Dush i ftohte akull mbas 5 muajsh. Kush jane rezultatet?

Dush i ftohte akull mbas 5 muajsh. Kush jane rezultatet?

U be thuajse 5 muaj tashmë që praktikoj dushin e ftohtë akull çdo ditë dhe për këtë arsye mendova të merrja kohën dhe të shkruaja shkurt rreth konkluzioneve që kam nxjerrë nga kjo eksperiencë.

Siç jam shprehur edhe në një shkrim të mëparshëm, të cilin mund ta gjeni në këtë link -> http://bit.ly/dushiftohte , dushi i ftohtë ka shumë përfitime për shëndetin.

Këto përfitime janë të vërtetuara shkencërisht dhe ka një bazë shumë të madhe provash të cilat vërtetojnë që dushi i ftohtë mund të ndihmojë ndjeshëm në shërimin e lloj lloj sëmundjesh kronike si dhe në përmirësimin e gjëndjes emocionale.

Personalisht kam parë një ndikim të madh në jetën time si rrjedhojë e ujit të ftohtë ndaj të cilit ekspozohem çdo ditë.

Këto janë disa prej mënyrave si më ka ndikuar konkretisht:

- Dushi i ftohtë në mengjes me jep shumë energji
- Më zgjon plotësisht pa pasur nevojë të pi kafe apo të marr stimuj të tjerë për të qënë në forme sa më aktive
- Më jep humor të mirë gjatë gjithë ditës dhe më ka përmirësuar humorin dhe entuziazmin në përgjithësi shumë ndjeshëm
- Më largon thuajse çdo simtomë problematike si psh rufa, shenjat e gripit, dhimbjen e kokës, lodhjen, mungesën e fuqisë, gjëndjet e turbullta, etj. Uji i ftohtë është aq efektiv për të larguar problematikat sa që më është bërë zakon që sa herë ndihem keq, në çfarëdolloj mënyre, futem në një dush të ftohtë dhe brënda pak minutash më duket sikur i kam dhënë një “restart/rinisje” trupit dhe mendjes time.
- Më bën të fokusohem më shumë në moment dhe të jem më i vemendshëm gjatë ditës.
- Më përgatit menderisht për të përballuar kollaj sfidat e ditës
- Ma ka ndaluar thuajse 100% rënien e flokëve (që e kam pasur problem të ndjeshëm 2 vitet e fundit) dhe ka ndikuar në rritjen dhe forcimin e rrënjës ndjeshëm.
- Së fundmi, ndihem shumë më i shëndetshëm dhe energjik sot mba 5 muash që bëj dush të ftohtë se sa para se të nisja.

Pikat e mësipërme janë vetëm disa prej atyre çka kam përjetuar dhe ndjerë në trupin dhe mendjen time përgjatë këtyre muajve, pa llogaritur përfitimet e tjera që nuk mund ti ndjejmë apo shohim.

Mbas një kohe të konsiderueshme që e praktikoj dushin e ftohtë çdo ditë, kam arritur në konkluzionin që do vazhdoj ta praktikoj vazhdimisht duke e kthyer atë në një rutinë të pandarë nga jeta ime.

Përfitimet dhe mënyra se si të bën të ndihesh janë kthyer në një varësi të shëndetshme për mua tashme dhe nuk kam plan të ndaloj.

Në fakt ndryshimi dhe efekti që ka dhënë kanë qënë aq të ndjeshme saqë tashmē e gjithē familja ime është ndikuar dhe e praktikon kētē aktivitet.

Për këto dhe shumë arsye të tjera ju sugjeroj dhe ju, tē provoni dushin e ftohtē pēr 1 jave dhe tē shihni si ndiheni.

Nuk thonë kot që të provoshështë të kuptosh :)

Ju uroj të gjithëve një jave fantastike në vijim dhe nëse e provoni dushin e ftohtë më vini në dijeni nëpërmjet komenteve.

Do me jepte gëzim të madh, të dija që ky shkrim i shkurtër ka qënë ndikim sado i vogël për t’ju shtyrë të provoni diçka jashtë zonës tuaj të rehatisë.

2 komente

  • hharaahce

    http://mewkid.net/when-is-xuxlya/ – Amoxicillin 500 Mg Amoxicillin 500mg dyd.ubje.laidiferruni.com.sgm.hs http://mewkid.net/when-is-xuxlya/

  • ixdiluuz

    http://mewkid.net/when-is-xuxlya/ – Amoxicillin 500 Mg Dosage Amoxicillin 500 Mg nwo.ckfg.laidiferruni.com.xva.pv http://mewkid.net/when-is-xuxlya/

Shkruaj një koment