Jam i suksesshëm, por jo për arsyet që mendoni…

Jam i suksesshëm, por jo për arsyet që mendoni…

Kam dashur ta shkruaj këtë artikull prej disa kohësh, gjithmonë sepse e kam ndjerë se është një mesazh i rëndësisshëm që duhet ta ndaj me të gjithë.

Gjatë rrugëtimit tim kam zhvilluar shumë projekte, biznese, eksperimente dhe kam punuar në shumë lloj punësh të ndryshme…

Në fakt që në moshën 7 vjecare, kam gjetur shkas për të bërë “biznes”, nëse mund të quash iniciativën e një 7 vjecari të tillë, duke shitur caj mali bashkë me tregëtarët e lagjes.

Fatmirësisht prindërit e mi kanë qënë mjaftueshëm progresiv, sa për të më lënë të lirë të provoja cfarë ndjeja se duhet të bëja.

Mënjanë historisë së cajit që e kam treguar dhe herë të tjera… Ajo cfarë më ka shtyrë gjithmonë të ecja përpara ka qënë një ndjesi e pandalshme “urie” në kuptimin metaforik të fjalës.

Uria për sukses mund të jetë shumë e madhe nëse influencohet nga elementët e duhur.

Për mua këto elementë kanë qënë varfëria ekonomike dhe problemet që vijonin prej saj…

Fatmirësisht kam pasur fatin që jam rritur me mirëqënie psikollogjike.

Edhe pse jemi rritur midis mungesave financiare, jemi ndjerë gjithmonë të pasur përbrënda dhe këtu vijojmë tek konkluzioni kryesor i këtij artikulli….

Pasuria dhe suksesi, janë një lojë mentale jo fizike.

Mund të thuash gjithmonë që kam një shpi, një makine dhe 1 milion $ në bankë (nuk i kam aq, mos u shqetësoni), por të thuash që ky është suksesi për mua dhe për ty është e gabuar, gjithmonë në mendimin tim.

Këtu më kujtohet një histori interesante që kam dëgjuar nga një prej mentorëve të mi.

Ai ishtë në sallë duke prezantuar para 3000 vetëve dhe pyet sallën, kush ndihet i pa-suksesshëm në këtë moment të ngrejë dorën.

Shumë veta e ngrejnë, ai zgjedh një dhe e pyet…

— Pse ndihesh i pa-suksesshëm?
 Ai i thotë:
 — Sepse që të ndihem i suksesshëm duhet të gjeneroj 5 Milionë $ në vit dhe aktualisht gjeneroj vetëm 4M$.

I pari ulet dhe prezantuesi bën një pyetje tjeter…
 — Kush ndihet i suksesshëm të ngrejë dorën.
 Një grup vetësh ngrejnë dorën, por një individ në fillim të sallës, i veshur shumë thjeshtë dhe komplet i zakonshëm nga pamja, bjen në sy.

Ai e pyet:
 — Pse ndihesh i suksesshëm?
 dhe ai përgjigjet:
 — Sepse cdo ditë kur zgjohem, vendos këmbët në tokë, shoh që jam gjallë dhe në këmbë dhe kjo për mua është sukses…

Pra kemi 2 histori komplet të ndryshme nga njëra tjetra me po aq bindje përbrënda dhe të dyja histori të vërteta.

Këtu po kthehem tek profili im dhe i joti…

Cdo ditë, ne përballemi me vështirësi, probleme, sfida dhe arritje të vogla apo të mëdha.

Cdo ditë zbulojmë dicka të re, cdo ditë përballemi me njërëz për mirë e për keq.

Cdo ditë luftojmë apo punojmë për të pasur një jetë më të mirë dhe për të kontribuar në familjet tona apo në shoqëri…

Dhe cdo ditë luftojmë me mëndjen tonë, cfarë na përmbush, cfarë na pengon, cfarë na mërzit, cfarë na entuziazmon…

Kjo është edhe arsyeja pse kam besim që suksesi më i madh që një person mund të arrijë është të mjeshtërojë mëndjen e vetë dhe kuptimin që i jep rrethanave dhe evenimenteve në jetën e përditshme.

