto momente, duke konsumuar media në formë dixhitale.
Nevoja për Internet Marketerat nuk ka qënë kurrë më e madhe se sot.
Bizneset në të gjithë botën kanë nevojë për njerëz të aftë për ti mundësuar të gjenerojnë më shumë të ardhura nëpërjet internetit ose thjesht për të tërhequr vëmëndjen e mijëra vetave që mund të jenë klientët e tyre potencial.
Shumë koncepte Internet Marketingu janë shumë të thjeshta për tu mësuar dhe nuk kërkojnë më shumë se 2 javë, por ama impakti që krijojnë tek një biznes i vogël është shumë i madh dhe si rrjedhojë këto aftësi janë shumë të kërkuara dhe mbi të gjitha shumë të paguara.
Sigurisht e vendosa këtë profesion të parin duke qënë se është dhe kompentenca ime kryesore, por ju siguroj që në 13 vite marketing nëpërmjet internetit, nuk më ka pyetur as edhe një person se cfarë shkolle kam mbaruar.
2. Programues
Në fakt në ditët e sotme ka me qindra lloje programimi. Ka programim për IOS, Android, Inxhinieri Softwerash, Web Development, UX/UI etj etj. për të mos ju hutuar më shumë.
Gjuhët e programimit janë me shumicë, por të gjitha kanë një të përbashkët…
Janë super të kërkuara.
Programuesit sot janë si gjilpëra në kashtë. Mund të gjesh shumë programues në nivele fillestare, por të gjesh programues të zotë është shumë e vështire, për një arsye të vetme…
Të gjithë janë në punë të mira, ose shumë të zënë, ose duke u marë me bizneset e tyre…
Nëse doni të investoni në një profesion që ka karierë të sigurtë, programimi është investim i sigurtë për ju.
Shumë programe në botë si http://appacademy.io/ ofrojnë trajnime 3 mujore për programues dhe premtojnë punësim me 98% siguri, shoqëruar me rrogë fillestare prej 108,000$ në vit.
Në fakt kompani si Facebook dhe Google, po investojnë miliona $ për të edukuar brezin e ri të programuesve, për arsyen e vetme që ka mungesë shumë të madhe të tyre në treg.
Në këtë profesion, ju duhen aftësitë, jo diploma dhe mund të nisni rrugëtimin tuaj në më pak se 3 muaj, nëse jeni të motivuar.
3. Web Designer
Të qënit grafist shpesh herë kërkon edhe një sens të mirë artistik, por mënjanë talentit tuaj si artist, të mësosh bazat e programeve më të njohura si Adobe Photoshop dhe Illustrator dhe për tu bërë një grafist i mirë, nuk do dhe aq shumë kohë.
Sigurisht për tu bërë profesionist do shumë kohë dhe investim në vete, por asgjë nuk ju ndalon për të nisur në një fushë si kjo e cila nuk kërkon gjë përvec kohës dhe dëshirës suaj.
Me rritjen e penetrimit të internetit, gjithmonë e më shumë biznese dhe individë po kërkojnë për grafista Web-i të talentuar.
4. Menaxher Media Sociale
Ndryshe nga Internet Marketing, menaxhimi i rrjeteve sociale është kryesisht një punë menaxheriale dhe jo domosdoshmërisht marketing.
Nëse jeni duke përdorur Facebook dhe Instagram në këto momente, shanset janë që jeni mjaftueshëm të kualifikuar për të menaxhuar rrjetet sociale për një biznes cfarëdo.
Menaxhimi i rrjeteve sociale konsiston në publikimin e vazhdueshëm të informacioneve dhe te rejave në lidhje me biznesin përkatës dhe ndjekjen e ndërveprimit me klientët.
Kjo punë shpesh herë kërkon kohë, gjë që menaxherët e bizneseve nuk e kanë në dispozicion dhe këtu hyn në fuqi aftësia juaj për të menaxhuar rrjetet sociale.
Me mbi 30,000 biznese të listuara vetëm në Shqipëri në Facebook, keni plot mundësi për të përfaqësuar biznese të cilat kanë nevojë për ju.
Pak njohuri marketingu nuk bën keq gjithashtu :)
5. Menaxher Shitjesh
E kam lënë këtë për të fundit pasi nuk është shume teknike krahasuar me të mësipërmet por ama ka një domosdoshmëri të madhe.
Si një menaxher biznesi mund t’ju them këtë gjë… Shitësit e mirë janë në pakicë dhe të gjithë menaxherët e bizneseve janë në kërkim të tyre.
Eshtë e thjeshtë të nënvleftësosh një profesion të tillë, pasi shumë prej nesh kanë asocime negative me shitjen, por është një pozicion kaq i rëndësishëm.
Momentet kur bizneset e mia kanë ecur më shumë përpara është kur kam punësuar shitës shumë të mirë.
Nëse ju pëlqen të komunikoni me njërëzit dhe e shihni veten të qënit natyrshem ekstrovert, kjo mund të jetë një rrugë e mirë për ju.
Mos harroni dicka, shitja nuk është e thënë të jetë dicka negative.
Nëse produkti apo shërbimi i jep vlerë të vërtetë nje individi apo biznesi, nuk ke nevojë të shesësh por thjesht të influencosh…
Mos e nënvleftësoni këtë fushë, është shumë e rëndësisshme dhe mund t’ju cojë përpara nëse zgjidhni partnerët e duhur (biznese inovative që duan të ofrojnë sa më shumë vlerë për klientin).
Deri në artikullin tjetër,
Suksese,
Laidi
P.s. Nëse e keni gjetur këtë artikull me vlerë, ndajeni me dikë të afërt…