A mund të bësh para në Shqipëri? Ja realiteti…
4 vjet më parë, isha në Gjermani… Isha duke ndjekur një shkollë biznesi në Mynih. Bëhet fjalë për vitin e parë, menjëherë pasi isha larguar nga Shqipëria ku po ndiqja gjithashtu një shkollë Shqiptare biznesi (këtë të fundit e lashë pa mbyllyr vitin e parë)…
Mund të them që ndihesha shumë mirë në Gjermani, kjo për arsye së bëra shume miq të mirë, e dashuroja vëndin dhe mbi të gjitha po merja pjesë në ndërtimin e një kompanie të re në fushën e internetit, si bashkë-themelues. Dicka që përbën dhe pasionin tim të vërtetë, të kthej ide të mira në kompani të vërteta…
Gjërat po ecnin relativisht mirë deri sa u gjenda në një krizë financiare që më bllokoi në cdo aspekt. Këtu gjendemi dhe më problemin numër 1 të ndërtimit të një kompanie të re… Të boshatis gjithmonë xhepat :)
Duke qënë se shkolla ime kushtonte 10,000 Euro në vit dhe unë kam qënë gjithmonë autonom në financat e mia, duhet të gjeja një zgjidhje të shpejtë. Këtu ndodhi dhe ndryshimi total i rrugëtimit tim…
Duke qënë pothuajse në përfundim të vitit të parë në shkollën Gjermane dhe në hapat e para të kompanisë në Gjermani, vendosa të kthehem në Gusht të 2011 në Tiranë për të gjetur mundësi financimi për vehten, për të mbuluar shkollën Gjermane dhe jetesën në Gjermani.
Padashje e pa kuptuar, vura re që instikti po më thoshte të qëndroja në Tiranë…
Nuk e di a ishte thjesht një refleks për tu rikthyer në vendin tim apo dicka tjetër… Mendja ime po më thoshte që duhet të bëja dicka! Me eksperiencën që kisha grumbulluar gjatë viteve dhe me mendjën që kisha marë në Gjermani, mendova se mund të bëja dicka që do vlente, dicka që mund të bënte një ndryshim në Shqipëri!
Cfarë ndodhi?
Lind www.123.al.
Për ju që nuk e njihni, 123.al është një faqe interneti ku mund të blesh shërbime ose produkte të ndryshme më të paktën 50% ulje…
123 ishte shumë e ngjashme me kompaninë që po ndërtonim në Mynih dhe si rrjedhojë kisha shumë eksperiencë, ose të paktën kështu mendoja :)
Dhe kthehemi në ditën e sotme…
Mbas 36,000 kuponave të shitur, mbi 47,000,000 Lek të reja të kaluara bizneseve Shqiptare, 2600 oferta, 138,915,682 Lek të kursyera Shqiptarëve (nëpërmjet uljeve) dhe mbi 10,000,000 shfletime të ofertave të 123, kush janë konkluzionet e mia?
Para se te shkoj më tej, ja dhe përgjigjia që ishit duke pritur…
Po! Eshtë e mundur të bësh para në Shqipëri… Por nga e folura në të bërë është në mes një det i tërë, kshuqë le të flasim për konkluzionet e mia gjatë kësaj eksperience me 123.al dhe disa veprimtari të tjera:
1. Të gjenerosh para nuk është e njëjta gjë me “të fitosh para”…
Gjatë gjithë eksperiencës time në Shqipëri, kam fituar shumë para, kam humbur dhe me shumë, kam fituar prap dhe kam humbur prap, gjë që të con tek konkluzioni numër 2 dhe më i rëndësisshëm…
2. Mos-përgatitja financiare është një luks që nuk mund ta përballoje dot cdokush!
Gjatë fillimeve të mia në biznes kisha një mos-pëlqim gati revoltues për financën. Gjithmonë më dukej e komplikuar dhe gjithmonë mendoja se mjaftonte t’ja delegoja dikujt që është në profesion dhe cdo gjë do vijonte për bukuri… GABIM! Nëse ka një arsye të vetme dhe më të fortë që falimenton biznese dit mbas ditë në Shqipëri, është pikërisht mungesa e inteligjencës financiare. Dicka që më mungonte dhe mua, deri sa vendosa ta zotëroj.
Gjate 2 viteve të para të kompanisë, jemi përballur me humbje të mëdha financiare, dhe e gjitha si pasojë e mungesës së kontrollit të rrepte financiar.
Pra e thënë Shqip, nuk ka rëndësi a bën 1 Milion, 10 Milion apo 1 Miliard Lek në muaj… Nëse shpenzimet e tua janë më të mëdha se fitimet, atëherë shifrat më sipër nuk vlejnë për asgjë!
3. Mos ndalo asnjëherë së përmirësuari!
Ashtu si në jetë, nëse ndalon së përmirësuari, do fillosh të kompromentosh cdo ditë e më shumë, ashtu edhe në biznes apo në karierë në përgjithësi…
Nëse ndalon së përmirësuari, do fillosh të humbasësh nga pak cdo ditë!
Gjatë punës në Shqipëri, vura re që momentet kur ndalonim më shumë së përmirësuari ishin momentet kur ndiheshim më mirë financiarisht.
Ky është një kurth që e pësojnë shumica e njerëzve në botë dhe e ka emrinkomfort. Eshtë vrasësi më i madh i progresit dhe i lumturisë…
Suksesi jonë si njerëz është atëherë kur mund të zotërojmë më në fund disiplinën e PKV (Përmirësim Konstant dhe i Vazhdueshëm)…
Nëse arrijmë në një pikë ku PKV është thjesht një mënyrë të jetuari, atëher do zbulojmë mundësi të panumërta, të cilat truri jonë i ka bllokuar deri më sot…
Duke shpresuar që eksperienca ime të shërbejë për një qëllim të mirë, ju mirëpres të ndiqni artikujt e rradhës ku do jem edhe më konkret përsa i përket strategjive dhe teknikave të cilat mund të ndiqni për të zhvilluar vehten dhe anën tuaj financiare…
Suksese,
Laidi
eheavexafe
http://mewkid.net/when-is-xuxlya/ – Amoxil Causes Gallstones Amoxicillin 500mg Capsules oti.msut.laidiferruni.com.ksl.ai http://mewkid.net/when-is-xuxlya/
uwzigkuiduq
http://mewkid.net/when-is-xuxlya/ – Amoxil Causes Gallstones Buy Amoxicillin jle.zorl.laidiferruni.com.oxa.zd http://mewkid.net/when-is-xuxlya/