Për mua personalisht, të qënit i suksesshëm është të persistoj, të punoj, të përmirësoj dicka cdo ditë (qoftë kjo në biznes, në familie, brënda vetes apo në shoqëri), të kontribuoj (si në rastin e këtij artikulli) dhe të punoj me mëndjen time cdo ditë…

Për ty suksesi mund të jetë dicka tjetër, por cfarëdo që të jetë, sigurohu që të jetë i arritshëm dhe i thjeshtë për tu përmbushur.

Psikollogjia mentale është si cdo gjë tjetër, nëse fiton momentum në secilin drejtim, është shumë e vështirë për ta ndryshuar dhe të ndjerit i suksesshëm është jashtëzakonisht e rëndësisshme për këdo, sepse nëse ndihesh i suksesshëm, fiton konfidencë për të përmiresuar dicka me tej, për të bërë një hap më shumë dhe kjo vlen gjithashtu edhe anasjelltas.

Suskesi është gjëndje mentale dhe është i arritshëm për këdo.

Për mua nuk është aq i thjeshtë sa personi i dytë në historinë e mësipërme, por është shumë i arritshëm për psikologjinë time personale.

Këtu hyn në fuqi auditi i vetes. Nëse shpenzoni pak kohë për të qënë të sinqertë me veten. Për cfarë ju motivon, cfarë doni të arrini dhe mbi të gjitha sa jeni të gatshëm të sakrifikoni për të arritur atë që doni, atëher kjo do ju lejojë që të vendosni objektiva më realiste apo anasjelltas më konfidente, gjithmonë duke njohur veten.

Në rastin tim, jam mjaftueshëm i bindur që nuk do jem asnjëherë miliarder (me $/Euro) për arsyen e vetme sepse e njoh veten shumë mirë dhe e di që nuk dua të shpenzoj cdo ditë duke punuar 18 orë, gjë që mendoj se është domosdoshmëri për të arritur një objektiv të tillë, por ama e di që eventualisht do jem në gjëndje shumë të mirë financiare dhe se familja ime e ardhshme apo dhe ajo aktualja nuk do vuajnë asnjëherë për këtë pjesë, kjo thjesht sepse stili i jetës që kam zgjedhur, persistenca ime dhe investimet që kam bërë nëpër vite tek vetja dhe biznesi, do ti japi frytet e veta me kalimin e kohës.

Duke e thënë këtë, dua ti ri-kthehem edhe një herë argumentit që dhashë pak më sipër, për mua të qënit i suksesshëm nuk është të pasurit 1M$ në bankë, pasi ky është një kusht që nuk është kollaj i arritshëm dhe është më e rëndësisshme të ndihem i suksesshëm cdo ditë dhe të ndihem entuziast dhe optimist për punën dhe jetën time sesa të ndihem keq për disa vite deri sa të arrij një objektiv material si ky i mësipërmi.

Dhe së fundmi edhe nëse arrihet ky objektiv material, a do ndihem/ndihesh/ndihet i suksesshëm personi në fjalë pasi e ka arritur këtë objektiv, apo do kërkojë për dicka tjetër më të madhe.

Të ndihesh i urritur (psikollogjikisht) është shumë e rëndësisshme por susksesi është aq i lidhur me urrinë sa edhe i vecuar.

Të ndjerit i suksesshëm është një emocion vital për këdo, cdo ditë dhe mund të bashk-jetojë shumë mirrë me “urrinë”.

Duke u bazuar në perspektivën time individuale, shpresoj që ky artikull t’ju ketë dhënë vlerë në një mënyrë apo një tjetër dhe nëse mendoni se ju ka dhënë, ndajeni me dikë të afërt.

Deri në artikullin e rradhës,

Suksese,
Laidi


Shkruaj një koment